Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

kastriot

Primus registratum
Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin


--------------------------------------------------------------------------------

ANSA

ATHINE

Përfitojnë nga rasti dhe ngrenë flamurin shqiptar në një kishë ortodokse. Rreth 100 shqiptarë emigrantë që punojnë dhe jetojnë në ishullin e Siros (Greqi), që ndodhet në detin Egje, janë shoqëruar dhe pyetur në drejtorinë e policisë së këtij ishulli, për të zbuluar autorët e vërtetë të veprimit në fjalë.

Ndërkohë tre prej shqiptarëve të shoqëruar vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e drejtorisë së policisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet burimeve nga policia lokale, tre shqiptarët akoma nuk janë liruar.

Ngjarja që i ka "tërbuar" grekët ka ndodhur mbrëmjen e së martës në ishullin Siros në Greqi. Të nesërmen në mëngjes përpara kishës ortodokse, në shtizën ku zakonisht valëvitej flamuri grek dhe flamuri i kishës, tani valëvitej një flamur shqiptar. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, autorët e këtij veprimi kishin përfituar nga pakujdesia e priftit lokal. Atë natë kënduesi i meshës në kishën e ishullit, nuk kishte ngritur dy flamujt. Shkak për këtë kishte qenë furtuna dhe era e fortë që kishte pushtuar ishullin grek, i cili bën pjesë në arkipelagun e Çikladit. Kur autorët e kësaj vepre, kur kanë parë që flamujt grekë nuk kanë qenë të ngritur, kanë vendosur të ngrenë flamurin e mëmëdheut të tyre. Ky gjest duket se i ka irituar shumë fqinjët. Menjëherë policia ka nisur operacionin për shoqërimin në komisariat të 100 emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishullin Siros.

Janë qindra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët shpesh përplasen me paragjykimet e popullsisë greke. Feja ortodokse është feja kombëtare dhe simboli i identitetit kombëtar të shtetasve helenë.
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

Tani prite kur t'na dalin liberalet pseudo-shqiptare dhe t'na thone mire ja bone, c'i duhej qe thane jemi shqiptare se jemi greker.

Ku eshte liberalizmi juj grek?
smash.gif
smash.gif
smash.gif

Imori ne qafe kta burra, gra e kalamanj nacionalizmi shqiptare?
Torturat greke i presin. Apo ske degju gje per raportin e Amnisty Internation mbi torturat e Astonomis greke.
 

Prim

Primus registratum
Re: Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

Keto jane budallalleqe me brire te debilave shqiptare qe kujtojne se jane patriote te zjarrte dhe bejne marrezira. Ku eshte pare te heqesh flamurin e shtetit (cilido shtet) dhe te vesh flamurin tend? Greqia dihet se c'eshte e c'synime ka, por te besh te tilla gafa, s'ben gje tjeter vetem shpie uje ne mullirin e shovinizmit grek.
Po te kene dy pare mend, te mbyllin gojen, te bejne burgun e te shohin punen e tyre. Ata po te duan le te kerkojne leje dhe te protestojne paqesisht per gjithe ankesat qe kane per greket, jo te bejne provokacione idiote te ketij lloji.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

kjo teme spostohet tek tem
"Problemet e emigranteve" <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
Top