Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

PARANOID

Forumium praecox
Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

Pershendetje te gjithve,
Pasi i hodha nje sy kalimthi te gjitha temave, nuk pashe asnje per GNR, kshuqe thashe po jam un i pari po e hap. GNR ka qene dhe eshte grupi im i preferuar, nuk e di sesi pati nis. Shume veta (tipa qe pelqejne metalin e rende) u kane pas tallur goxha me keta, po per mua muzika/kenget e tyre jane kryevepra, qe dhe pas 20 vjetesh nga albumi i pare, degjohem akoma si per here te pare. Disa pyetje per kush do qe ti pergjigjet kesaj teme:

- Kur i keni degjuar per here te pare?
- Albumi i preferuar?
- Ndonje kujtim te vecante qe lidhet me GNR ?

1) Un mbaj mend qe ne fillim te viteve 90 kur Tvsh-ja lidhte MTV, ka pas shfaqur videon e November Rain, dhe mgjs anglish nuk dija shume, dhe nga muzika nuk kuptoja asgje, me pelqenin goxha. Mbaj mend qe bleva nje kopje te Appetite for Destruction pa e pasur idene fare se cfare albumi ishte dhe duke shpresuar qe do kishte November Rain. Ne fillim u zhgenjeva goxha, po pastaj fillova te kuptoj dhe pelqej akoma me shume. Pas kesaj bleva dhe UYI1&2 dhe kaq, deri 2 vite me perpara.

2) Albumi i preferuar: AFD pa dyshim. Ky ishte dhe Cd i pare qe bleva me leket e rroges se pare hehe.


3) Kujtim te vecante nuk kam, pervec se dikur, nje shok me pat marre kaseten e AFD dhe nuk ma kthente, mezi e mora prap pas 4 vjetesh me duket /pf/images/graemlins/laugh.gif Kjo si kasete ka qene e rralle athere me duket.

Persa i perket GNR te rinj (Axl dhe ca te tjere qe hikin e vijne si ti vije qefi Axl-it) nuk me pelqejne shume, madje uroj qe albumi i ri (chinese democracy) mos te dale kurre. Ose te ndryshoje emrin e grupit.


Per pjesen tjeter te temes, Velvet Revolver: u gezova shume para 1 viti kur mora vesh qe 3 ish-gunners kishin krijuar nje grup te ri. Mezi prita derisa doli albumi i pare, dhe ne fillim nuk me pelqeu shume. Para disa javesh pata fatin ti shikoj ne koncert dhe mbeta i mahnitur: muzike si e tyre nuk ka me sot, asnji nga grupet e sotme (nu metal) nuk i afrohen. VR ne skene jane fantastike - gjithshka dukej joreale. E vetmja gje qe ma prishi qefin ishin grupi hapes :Hoobastank . Nuk me besohej qe VR kishin ulur veten ne nivelin e Hoobastank. Po fundja dhe organizatoret e koncertit duan leket me shume se gjithshka tjeter.

Kaq kisha un si per fillim, shpresoj te shoh me shume postime ne kete teme. Hajt shnet
 

MLK

Primus registratum
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

G'n'R i ka pas dhene sllavi nga 86 Pradise City /pf/images/graemlins/wink.gif http://www.mauricio123.weblogger.terra.com.br/ Ja nje web site per G'n'R e tanishem ku Axel eshte shendosh nja 20 Kg /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe gupit i ka humb lezeti per mendimin tim. Uneper vete i kam paere dy here nekoncert e kane qene klas po flas nga 94-tra
 

PARANOID

Forumium praecox
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

MLK,

Athere kur jepte sllavi muzik, aq me teper ne '86, une kam qene nja 6 vjec, kshu qe s' ia kisha idene fare ca ishte sllavi ose muzika. Ta kom zili qe ke qene ne dy koncerte, un sa here qe shof ato DVD-te "zyrtare" live in Tokyo, m'qa zemra me qene aty. Po ce do, s'ma merr menja se Axl do kendoje me te tjeter. Ke te drejte, per ket grupin e ri, nuk duket si GNR, me mire te nderroje emer sesa t vazhdoje ket soap opera me albumin. E ke pa Live in Rio? Axl po Axl mbetet ne skene, po ata te tjeter, aha. Sidomoso Buckethead haha..ca clowni. Nejse, ti ku ke qene qe i pe kete ? Shif heretodaygonetohell.com , eshte website me i mire jozyrtar per gnr/vr hajde peace and gnr grease ?!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

ishte figura e axl qe i bente gansat te dukeshin si "rrusha" para metalarve. po si artist nuk ka pat te shame. kombinimi me kitaren e slash masnej....

po edhe Velvet Revolver jane bishe fare. kengen e pare qe i kam nigju "slither", dhe i bleva direkte diskun. tamom rock intens, i eger. do kisha qejf me shku ne koncert me date 15 me duket, po jane grup dytesor, e kam frike se me shume se 1 ore nuk do e zgjasin.
 

MLK

Primus registratum
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

Metal ka shume rryma e G'n'R kane qene me teper hard rock se sa metal. Kam pare disa grupe Metal duke filluar nga Metalica po entuziazmin e G'n'R dhe spektaklin energjik se kam pare keto 15 vitet e fundit. Nejse gusto gusto kjo dynjo po une per vete kam pas degjuar Accept, Megadeth, Sepultura qe kane qene grupe te lezeçem po qe skane pas kurre suksesin qe kishin G'n'R ne 8 vjet egzistence. Koncertet qe kame pare te G'n'R kane qene ne Paris e Lyon ne France e kane qene ne mos gaboj ne 1993.
Te web site qe solla me siper ka disa video clip te G'n'R te rinj ne 2002.
 

PARANOID

Forumium praecox
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

MLK,

E drejte, GNR kane qene me shume hard rock sesa heavy metal, megjithese un akoma nuk i kam te qarta sesi ndahen keto rrymat, dmth ku fillon njera e ku mbaron tjetra. Madje muzikes se GNR here pas here iu kane pas referuar si rock n'roll - dhe kete se kam kuptu naiher tamom. Accept, Megadeth etc nuk kan pas suksesin e GNR pasi muzika e tyre nuk terheq nje audience te gjere, por eshte me shume e drejtuar drejt fansave te asaj muzike. Un nuk kam arritur asnjehere te kem album to Megadeth psh, ose te ketyre grupeve te tjera heavy( sepultura, slayer psh) . Nejse, ato kenget e reja qe jane ne ate websitin i pata degjuar keto kohet e fundit, bile bleva dhe nje kopje te Rock In Rio 3 nga ebay, po nuk eshte cilesia shume e mire. E ke pas rastin me e pa ate koncert ? Ka dhe ajo nja 2 qyfyre te tipit Axl Rose.

Hajdut hurmash, Velvet Revolver jane nga grupet me heavy te ketyre viteve. Neqoftese te ka pelqyer albumi, koncerti eshte 10 here me i mire. Tingulli eshte me i rende se ne album. Persa i perket shfaqjes 1 ore, ajo eshte normale, mbase pak me shume se nje ore, pasi 13 kenge kane ata, plus Wish you were here to Pink Floyd, dhe Mr Brownstone and It's so Easy te GNR. Ja ku i ke 1 ore e gjysem koncert, po ia vle. Ca kenge te pelqe nga ky albumi ? Mu sucker train blues dhe dirty little thing me pelqejne tani per tani. Hajt shnet iher
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

paranoid, dirty little thing qamet e bukur. po me pelqejne dy te parat sidomos Do it for the kids. masnej Slither dhe Lovin the alien. edhe Big machine s'ka te shame.

lale, ideja e koncertit eshte me e komplikume. sepse behet nje koncert (Biles festival me 6-7 grupe) ne Imola, ku duhet te rrish mbi 10 ore verdalle e behesh telef. apo nuk eshte edhe periudhe vere ku nga ora 12 e drekes e deri ne 7 mazdite mekesh nen diell. pranej them qe nuk e di nese ja vlen. e kam bo ket pune para dy vjetesh per Metallica, po u be 2 ore e gjys koncert dhe ishin Metallicat /pf/images/graemlins/wink.gif
 

PARANOID

Forumium praecox
Re: Guns N' F. Roses/ Velvet Revolver

Hajduto,

Una lale them hik e shifi se ia vlejne. Me duket se ky festivalu ne Imola eshte Jammim' Heiniken Fest? Se e pashe daten, po ishte nga korriku. Un rrezik do jem ne Itali mbas ketij koncertit, po sikur t'isha do kisha shku me vrap. Per mendimin tim ia vlejne qomet. Qe thu ti vapa, un durova Hoobastank per 1 ore vetem me pa VR, ti s'po duro vapen. :lol: Nejse dmth ti e di vete. Konget e para te albumit jane yll fare, sidomos e para, tamom per t'hap albumin me dhune haha. Ate perdorin dhe per koncerte m'duket. Nejse, bofsh qefi iher, se qefi per ju t'Italise paska qene.
 
Top