gossip

crazy

Primus registratum
gossip

cfare bejne vipat dhe te gjitha te rejat mbi ta... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: gossip

Shekulli online

Pas akuzave për tradhti kohët e fundit kundër David Beckham, të paguash një dhomë hoteli në qendër të Madridit në shoqërinë e gruaje, të pajisur me një videokamerë është një veprim i rrezikshëm, por kësaj radhe kjo arratisje kishte si justifikim të vetëm... artin. Galeria Kombëtare e Portreteve zbuloi një "portret" video të futbollistit madrilen, ku ai ishte duke fjetur, i vetëm, në një krevat, për një orë e shtatë minuta. Kjo vepër e titulluar "David", kishte firmën e Sam Taylor Wood një nga yjet e artit modern britanik, fama e së cilës është gjithmonë e në rritje. Në film shfaqet kapiteni i ekipit të futbollit anglez në një plan të madh, i zhveshur deri në mes, në gjumë përballë kameras, duke e bërë të mendojë spektatorin se ndodhet me të vërtetë në shtrat me mesfushorin e Manchester United. Filmi u xhirua në një dhomë hoteli në Madrid, menjëherë pas një seance trajnimi, me qëllim që lojtari të dukej mjaft i lodhur dhe të flinte pa vështirësi. "Eshtë një portret absolutisht i mrekullueshëm dhe të jep një imazh të Beckham, me të cilin nuk ishim njohur më parë", shprehu kënaqësinë Sarah Howtage, e ngarkuar me seksionin e artit bashkëkohor të muzeut londinez. Nëse sot David Beckham u shfaq në faqet kulturore të gazetave britanike me njoftimin e këtij portreti, kohët e fundit mesfushori madrilen ka pushtuar faqet e kronikës të gazetave sportive, ku komentoheshin aventurat e dyshuara jashtë martese.
 
Top