Greket duan te bejne inventarin bregdetit shqiptar për pronat e minoritetit

Al-Punk

Still here
Greket duan te bejne inventarin bregdetit shqiptar për pronat e minoritetit

ATHINE-Së shpejti do të kryhet një inventar në bregdetin e jugut shqiptar per evidentimin e pronave të minoritetit grek në Shqipëri sipas një financimi të qeverisë greke me OSBE. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Droutsas e bëri të ditur këtë fakt gjatë një fjalimi mbrëmjen e së hënës në Parlamentin grek, ku iu përgjigj pyetjeve të subjektit politik, L.A.O.S.
Droutsas duke bërë një analizë të punës së dikasterti të tij u fokusua në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë duke deklaruar se Greqia dominon fort me ekonominë e saj në Shqipëri, dhe kjo falë programeve dhe projekteve të fondeve dhënë në ndihmë të fuqizimit të minoritetit grek në Shqipëri.

“Vihet re një prani e fortë e ekonomisë së Greqisë në Shqipëri kjo falë krijimin e kushteve të duhura për pjesëtarët e pakicave kombëtare greke në Shqipëri, që ata të qëndrojnë në vatrat e tyre, dhe për ata që i kanë lënë këto vatra, të mund të kthehen atje të sigurt".

Ministri i Jashtëm grek në këtë kuadër përmend projektin e qeverisë greke me OSBE për pronat e pakicave greke në Shqipëri, që sipas Droutsas po has vështirësi për shkak të cështjes ende të pazgjidhur të pronave në Shqipëri. “Për të forcuar pozitën e pakicave kombëtare greke, dhe perspektiva për ata që kanë mbetur për t'u kthyer, është shumë e rëndësishme që të zgjidhet problemi lidhur me pronën në Shqipëri. Për këtë qëllim, Ministria e Jashtme greke është bashkëfinancuese e një programi të OSBE-së për inventarizimin e parë dhe të plotë të pronës së minoritarëve në bregdetin jugor të Shqipërisë”, tha Droutsas.

Numri një i diplomacisë greke shpreson se kjo do të bëhet e mundur, jo vetëm për marrdhëniet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe sepse ky është kusht i BE ndaj shtetit shqiptar.
“Në çdo rast, kursi evropian që po ndjek Shqipëria do të ketë rëndësi kyçe për të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare. Përparësi e Shqipërisë në këtë drejtim është gjithashtu të sigurojë interesat e Pakicave Kombëtare Greke”.
Si një kusht që po plotësohet karshi pakicave greke, Droutsas përshëndeti edhe regjistrimin e popullsisë sipas etnisë ndërmarrë nga qeveria shqiptare që pritet të bëhet brenda vitti 2011
“Një nga detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë sipas BE, është të bëjë regjistrimin e popullsisë brenda vitit 2011. Dhe ne e shohim pozitiv faktin që studimi i përgatitur nga autoritetet shqiptare përfshin një pyetje për origjinën etnike, e cila ka qenë një kërkesë e mbetur pezull kaq kohë nga Pakicat Kombëtare Greke”.

Gjate fjales se tij, Droutsas më pas u fokusua dhe në marrëdhëniet e Greqisë me Qipron, Turqinë dhe për rastin e sulmit izraelit mbi anijet humanitare propalestineze që një ditë më parë shkaktuan 19 të vdekur.

(DanielaBonollari/BalkanWeb)

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikul...t-e-minoritetit
 
Top