Grindjet e brendeshme dhe ato pak te brendeshme

shqipguest

Primus registratum
Grindjet e brendeshme dhe ato pak te brendeshme

Grindjet e brendeshme dhe ato pak te brendeshme
Nga Astrit Lulushi, SHBA

Lufta e brendeshme eshte ndoshta nje karakteristike e perbashket mes njeriut e shimpanzese, paraardhesi me i afert i njeriut te sotem. Gjithashtu, kur nje grup njerezish eshte i lidhur ngushte, si ne rastin e familjes, fisit, kombit, grindjet behen kronike. Te gjitha shoqerite njerezore, te kaluara e te tashme jane te prirura te mendojne se kane "nje armik", nje koncepti i ndarjes "ne' dhe "ata", dhe ky efekt thuhet se eshte vecanerisht i forte ne shoqeri, ku ka ekzistuar apo ekziston mendesia e ndarjes ne fise e grupe.(Wrangham)

Per Shembull, mes klaneve skoceze, nje Makdonald e urrente nje Kempbell pa ndonje arsye shume kohe perpara se te ndodhte masakra e Glencoes, qe ka hyre ne histori si shkaktari i grindjes. Klanet sot jane pajtuar, por kjo nuk i ndalon pasardhesit e tyre ne periferi te Glaskout te shprehin te njejten besnikeri klanore per skuadrat e futbollit Ranger apo Celtik.(Riddley)

Ne Shqiperine e para luftes grindjet ishin mes grupeve; Zogistet urrenin Komunistet dhe Ballistet urrenin Zogistet e Komunistet bashke, perpara se te ballafaqoheshin haptazi me dhune. Shkaqe paraprake, pervec rivaliteteve edhe mund te kene ekzistuar.

Ne Shqiperine komuniste ndarjet ishin brenda grupit (partise); Hoxha kunder Xoxes, Shehu kunder Hoxhes, Hazbiu kunder Ballukut, qe grindeshin dhe urrenin njeri tjetrin shume kohe perpara se njeri te eleminonte tjetrin. Ketu duket se cdo person brenda grupit mendonte se personi tjeter ishte rival, kundershtar, "armik", efekt i konceptit te ndarjes "une' dhe "ai"

Ne periudhen pas komuniste, grindjet mes grupeve jane mbizoteruese; Demokratet urrejne socialistet e anasjelltas. Keto dy forca kryesore urrejne edhe cdo parti tjeter qe shoqerohet me grupimin e kundert me ta. Cdo grup, cilido qofte, po te jete rival, automatikisht eshte kundershtar. Ketu duke se cdo grup priret te mendoje se grupi tjeter eshte rival, kundershtar, "armik", efekt i konceptit te ndarjes "ne' dhe "ata"

Ne fakt aq i gdhendur eshte koncepti "ne" dhe "ata', sa qe njeriu eshte i prirur te hidhet kunder grupit tjeter vetem per te fituar emer, grade e pozite. Ne librin e tij "Chimpanzee Politics", autori de Waal thote se tek shimpanzea mbizoteron koncepti i ndarjes "une" dhe "ai" dhe nje shimpanze perpiqet te siguroje nje status me te larte ne grup duke luftuar jo kunder grupeve te tjera por brenda grupit te vet, kunder nje shimpanzeu tjeter qe ai e shikon si rival, kundershtar, "armik".
 
Top