Hape zemrën dhe ndihmo

redhat

Primus registratum
Hape zemrën dhe ndihmo

kosovo.jpg



Axhi....
Te lutem axhi,ke durim dhe me thuaj se cfar ndjen ti sot kur me vrojton mua duke te ndjekur pas me paqeta cigare,me kartela telefoni,me doren shtrire kah ti...
..doren qe nuk mbaj mend kur dikush me ka mbajtur...
Behu i sinqerte,me thuaj se shume te iritoj,te nevrikosi me keto gjeste...
Por,s`ka gje,gjithcka qe thua ti mua ,ma hap zemren,kam zemer te madhe une,ti nuk di sa femiun e njohe une,sa zemra shume kemi ne,endemi andej-kendej,po ne fakt askush nuk di sa shume zemra kemi,ndonjehere qeshemi me kete msheftesi,ndonjehere qajme,por ama zemrat jane aty.
Gjithcka sikur largohet prej neshe,gjithkush,e ne vrapojme mbas gjithckafit,aty ndoshta nuk gaboj po do radhis buken,matutje te nxehtit...
Large jane ato..
Dikur vrapoja mbas nje te thene se une gjoja kisha prinder diku!
Vrapoja,vraponim,po sikur mu ngaterruan disa gjera,dikush me pat thene se dike e sjell prindi ne jete,e dike lejleku,si duket une pata fatin e dyte.E zbulova dikur vone.
Po sikur kjo biseda me ty axhi me ngrohi pak,po,po e mbarova ,ama kam nje lutje:
Te lutem axhi,mos me bertit ,mos me shtyej ashtu tuj ofsha ,mos me hidhe shkelma ne toke
se une kam zemra shume,kam frike se do ma lendosh ndonjeren..
 

redhat

Primus registratum
Re: Hape zemrën dhe ndihmo

Afrohuni dhe Ndihmoni

Kjo eshte thirrrja ime,kjo eshte thirrja e femive jetime,femijeve me trauma,femijeve te varfer,atyre qe jane te strukur dikun qe syri yne i injoron pamase...
Lus qe te sjellni ketu adresen e femive jetime edhe ne Shqiperi.
Ju pershendes
rh

****

Apelojme tek të gjithë ata të cilët kanë mundësi për të i ndihmuar këtyre fëmijve, hapni zemrat dhe ndihmoni sepse tani për tani kanë ngelur vetëm nën mëshiren e Zotit dhe askujt tjetër, sepse asnjë institucion në Kosovë nuk ka veprim konkret për të zgjidhur pafatësinë e Tyre.


Salajdin N. Refiku(President)
Qendra Rinore Rreze Dielli
Josip Rela Nr. 21|B
Prizren, UNMIK Post
Kosovë (Kosovo)

Tel.: +381 29 26 462
+377 44 216 112 (mobile)
Fax: +1 (425) 645 2541
E-Mail info@rrezedielli.org
Faqja: http://www.rrezedielli.org
 
Top