Guida të thjeshta për WordPress

Albforumi

Primus registratum
Guida të thjeshta për WordPress

binder-wordpress-150x150.png
Ideja dhe frymëzimi për të shkruar këtë artikull më lindi pasiqë po pranoj shumë pyetje se si të punohet me wordpress. WordPress po bëhet një platform shumë e përdorur tek shqiptarët dhe edhe pse wordpress është shumë i thjesht dhe i lehtë për përdorim ka shumë persona që hasin në vështirësi të ndryshme si p.sh. instalimi i një theme të re, instalimi i një shtese të re, krijimi i kategorive, aktivizimi i shtesave të instaluara, rregullimi i linqeve nga ato default në ato miqësore për makinat e kërkimit etj…

- Si të instalojm një theme të re?
Në versionin paraprak pra në atë 2.7 instalimi i themeve bëhej në mënyrë manuale por tash me versionin e ri kjo punë është lehtësuar shumë vetëm shkon në panelin e administrimit në wordpress http://faqjajuaj.com/wp-admin pastaj shkojm tek Apperance / Add New Themes pastaj shkoni lart Upload dhe e ngarkoni themen tuaj ne .zip/.rar pra mos e depaketoni fare se ska nevoj. Pastaj klikoni Activate për ta aktivizuar ose Preview për ta shikuar si i përshtatet blogut.

- Si të instalojm një shtesë (plugin)?
Instalimi i shtesave për wordpress shpeshherë është i nevojshëm sepse ato e lehtësojn punën tonë dhe për instalimin e tyre shkojm në këtë mënyre: pasi të kycemi në panelin e administrimit /wp-admin shkojm tek Plugins / Add New edhe e ngarkoni pluginin.

- Si ta aktivizojmë një plugin?
Shkojmë kycemi në panelin tonë të administrimit http://faqja-jote.com/wp-admin pastaj shkojm tek Plugins / Installed aty shkojm mbi pluginin që dëshirojm ta aktivizojmë dhe klikojm Activate.

- Si të shtojm më shumë kategori?
Shkojmë kycemi në panelin tonë të administrimit http://faqja-jote.com/wp-admin pastaj shkojm tek Posts / Categories dhe tek Category Name e shkruani emrin e kategorisë, tek Category Slug e shkruani njëjët përsëri dhe klikoni në fund Add Cateogory. Kurse nqs dëshrioni që të krijoni një nënkategori shkoni njëjët vetëm tek Category Parent e zgjidhni se ku do të vendoset kjo nënkategori.

- Si ti bëni url tuaja nga ato default në ato miqësore për makinat e kërkimit?
Për këtë veprim nuk duhet ndonjë shkencë e madhe pasiqë i madhi wordpress na e mundëson një gjë të tillë vet. Vetëm kycuni në panelin e administrimit /wp-admin shkoni pastaj tek Settings / Permalinks dhe aty keni disa zgjidhje që jau ofron wordpress dhe ju e zgjidhni një cilënd dëshironi.

Shpresoj që sado pak këto mësime të ju ken hyrë në punë fillestarëve që sapo kanë filluar të punojn me wordpress. Është shumë i thjesht dhe i lehtë dhe nuk dëshiron ndonjë shkencë të madhe, do ta shihni edhe vet ju mbas ndo jave.

Ky artikull eshte marre nga: http://granit.blog.al/?p=187. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://granit.blog.al/?p=187

Top