Grupi i PD-së shtyn prezantimin e planit urbanistik të Tiranës

Albforumi

Primus registratum
Grupi i PD-së shtyn prezantimin e planit urbanistik të Tiranës

TIRANË – Ka dështuar sërish sot mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në rendin e ditës ishte prezantimi i Planit urbanistik të kryeqytetit. Anëtarët e djathtë të këtij grupi përfshirë edhe kryetarin e Këshillit, Sokol Dervishaj kanë kundërshtuar mënyrën se si do të prezantohej plani. Sipas tij, nuk ishte logjike që prezantimi të ishte elektronik pasi specialisti duhet të ishte fizikisht në këtë mbledhje.</p>


Përfaqësuesi i firmës që ka punuar për planin, një urbanist zvicerian ka qenë në Tiranë para tre ditësh kur ishte planifikuar mbledhja e parë e këtij këshilli. Por mbledhja u shtyp për shkak se atë ditë mblidhej parlamenti i ri. Ndërkohë urbanisti i huaj ka regjistruar në kasetë prezantimin e planit. Sot kur është bërë e ditur kjo gjë nga sekretariati i Këshillit, anëtarët e PD-së u shprehën të revoltuar se kjo praktikë nuk funksionon, pasi duhet që personi të ishte fizikisht në këtë mbledhje. “Mund të ketë pyetje nga anëtarët mbi planin dhe ai duhet të përgjigjet”, u shpreh Dervishaj.(Shekulli)</p>
k9hoNY-rlAw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22478. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22478
 
Top