Guida fillestare rreth PikaCMS

Albforumi

Primus registratum
Guida fillestare rreth PikaCMS

logo.jpg
PikaCMS mund të themi se është nga të paktat produkte shqiptare që është falas (open source) për përdorim. Disa nga webmasterët pertojn të kalojn në PikaCMS sepse mendojn se është pak i komplikuar por gabojn rënd. Besoj se jam i pari që po marr kohën për të shkruar ca guida të thjeshta të PikaCMS.

Ne sot do të shkruajm se si të shtojm një artikull, si ta editojm një të tillë, si të shtojm një kategori apo si ta editojm atë, si të shtojmë/editojm faqe të reja etj…

Si të shtojm/editojm një artikull?
Shkojmë kycemi në panelin e administrimit http://emri.com/admin/ pastaj shkojmë Publikime/Artikujt e Publikuar dhe për të shtuar një artikull kliko mbi butonin Shto! kurse për të edituar apo fshir një artikull klikoni Modifiko respektivisht Fshi.

Si të shtojm/editojm një kategori?
Pasiqë të kyceni në panelin e administrimit shkoni Publikime/Kategoritë e Artikujve. Pasi klikoni aty ju për të shtuar klikoni mbi butonin Shto!, për të fshir një kategori klikoni mbi Fshi dhe për ta modifikuar klikoni Modifiko.

Si të shtojm/editojm një faqe?
Për të shtuar një faqe apo për ta edituar një të tillë ju duhet të shkoni të kyceni në panelin e administrimit pastaj shkoni Publikime/Faqet Shtesë. Për të shtuar një faqe klikoni Shto! për ta modifikuar klikoni Modifiko dhe për ta fshir klikoni Fshi.

Pra siq po e shihni për të shtuar/modifikuar një faqe, një kategori apo një artikull nuk është aspak vështirë dhe nuk dëshiron ndo shkencë të madhe. PikaCMS është i jashtzakonshëm dhe këtë do të vazhdojn të jau vertetojn artikujt në vazhdim.

Si ti shikojm statistikat e faqes?
Për dallim nga WordPress, PikaCMS ju mundëson ti shikoni nga paneli i administrimit statistikat pa pas nevojë të instaloni ndo plugin/shtesë të veqantë. Shkoni kycuni në panelin e administrimit pastaj shkoni tek Statistika dhe pastaj aty ju mund ti shikoni sa vizita unike i keni pasur, nga keni përfituar apo kë e keni pasur referues etj…

Si ti menaxhojm antarët?
Për ti menaxhar anëtarët e faqes tuaj PikaCMS ju duhet të kyceni ne panelin e administrimit të shkoni tek Module Shtesë/Antarët. Aty ju mund të shtoni/modifikoni/fshini antarët tuaj.

Për sot po e përfundojm me këto guida të vogla por shumë të nevojshme besoj. Në artikullin tjeter ne do të zgjerohemi edhe më shumë dhe do të shkruajm se si PikaCMS punon.

Ky artikull eshte marre nga: http://granit.blog.al/?p=216. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://granit.blog.al/?p=216

Top