Re: gote gjysme plot apo gjysme bosh
Une e shikoj goten si gjysem plot, pasi me karekterizon nje optimizem i madh e shume i gjalle (Thank God!) S'ka me mire sesa te jesh pozitiv/e mendoj une. Keshtu edhe fatkeqesite e jetes i shikon si eksperienca qe do te te rritin me shume, do mesosh prej tyre e mbase do te behesh edhe me me i/e mire apo me trim/e prej tyre. Ne fakt pesimizmi eshte nje tipar i karakterit te dobet te nje personi. Une s'e di veten, apo s'me njohin te tjeret per dike me karakter te dobet, perkundrazi. Jam e zonja e vetes dhe veshiresi kam patur boll (secili ka pengesa ne jeten e tij/saj ne fund te fundit) ama me guxim, perpjekje, pune, mund, djerse, studim, vendosshmeri, pacience, durim dhe ca kokefortesi, ne shumicen e rasteve kam dale mbi te gjitha keto veshtiresi, qe jeta me ka derguar mua si rrebeshe te njepasnjeshme e te forta. Ditet me shi ikin pasi beson e shpreson qe dielli do te dale i madh, i zjarrte dhe verbues nje dite, apo jo?!
ADRIA <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />