Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

--------------------------------------------------------------------------------
ANSA
ATHINE
Përfitojnë nga rasti dhe ngrenë flamurin shqiptar në një kishë ortodokse. Rreth 100 shqiptarë emigrantë që punojnë dhe jetojnë në ishullin e Siros (Greqi), që ndodhet në detin Egje, janë shoqëruar dhe pyetur në drejtorinë e policisë së këtij ishulli, për të zbuluar autorët e vërtetë të veprimit në fjalë.
Ndërkohë tre prej shqiptarëve të shoqëruar vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e drejtorisë së policisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet burimeve nga policia lokale, tre shqiptarët akoma nuk janë liruar.
Ngjarja që i ka "tërbuar" grekët ka ndodhur mbrëmjen e së martës në ishullin Siros në Greqi. Të nesërmen në mëngjes përpara kishës ortodokse, në shtizën ku zakonisht valëvitej flamuri grek dhe flamuri i kishës, tani valëvitej një flamur shqiptar. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, autorët e këtij veprimi kishin përfituar nga pakujdesia e priftit lokal. Atë natë kënduesi i meshës në kishën e ishullit, nuk kishte ngritur dy flamujt. Shkak për këtë kishte qenë furtuna dhe era e fortë që kishte pushtuar ishullin grek, i cili bën pjesë në arkipelagun e Çikladit. Kur autorët e kësaj vepre, kur kanë parë që flamujt grekë nuk kanë qenë të ngritur, kanë vendosur të ngrenë flamurin e mëmëdheut të tyre. Ky gjest duket se i ka irituar shumë fqinjët. Menjëherë policia ka nisur operacionin për shoqërimin në komisariat të 100 emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishullin Siros.
Janë qindra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët shpesh përplasen me paragjykimet e popullsisë greke. Feja ortodokse është feja kombëtare dhe simboli i identitetit kombëtar të shtetasve helenë.