Google propozon sistem të mikro-pagesave për lajmet në internet

Google është duke punuar në sistemin e mikro-pagesave i cili do tu mundësonte gazetave të paguhen më lehtë për përmbajtjet e publikuara në internet, ka zbuluar ky gjigant për kërkimin e internetit në propozimin të cilën ua ka paraqitur Shoqatës amerikane të gazetave.

Në propozimin i cili është publikuar në internet Google thekson se sistemi i mikro-pagesave do të jetë i gatshëm për përdorim brenda një viti dhe se do të mundësoj pagesat e thjeshtuara të shumave në lartësi prej një centi deri në disa dollarë.

Në kompani megjithatë kanë tërhequr vërejtjen se nuk besojnë që kjo skemë do ti shpëtojë gazetat të cilat po përjetojnë rënie dramatike duke marrë parasysh se lexuesit i lexojnë artikujt në internet, shpesh nëpërmes mbledhësve të lajmeve pa pagesë siç është edhe Google News.

Edhe pse besojmë se reklamimi edhe më tutje mbetet burimi kryesor i të hyrave për shumicën e përmbajtjeve informative, modeli i pagesës mund të shërbejë si burim i rëndësishëm i të dhënave shtesë, ka thënë Google në propozimin dërguar gazetave.

Në kompani kanë sqaruar se sistemi i tyre do të jetë i integruar me sistemin e tyre aktual për pagesë nëpërmes internetit Checkout dhe se do tu mundësojë përdoruesve shfrytëzimin e një shenje për tiu qasur medieve të ndryshme, derisa botuesit do të mund të grupojnë disa tituj në një pagesë.

Në propozim gjithashtu përmendet që edhe Google do ti takonte një pjesë e përfitimeve të cilat do ti realizonin në këtë mënyrë botuesit.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=364. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=364