Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritarët

ujku81

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Anglisht nuk dine ata, jane te trashe. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nejse, greku te beje c'te doje, pune e tij. Ne cfare duhet te bejme ne kete rast, sipas jush?
 

policia

Forumium maestatis
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

populli ne jug te shqiperise me zor po e pret ti thua cte bejme ne.............
nuk e kupton qe jemi kaq te pafuqishem...
dhe kjo eshte per te qare...
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Ne rastin konkret,, duhet me ju pergjigj me te njeten monedhe /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nje nga deputetet shqiptar, (repiblikanet psh apo balli kombetar) te pergatisi nje projektligj e ta paraqesi ne parlament per shqyrtim.
Ne kete projektligj, te parashikohet qe te gjithe shqipefolesit ne ballkan, kane te drejten te marrin nenshtetesine shqiptare, pra pomullsia çame ne Greqi, popullsia shqioptare ne Maqedoni, Kosove, Malin e Zi.
Nese ky ligj pergatitet dhe i dergohet parlamentit per shqyrtim, do te krijoje teper polemika ne Evrope e sidomos nga Serebet, pasi do te hidhet aluzioni i Shqiperise se madhe.
Atehere politikanet tane duhet ti vene perballe ligjin grek Komunitetit nderkombetar e tu kerkojne se ku eshte diferenca ndermjet ligjit shqiptar dhe atij grek /pf/images/graemlins/laugh.gif
Atehere KE do tu drejtohet grekeve per te ndaluar daljen e ligjit grek ne emer te stabilitetit ne rajon /pf/images/graemlins/wink.gif
Pra thjesht nje loje politike, nganjehere sherben me teper se sa nje lufte e tere per te zgjidhur problemet.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Kjo eshte IDE GJENIALE!!!!!!!!


Ti jepet pashaporte shqiptare DYSHTETESIA te gjithe shqiptareve ne Ballkan

Por,,,,,,,,,, qeverite shqiptare me pare japin pashaporta KINEZEVE sesa bashkombsave (sepse ashtu urdherohen nga PADRONET)
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Qe te mbrosh interesat e popullit tend duhet pak patriotizem e kurajo politike /pf/images/graemlins/wink.gif partite e vogla duhet te shfrytezojne rastin qe me nje gure, te vrasin dy zogj.
Pra duke propozuar nje ligj te tille, fitojne elektorat te ri pasi i pergjigjen nje problemi delikat per popullin shqiptar me nje zgjidhje populiste /pf/images/graemlins/wink.gif
Duke qene se partite e medha (PD apo PS) u bene kohe qe perveç sherreve absurde me njera tjetren nuk propozojne gje tjeter ne parlament, eshte momenti i duhur per te fituar elektorat te ri i cili eshte i lodhur tashme politiken shqiptare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

PO, DHE PASTAJ KOSOVA TA SHOHE ME DYLBI PAVARESINE E PLOTE /pf/images/graemlins/wink.gif

Une shpresoj qe 1.500.000 shqipetare te marrin shtetesine greke e pastaj te martohen me shqipetaret e mbetur e tu japin edhe atyre shtetesine greke. Pastaj te eksportojme kriminele me shumice ne gjithe vendet shengen derisa europes ti vije ne maje hundes nga "greket" e ti mbylle kufijte me greqine. Mbase atehere do te behet edhe korridori 8 (per kete do kemi aleat edhe gjithe katunaret e italise se jugut)
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Nese ligji ne fjale propozohet ne parlament, sdo kete kohe te aprovohet, e qellimi i propozimit te ligjit nuk eshte dhenia e nenshtetesise 2 milion shqiptareve, por venia para pergjegjesise dhe ndergjegjesimi i KE-se per pasojat qe mund te kete aprovimi i ligjit grek per dhenien e shtetesise ne mase /pf/images/graemlins/wink.gif
 

SR_City

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

nese greqia jep nenshtetesine atehere nga 3 milion shqipetare 3 miljon e gjysem do thot jane greke. ec e mbaji greket pastaj pupupupupu
 
H

harap

Guest
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

ne fakt pune me pisllik me duket.Sme pelqen fare.
 

hawk

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti mendon realisht se Greqia zyrtare (dy forcat e medha politike) kane ne plan afatgjate marrjen e Vorio-Epirit??? Dmth aneksimin e nje pjese te territoreve shqiptare??
Ajo zone (minoritare) eshte tashme e greqizuar dhe e lidhur fuqimisht ekonomikisht me Greqine keshtu qe per ta fakti nese jane nenshtetas greke ose jo nuk perben ndonje ndryshim te madh.

[/ QUOTE ]



Greqia mban nje pjese te pushtuar ose, nese te pelqen me shume, te aneksuar.
Linja zyrtare nuk ka objektiva te tille por..

Greqizimi i kishes sone autoqefale,konvertimet dhe nderrimi i kombesise i subvencionuar nga shteti Grek ,influenca(nderhyrja) ne politiken tone te bredshme dhe te jashtme,armatosja-rroga-ndihma ekonomike ndaj minoritareve,armiqsia shekullore,aneksimi i tokave shqiptare dhe pretendimi i tokave te tjera,etnocentrizmi,shnderrimi i Shqiperise ne nje shtojce te Greqise ne mardhenjet ekonomike,ceshtja Came,diskrimini i emigrantave,linjen e Teodosit qe trupteon fortfatkeqsia Anastas......
Akoma sot Greqia nuk pranon autoktonine ose te pakten prezencen e "minoritetit" shqiptare-çam.

Nuk flasim per linjen zyrtare ose jo te nje shteti ne nje kontinent tjeter por te nje shteti fqinj(kjo e ben te rrezikshem) qe nuk ka hequr dore ndonjehere nga shovinizmi dhe jo vetem ndaj Shqiperise.
Pastaj nacionalizmi Shqiptare i rilindasve(krijuesve)na keshillon si te "sillemi" me shtetet fqinje sidomos Greqi-Serbine.

Mos u bej naiv qe te pretendosh se Greqia te vendose si linje zyrtare aneksimin e Shqiperise se Jugut.Nuk do mund tja arrinte kurre ne ate menyre.Ky "stili" i 15 viteve te fundit eshte me frytdhenes per politiken os ambicjet greke.

P.S

Nuk eshte fare problem se si ndjehet popullsia e ztyre zonave,sa e greqizuar eshte ajo,rendesi ka fakti qe jeton ne SHQIPERI.
Nuk eshte ketu ceshtja se eshte apo jo e rendesishme per ato banore por per rendesine politike qe ka ky ligj-marreveshje.
 

zog

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

them se po te greqizohen do te shkojne te jetojne pergjithnje ne greqi. asnjegje nuk do ti mbaje minoritaret ose ata shqiptare qe per interesa ekonomike do te vetquhen greke. pervete them qe greqia po e pati me hile n'byth t'saj do e mbaj.

kush i ben te keqen tjetrit bie vete mbrenda thot poplli moçem. dhe ky eshte mesuesi me i mire.
ne selanik e athine jeton e tere greqia e jo me minoritaret e saj ne jug te shqiperise. atje do te shkojne edhe keta. por diçka, kryesore kjo, pa qene kurre greke te vertete.
siç maloket ne tirane, po ashtu do te ndihen minoritaret ne athine.

ne rastin me te vogel, zhvillim ekonomik i shpejte i shqiperise, krize politike ose lufte midis turkut e grekut, shqiptaro-greket do anojne ne anen tone perseri.

pa shtet ka qene shqiperia kurdohere dhe shqiptaret nuk jane jane zhdukur, por edhe po u zhduken nuk do te jemi ne ketu ose politikanet atje qe do ti shpetojme dot.

jeta ben te veten kurdohere, siç nje dite lind po ashtu nje dite edhe vdes nje komb.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nese greqia jep nenshtetesine atehere nga 3 milion shqipetare 3 miljon e gjysem do thot jane greke. ec e mbaji greket pastaj pupupupupu

[/ QUOTE ]

Po qe se shqiptarët e ndjejn veten grekë, ç'punë të prish ty? /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Nese Shqiperine nuk e ruajten politikanet apo shqiptaret brenda dhe jashte atdheut ateher kush e krijoi dhe e ruajti kete komb ??

Kombi nuk lind dhe nuk vdes nje dite,eshte rrjedhoje e nje procesi shekullore,mijeravjecare.Qe me lindjen e ideologjise se nacionalizmit(te pakten) nuk njohim raste vdekje te ndonje kombi.
Nuk mendoj dhe uroj qe te mos jemi ne rasti i pare.

Natyrisht ndjej keqardhje kur bashkatdhetaret e mi jo vetem qe presin fatin e kombit tone nga....as ata vete nuk e dine se kush....por madje profetizojne edhe vdekjen e tije... /pf/images/graemlins/cry.gif!!!
 

mostro

Putraku
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Ene italia ja u jep nenshtetesin shqiptareve,amerika,egjypti,turqia,australia,si dhe jugu i zelandes.Vajtet nja 15 vjet qe marut per i cik pashaport te huj dhe me hy e dal si njerez neper europe.Ikni pyesni nji her kta robt qe po permendi nese ndonjerit i ka vdekur ndonje familjar me skafet,apo duke kaluar kufirn(u qellua nga ushtari,vdiq ngate ftohtit,e rrafen per vdekje).Luanet e detit me skafe kane mbytur me qindra duke u marre leket dhe as nuk i shpinin pertej detit...gjith ky muhabet per nji viz te qelbur.
Tani ju ankoheni pasi greqia po e ben per arsye politike...po qeverria jone pse nuk i mbrojti keta njerez per 1 arsye humane pasi ishin shqipetar 2 per arsye politke 3 qe te ti mbushte me krenari edhe ata qe vdiqen dhe lane kockat sic ju paskan bere me juve...jo mer cuna,me mire marr pasaport greke dhe ja ku ikine itali ene ne holland qe te boj i cik Bar se kom degju qe marjuana ne holland ashht njish.
Mu me vjen keq per gjith ata student qe studijojn art.qe nuk kane mundesin te vizitojn vendet ku arti ka lulezuar ne nje kohe kur ne hanim bar prej verteti,2000 vjet perpara.Kjo gje ka sjell artin shqiptar ne nji nivel zero.
E di si eshte puna eee juve jeni kot fare..qe te gjith /pf/images/graemlins/laugh.gif

p.s une ca kam njof ne jet time qe bojn si atdhetar dhe krenar dhe lesh e presh,kan qon te gjith cuna bosash ose ministrash...qe ne shqipni shkojne vetem dy jave ne vit,kur fillo sezoni i plazhit...po te bosh muhabet me ata te ik petlla venit nga krenaria qe kan ata per atdheun...
une per vete jom jasht dhe nuk kthehem ne shqiperi per arsye dritash dhe uji.
me quni cfare te doni idiot ose delenxhi qe meta vetm tu u anku ama te pakten nuk jom rrens qe rrej juve dhe veten per krenarin ose per greqine.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

p.s jom dhe i cik si bicim artisti dhe artistat e kane vendin vetem ne ROME ose ne FIRENZE /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eddantes

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

bravo PUTRO, pershendetje plak se mir e the......keta patriotet qe na shajne grekun ka 16 vjet qe thone greku nuk jep dokumenta, jane te keqinj greket nuk na duan etj, po keta fillojne tani te shajne grekun pse jep pashaporta....jane po ata bijte e marksizme-lleninizmes se Enverit e soji i tyre qe nuk lene gje pa share.....
 

baci

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Problemi nuk qendron me dhenien e dyneshtesise,ka plot shqiptare qe e kane ate,problemi eshte si do trajtohen ky grup kaq i math minoritare qe jane apo jo greke te vertet vetem ata e dine.Do jene shqiptare apo greke,se keshtu jane as qumesht as kos ,mund te thuash me mire dhalle,ku do ta bejne ushtrine keta,ne rast se shqiperia futet ne lufte a ka te drejte shteti shqiptar ti therese nen arme?,
Me sa di une ne rast lufte largohen gjith qytetaret e huaj,si do trajtohen ky grup kaq i math te huaj
A kane te drejte te zgjidhen ne te dyja vendet?,
Kush di mire nga ana juridike mund ti sqaroje keto probleme

Kush do paqe te pregatitet per lufte
 

baci

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

E paharruar do te mbetet veprimtaria kombetare e At Stath Melanit nga Permeti.

Historia e lavdishme e popullit shqiptar eshte e mbushur plot me ngjarja dhe figura te shquara, qe per geshtjen e shenjte te Atdheut, shkrine gjithe jeten e tyre dhe nuk u perkulen perpara asnje veshtiresie deri ne flijimin e jetes se tyre. Nder kleriket ortodokse qe njeh historia si martire te kombit radhiten: Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Dhimiter Misha, Papa Llambro Ballamaci etj., te cilet ashtu si patriote te tjere te shquar te fjales e te shkolles shqipe si Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e dhjetra te tjere, u ndoqen tere jeten, u burgosen, u torturuan e u helmuan ose u vrane barbarisht nga armiqte e kombit, sidomos nga grekërit, vetem e vetem se donin qe ashtu si ne familje, edhe ne shkolle e ne kishe, shoqeri e kudo te flitej e te shkruhej ne gjuhen shqipe, sepse luftonin kunder pretendimeve dhe synimeve shoviniste, luftonin per të drejtat legjitime, lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise.


Nje nder keta patriote qe nuk e mposhten dot as ndjeket e persekutimet e Patrikanës se Stambollit e te regjimit to Sulltan Abdyl Hamitit, as nga ato te Fanarit grek dhe te andarteve greke, te viteve 1913-1914 e as nga hordhite rebele te Esat Pashe Toptanit dhe Mustafa Ndroqit, por qe gjithe jeten e vet dhe te familjes e shkriu per gjuhen shqipe, per shkollen shqipe, per kishen kombetare shqiptare, per lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise, eshte edhe At Stath Melani.

Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, qe kap nje periudhe rreth 35 vjeçare dhe qe u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe mbi dhjete vjet ne Shqiperi, eshte e njohur ne brezat e moshuarte krahinave te Shqiperise Jugore dhe me gjere. Per veprimtarine atdhetar te tij hedhin drite nje mori shkrimesh, ne libra, gazeta e revista te kohes, qe kur ishte gjalle dhe pas renies deshmor, nepermjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, eshte arritur te jepet nje tabllo pak a shume e plote per veprimtarine e ketij patriot! Ai as pasurine e gjithe botes nuk e vinte perpara detyres se shenjte ndaj Atdheut.

Vleresimi qe i ka bere patrioti i degjuar, Mihal Grameno, qysh ne vitin 1907 si: "Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si nje nga te paktët patriote qe perpiqeshin per te drejtat kombetare ne kohen e Sulltan Abdyl Hamitit", tregon se ai ka zhvilluar nje veprimtari te shquar qysh ne dhjetevjeçaret e fundit te shekullit XIX. Per te ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shume patriote e bashkeluftetare te tij, shoqeri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetem ne fushen e propagandës e te organizimit. Ai ishte njekohesisht edhe nje luftetar i pa epur, per me teper nje komandant çete i zoti, qe paraprinte me shembullin e tij ne çdo ndeshje me armiqte. Qene bashkeluftëtar me me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pamdeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.

At Stath Melani vritet ne pusi nga andartët grekë më 24 Dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi nje vale te madhe hidherimi jo vetem ne popullsn e krahinave te Permetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastres, Tepelenes, Delvines, Sarandes, QamerisedheVlores, si dhe nder shqiptaret jashte atdheut ne SHBA dhe gjetke. U bene shume protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nepermjet te cilave kerkonin zbulimin dhe ndeshkimin e vrasesve. Me poshte jepet nje leter e zbuluar kohet e fundit derguar At Stath Melanit nga patrioti Ikonom Kozma Ikonomi. Kjo leter eshte derguar nga Iliasi i Himares, me 5 Mars 1917 pasi At Stathi u kthye ne Shqiperi nga Amerika ne fillim te vitit 1917. Letra u botua nga Dr. Thoma Çomora ne gazeten Illyria te dates 27-29 Nentor 1996, nder te tjera shkruhet:

"... O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit... te kam rixha qe te tregosh shume kujdes, se me sa me thane, grekërit kane derguar pese asfalios (spiune) te kishave greke e serbe per te vrare e prere shqiptaret. Keto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, qe ia kish thene Llambro Konduri, çobani ku kane fjetur ata te peste. Njeri nga ata kish thene se: "Ne jemi ata qe do t’ua rregullojme samarin, prandaj ta rnblidhni mendjen e te bashkoheni me ne...se atyre qe kundershtojne gjuhen greke, qe duan gjuhen shqipe ne te psallture dhe ne skoliat, ate gjuhe arixhifke, do t’u presim koken e do t’ua dergojme ne Athine e qe atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjere ne Stamboll te Patriku". Pese asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thene çobanit Llambro Konduri se: "Ne Allvani kane ardhur shume njerez nga Greqia... per te vrare e per te prere te gjithe ata shqiptare, te çdo feje, e sidomos myslimane e katoliket qe jane kundra kishave ortodokse te Greqise dhe Serbise".

O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekeve dhe e serbeve nuk kane fund. Dhamo Dhimoklisi qe eshte vellai im me tha se grekërit ne bashkepunim me serbet duan te hapin nje shkolle per prifter ortodokse ne Shqiperi dhe jashte saj ne Kosove e Çameri, per t’i grekosllavizuar shqiptaret. Dhaskalet e ketyre shkollave jane pergatitur ne Vallahos te Janines, ne ate lanet shkolle te "Vorioepirit". Duhet te tregohemi syhapur se keto dy kisha te satanait kerkojne te shkaterrojne çdo gje tonen. Duan te hapin edhe nje shkolle greke ne Himare, se pretendojne qe Himara eshte Greqi. Jane kapur rruges, duke ardhur per ketej Arhimandriti Vasilis Simas dhe Ikonomi Angjelos Calimaqis me nje barre librash ne gjuhen greqisht, te ngarkuara ne tri mushka. Perkthyes kishin Jovan Dragiçin, nje serb qe dinte shume mire greqisht dhe shqip. Me anen e atyre librave perhapet zeri per te marre tokat tona. Kane dhe plot harta. Kerkojne Shqiperine njera deri lart mbi Vlore ta kene grekërit dhe pjesen tjeter ta marrin serbet. Por keta armiq i shpuri ne shteg dhe i zuri te gjalle, te tre, çeta e Thanas Denit, i cili i beri çeço dhe i detyroi t’i rrefenin te gjitha, i zbertheu avokati Neço Duka. Me tha Dhimosten Gjoka, nje njeri qe ketu ne fshat e mbajne si me te mençurin sepse ka qene shume vite ne Misir se: "Ne nje kafene ne Vlore degjoi se ne Permet ka ardhur nje dhespot civil i quajtur Dhamaskinon, i shoqeruar nga dy vete, per t’u marre me floras e faunas, por qe fshehurazi takohen me grekomane e fillosllave. Bejne tertype per te vrare ca njerez qe nuk u shkojne sipas uzhutit te tyre".

Te lutem At Stathi, per te gjithe ate qe kemi kaluar bashke ne kurbet, ku me shume kemi qene te pangrene sa te ngrene, ki kujdes se mos bie ne pusira dhe ke perte shkuar ne thiken e tyre! Une dhe ti i jemi kushtuar Shqiperise, prandaj e mbajme edhe ballin lart. Erdhem nga kurbeti per vendin tone dhe per shqiptaret. Vatanin e kemi me te kushtuar se çdo gje ne kete bote. Por Shqiperise tone o vella i eshte ngjitur si e pegera kisha greko-serbe e megaloidhese dhe Jugosllavise se madhe, te dyja kisha te thikaxhinjve. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se greket e serbet jane te pabese, pa din e pa iman. Jane dhelpra plaka! ... Te shrengoj per qafe e te puth, une miku yt, e shoku i istikamit..."

Ikonom Kozma Ikonomi nde Ilias, 5 Mars 1917

(Shenim: Letra duhet te jete e vitit 1917, pasi At Stathi u kthye nga Amerika ne fillim te vitit 1917. )

Prof. Apostol Kotani
Nje pyetje; Cdo te thoshte profesor Apostol Kotoni per sot?
 

zog

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Problemi nuk qendron me dhenien e dyneshtesise,ka plot shqiptare qe e kane ate,problemi eshte si do trajtohen ky grup kaq i math minoritare qe jane apo jo greke te vertet vetem ata e dine.Do jene shqiptare apo greke,se keshtu jane as qumesht as kos ,mund te thuash me mire dhalle,ku do ta bejne ushtrine keta,ne rast se shqiperia futet ne lufte a ka te drejte shteti shqiptar ti therese nen arme?,
Me sa di une ne rast lufte largohen gjith qytetaret e huaj,si do trajtohen ky grup kaq i math te huaj
A kane te drejte te zgjidhen ne te dyja vendet?,
Kush di mire nga ana juridike mund ti sqaroje keto probleme

Kush do paqe te pregatitet per lufte

[/ QUOTE ]

keto gjera mik zgjidhen me kushtetute, e grekerit me dy nenshtetesi do te trajtohen si italianet apo kinezet me dy nenshtetesi.
franca psh e njeh dyshtetesine e ta lejon ate. ndersa vende te tjera nuk e njohin kete lloj sporti.

kete gje e zgjidh populli nepermjet VOTAVE. po qe se vendoset nje shtetesia, minoritaret do te trajtohen si greke. pra si te HUAJ.

ne france per te huajt ka taksa me te larta sesa vendasit ose residentet, keta mund te jene te huaj por qe u jepet nje dokument francez.

por problemi nuk qendron shume ketu, kjo s'eshte veç garnityre. ata qe do te behen greke, behen keshtu per te shkuar e jetuar ne greqi, apo vende te tjera te botes e ku fitohet me mire, jo per te ndejtur ne shqiperi.
nuk ka asnje kuptim te jesh grek me nenshtetesi e te jetosh ne shqiperi. kane ZBRAZUR veriun e greqise gjithe greket per tu var neper metropolet e saj. e jo me te rine ne shqiperi. veç pleq gjen ne veri te greqise, e po keshtu tashme do te gjejme edhe ne jug te shqiperise.

aq me mire per ne, e popullojme me shqiptare me te paster ne te ardhmen keto teritore BOSHE. njerzit sot gjurmojne paren.
 

eddantes

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

pse si japim dhe ne nenshtetesine te gjithe shtetasve greke, po ta marrin dhe ata si shqiptaret greken na takon eladha neve hahaha
 
Top