Gratë nën perspektivën e Kuotave Rozë

Gratë nën perspektivën e Kuotave Rozë

Arbër Zaimi

Në njëzet vjet tranzicion në Shqipëri duhet pranuar se nuk është bërë shumë politikë. Natyrisht që janë marrë vendime, janë dekretuar ligje e urdhëresa, madje jemi bërë dhe me kushtetutë të cilën më vonë e kemi amenduar, mirëpo këto e të tjera procese e fenomene që shenjojnë jetën e qytetarit pak kanë patur të bëjnë me diskutimin publik që është domosdoshmërisht themeli i nocionit të politikës.

Procedura e zakonshme e vendimmarrjes (që nga parlamenti e deri te këshilli i komunës më të humbur) rezulton rëndom në dhunë të shumicës, e cila shumicë nuk krijohet si pasojë e ndonjë procesi logjik, ku vendimmarrësit binden për votën e tyre pas ndonjë diskutimi. Përkundrazi, shumicat janë të garantuara paraprakisht, ato janë shumica militante e jo politike. Kjo ka bërë që vendimet e marra prej këtyre shumicave të mos jenë të brendësuara, ka bërë që këtyre vendimeve të mos u njihen mirë pasojat, efektet, të mirat e të këqijat që kanë, dhe çështë më e keqja, ka bërë që këto vendime të mos merren seriozisht e shpeshherë të mos zbatohen. Skish si të ndodhte ndryshe kur vendimmarrësit votojnë pa e ditur se çfarë, nën urdhrin e kryetarit e nën sugjerimin e ndonjë institucioni ndërkombëtar.

E tillë na paska qenë situata dhe për ligjin për Barazinë Gjinore në Shoqëri që mban numrin 9970 e që prej publikut të gjerë njihet si i famshmi ligj i kuotave rozë. Neni 2 i këtij ligji shpreh qëllimin e tij:

a) të sigurojë mbrojtje efektive ndaj çdo lloj diskriminimi gjinor dhe çdo forme të sjelljes që inkurajon diskriminimin gjinor.

b) të përcaktojë masat për garantimin e mundësive të barabarta mes grave e burrave, të eliminojë diskriminimin me bazë gjinore në çdo formë që ky shfaqet.

c) të caktojë përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore nacionale e lokale që të projektojnë e të zbatojnë akte normative dhe politika që mbështesin zhvillimin dhe inkurajimin e barazisë gjinore në shoqëri.

Vërtet qëllim fisnik. Mirëpo çfarë të reje solli realisht ky ligj në shoqërinë shqiptare? Asgjë tjetër përveç detyrimit elektoral të përfshirjes së femrave në listat e kandidatëve në masën 30 %. Këto kuota u aplikuan në zgjedhjet e 2009 pa u debatuar mbi to, mbi kontekstin e tyre e mbi rezultatet e pritura.

Në mungesë të një debati të gjerë rreth kuotave, edhe dy vjet pas miratimit të ligjit në fjalë nuk ka ndonjë konsensus publik apo politik mbi çfarë duhet pritur prej grave që bëhen deputete sajë këtij akti favorizues. Ca hedhin idenë se gratë do ta zbusin e do ta pastrojnë politikën e egër e të korruptuar shqiptare, ca të tjerë thonë se gratë thjesht do feminizojnë korrupsionin. Ndërkohë ka pyetje kyç që ende mbeten pa përgjigjje. Cili është objektivi i këtyre kuotave, apo thjesht prania e një sasie grash në parlament? A munden gratë e zgjedhura sajë këtij ligji të sjellin ndonjë ndryshim në ambientin e në kulturën politike shqiptare, apo do të përfundojnë duke u bërë si gjithë politikanët e tjerë e duke brendësuar vlerat ekzistente të politikës? Siç kam shkruar dhe më parë, personalisht i mbështes kuotat pasi në një mënyrë ose në një tjetër e emancipojnë shoqërinë e kulturën tonë politike që është thellësisht patriarkale, patronizuese e konservative, madje i mbështes kuotat edhe si një mjet i mirë për të shkundur elitat e kalcifikuara e për ti vënë ato nën presion, por në rastin në fjalë mendoj se ndërhyrja ka qenë tejet sipërfaqësore.

Duhet pranuar se ky ligj, edhe pse është diskutuar midis disa aktorëve të shoqërisë civile zyrtare, kryesisht është aplikuar me atë zellin e modernizimit të legjislaturës shqiptare, meqenëse edhe gjetiu po miratoheshin ligje të tilla. Argumenti ta kemi dhe ne meqë e ka gjithë bota edhe kësaj radhe shërbeu si pengesë për të njohur veprimin e pasojat e tij. Po ku na çoi ky ligj?

Burrat e Kuotave Rozë

Studiuesja Ermira Danaj në një artikull të saj hedh tezën e nënshtrimit të dyfishtë të gruas politikane. Sipas saj gruaja politikane duhet të luftojë në dy fronte, për emancipimin e familjes së saj dhe për emancipimin e ambientit politik. Kjo tezë më duket e logjikshme, vetëm se vërej me pikëllim që lufta për emancipim është zëvendësuar me dorëzimin (dhe ndoshta për një pjesë të grave politikane, nuk ka përbërë kurrë vlerë të brendësuar).

Në vrullin e akuzave për korrupsion të javëve të fundit publikut të gjerë iu përplasën syve dy fenomene të pështira, që shqiptarët i gëlltitën siç kanë gëlltitur sa e sa të tjera më parë.

Si fillim vëmë re se akuzat e kundërakuzat, sharjet e ofendimet vërshuan nga buzët simpatike të deputeteve. Imazhi televiziv qe më i bukur, por cilido që ia ka ngritur volumin televizorit gjatë transmetimit të deklaratave do të mund të ketë vënë re që fjalët tingëllonin të dëgjuara. E në fakt të dëgjuara ishin, sepse gratë e reja të politikës po përsërisnin avazet e vjetra të kryetarëve që mbajnë bajrakun në partitë e tyre. Siç mund ta kuptojë kushdo, politika tranzicionale në Shqipëri vijon të ecë në të njëjtat shina të konfliktit banal jo-politik, pushteti vijon të konsiderohet si synim e jo si mjet dhe angazhimi politik vijon të konceptohet si rreshtim rigoroz pas liderit. Këto vlera tashmë janë brendësuar dhe nga gratë e sapoardhura në botën parlamentare. Para zgjedhjeve të 2009 botova një artikull të titulluar Mbi Kuotat e Grave që Menaxhohen nga Burrat, ku parashikoja që përzgjedhja e kandidateve femra prej dorës së rëndë të Berishës, Ramës apo ndonjë lideri tjetër do të rezultonte në sabotimin e qëllimit fisnik të shprehur në ligj. Që prej fillimit këto gra do ta mësonin se cili është i zoti i shtëpisë. Prandaj asnjëra prej tyre nuk e denoncon sot shfaqjen e shëmtuar të gusht-shtatorit, ku gratë capërlehen me llafe e me llogje ndërsa Berisha e Rama dalin vetëm për të folur fjalë me peshë, për të hedhur mesazhe pozitive për zhvillimin, për pajtimin e për drejtësinë. Burrat nuk denjojnë të sherrosen, atë punë le ta bëjnë gratë që me sa duket edhe në parlament do të duhet të merren me larje e me shplarje të lëvereve që lënë shefat.

Fenomeni i dytë negativ ka të bëjë me atë çka u mësua prej këtyre akuzave. Gratë jo vetëm që nuk na qenkan të imunizuara nga korrupsioni, por me sa duket ato e ushtrojnë pushtetin e tyre në favor të bashkëshortëve. Burrat e kunetërit e kuotave rozë na paskan privatizuar hidroçentrale e toka, na paskan ndërtuar pallate e na paskan ngritur biznese në mënyrë jo tërësisht transparente e në përputhje me ligjet. Para se të aplikoheshin kuotat thuhej se një nga efektet e tyre do të qe edhe kufizimi i korrupsionit, pasi gratë nuk i përshtaten ambienteve ku bëhen marrëveshjet korruptive. Kjo logjikë e çalë sbëri gjë tjetër veçse ofroi një imazh hollywoodian ku ustallarët e korrupsionit si coëboys-at e filmave western na u takokërkeshin nëpër sallone pijanecësh, nëpër bordello e nëpër kazino dhe aty sdo të mund të vinin këmbë të ndershmet zonja e zonjusha. Mirëpo ja që zonjat e zonjushat nuk qenkërkëshin të ndershme saç pritej, apo dhe në ishin të ndershme, kishin burrat që nuk ua bënte syri tërr përpara scotch-it apo përpara dekadencës së ambienteve korruptive (cilatdo qofshin këto). Burrat e shtëpisë nuk hezituan të bënin qark të shkurtër me burrat e politikës, duke krijuar kështu një rrjet korruptiv që
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1433