Grusht vetvetes
Grusht vetvetes

(një sprovë e mbrame pasioni)

Migjeni u fut shabllon në mendjet e nxënësve në mënyrë të shformuar, moralisti i pafuqishëm që konstaton dekadencën, por nuk e ndal dot atë, që konstaton korrupsionin po ndihet i pafuqishëm përballë malit të pushtetit. Krejt gabim, madje keqprogramim me dashje i atyre instrumentave të riprodhimit ideologjik që janë tekstet shkollore. Si zakonisht me ideologjinë, e vërteta qëndron krejt në të kundërt, Migjeni është poeti më dekadent e më antimoral që kanë patur shqiptarët, e pikërisht për këtë arsye, poeti më i vështirë për tu ndjekur. Asnjë shkollë nuk do ta përfshinte dot në programet e saj mendjesheshuese një poet të tillë, përveçse duke ia zbehur thelbin e duke i analizuar partikularen. Ajo që mësohet në shkollë është historia partikulare e Migjenit, struktura e veçantë e kohës kur ai jetoi, mbretëria, varfëria, injoranca etj. Po askush nuk flet për universalen që bërtet me zë të lartë prej Recitalit të Malësorit, që është komentuar dhe mësuar gabim, si një vjershë qaravitëse për njeriun mjeran që nuk hedh dot poshtë sistemin. Në fakt mali nuk është sistemi, dhe ky është çelësi shpjegues i vjershës. Mali i Recitalit të Malësorit nuk është veçse morali, zakonet, barriera e brendshme, frika dhe konjukturalizimi i njeriut pjesëmarrës në shoqërinë shtypëse. Grushti i fuqishëm i Migjenit nuk ngrihet ndaj një tjetri, por kryesisht ndaj vetes, ndaj superegos së vet (të mos harrojmë se Mali është figura perfekte ku pasqyrohet superegoja tradicionale e shqiptarëve).

Recitali i Malësorit është poezia që klith e demaskon thuajse çdo të ri të sotëm të zhytur fund e krye në llumin e zakoneve. Është vjersha që pështyn fytyrat e atyre që pavarësisht pretendimit të tyre vijojnë të jenë moralistë, kaq moralistë. E megjithatë, për shkak të keqmësimit, për shkak të shkapërdhimit studimor Migjeni ka përfunduar pikërisht aty ku nuk do të dëshironte të ishte, në qendër të shijeve të moralistëve të zakonshëm. Interesant është të bëhet paralelja me Nietzsche-n, i cili po ashtu është katandisur në një emër të stërpërdorur, të stërinflacionuar e të stërpëlqyer (edhe pse rrallë i lexuar). Kitsch-nietzscheanizmi sështë veçse një tjetër moment lapërdhar i shkaktuar nga trendet masive të intelektualizmit njëngjyrësh që mësohet nëpër shkolla. Ndërkohë që të dy, edhe Migjeni edhe Nietzsche-ja, po të ishin gjallë do të ishin të kënaqur të merrnin pjesë në ekzekutimin bërthamor të atyre që pretendojnë se janë pëlqyes të tyre.

Siç thashë, grushti i fuqishëm që mungon do të duhej të ekzekutonte, do të duhej të shtrinte përdhe dhe të mbyste në gjak vetveten, atë pjesë të vetes që vepron pas moralit e zakoneve të kohës. Sot grushti i Migjenit do të dërrmonte dëshirën për t’u dukur, dëshirën për të qenë fals, kënaqësinë e të marrit pjesë në festat e konsumit, e të dëgjuarit muzikë komerciale apo muzikë dekadente, kënaqësinë e të pirit alkool për të harruar, kënaqësinë për t’iu vardisur dikujt-diku, qejfin për të qenë i veçantë si të gjithë të tjerët, pasionin për të blerë simbole të statusit, veshje, aksesorë, apartamentë apo fara luledielli. Sot grushti i Migjenit do t’i thyente një nga një dhëmbët që përtypin ofendimin e të qenit ajo çka ke, dhëmbët që gërvishtin pamëshirshëm tjetrin, dhëmbët që përtypin bajamet e blera nga shitësit e vegjël të bajameve, dhëmbët që buzëqeshin kërcënueshëm ndaj çdo ndryshimi kaq të domosdoshëm. Do i përplasej ballit kujtdo që pretendon se është i kujdesshëm, se është cool-revolucionar, se është aktivist, e megjithatë vjen vërdallë i sigurt që gjithçka do të mbetet po njëlloj. Do t’i thyente hundët pesimistëve, nihilistëve, optimistëve të verbër, njerëzve që kritikojnë e lëvdojnë këtë sistem edhe pse të vetëdijshëm që kritikat e lëvdatat nuk ngrenë peshë askërkund, pasi regjimi është themeluar mbi pjesëmarrje. Pjesëmarrje nëpërmjet konsumit. Konsum i qejfit, konsum i vesit, konsum i virtytit, konsum i rebelimit, konsum i bindjes, konsum i seksit, konsum i ndershmërisë, i tradhtisë, i familjes, i shoqërisë, i alkoolit, i pamjes, i veshjes, i ushqimit, i lypësave, i romëve, i afrikanëve, i rokfelerëve, i muslimanëve, i hebrejve, i billgejtsave, konsum i karit, konsum i pidhit, konsum i prindit, i fëmijës, i seksualitetit, i sjelljes, i birrës me shokët, i konjakut vetëm, i mbrëmjes duke bërtitur nën tinguj idiotë apo i mëngjesit duke dëgjuar thirrjen e ezanit, konsum i profesionit, i punës, i trajnimeve, i udhëtimeve, i fotografive, i komunikimit, i lotit, i gallatës, konsum i kampit të përqendrimit të madh që u ndërtua me tulla si puna jonë.

Ky është Mali i Migjenit. E megjithatë ty ende të pëlqen poezia, sepse brenda vetes ke një impuls mazohist. Aq i sëmurë je. Migjeni ishte nietzschean, po jo në sensin idiot që ka marrë fjala e kontekstualizuar keqazi nga të çmendur të tjerë. Migjeni ishte i tillë njësoj si Lenini tek Çfarë duhet bërë. Migjeni ishte nietzschean dhe marksist, ai ishte antiborgjez dhe antimoral, tërësisht revolucionar. E dinte që revolucioni duhet filluar nga vetvetja. Migjeni duhet të ketë thyer shumë pasqyra në provë e sipër të grushtit të vet. Por pafuqia e tij mos të rrehet kush se është njësoj si pafuqia jonë. Migjeni është krejt i vendosur, i bindur e aspak i trembur, vetëm se është vetëm. Ne vetëm s’jemi, përkundrazi jemi të gjithë njësoj, ndjekës të trendeve e të antitrendeve, po s’jemi të bindur, kemi frikë. Nuk jemi të vendosur të kryejmë aktin e parë e të domosdoshëm të ndryshimit, vrasjen e borgjezit që është brenda nesh, akt që rezulton në shndërmendje, në mospjesëmarrjen përfundimtare në rituale, në shoqëri, në marrëdhënie prodhimi e konsumi, në kamaraderi perverse dhe në krijimin rishtazi të marrëdhënieve të sinqerta e të përkushtuara. Prandaj kthejmë kokën e shohim rrotull veç kërmij e krimba. E s’ndihemi aspak mirë, se dimë që veshtulli ka brenda nesh. Dhe s’mbetet… të shajmë Migjenin.

zaimi

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1391