Google ne shqip

Guest
Re: Google ne shqip

ej lal Google eshte perjthyer nje here nga nje cun qe punon tani ke Albania On Line
 

geek

Primus registratum
Re: Google ne shqip

jo me, perkthimi ne shqip i Google ka qene vullnetar dhe i hapur per te gjithe. ca kohe me pare kam shkruar edhe ca rreshta atje, vetem se kishte mosperputhje dialektesh dhe keshtu nuk kam hyre me.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Google ne shqip

Do ishte me mire qe te perdorni dhe germat ë, Ë, ç, Ç, pasi kam pare qe i anashkaloni te tilla germa. NQs keni marre nismen per te ndihmuar ne perkthimin e Google, perdorni alfabetin shqip qe ka 36 germa. Nqs nuk i dini si dalin ato germa, po jua jap une ketu:

ë = Alt + 137
Ë = Alt + 0203
ç = Alt + 135
Ç = Alt + 128
 

oneo

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Dhe une e kam pare kete ne shqip dhe me duket se nuk ka nevoje per ndonje gje tjeter.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Ata që janë marrë me këtë punë duhen uruar.Punë e vështirë, sepse mungon përvoja, ndaj edhe vetëm për këtë anë meritojnë të urohen.
Pjesa më e vlefshme e përshtypjeve lidhet me anën patriotike të çështjes. Bëhet fjalë për një program në Shqip!!!

Por i cili do përfunduar, do kthyer a përkthyer i tëri në Shqip. Dhe në një Shqipe të saktë, që lejon të kuptuarit e programit sa më lehtë e më shpejt, dhe që hap rrugën për krijimin e
rutinave aty ku është e mundur. Pa saktësi gjuhe, ana funksionale rëndohet. Pra shkohet kundër asaj që pritet: një program Shqip, i nevojshëm dhe i përdorshëm prej Shqiptarëve cilëtdo qofshin këta.
Google në gjendjen e tanishme, për mendimin tim, nuk është i tillë. Pra duhet punuar akoma rreth tij. Jo thjesht me pjesën e papërkthyer, por edhe me ndryshimin, aty ku nevojitet, e asaj pjese që është përkthyer deri më sot.
Konkretisht, pra si shembuj të asaj që mbroj më sipër, përveç përdorimit të detyrueshëm të ë-ve dhe ç-ve, vetëm në Hyrjen, do duhej të bëheshin saktësimet e mëposhtme, (gjithmonë sipas mendimit tim),

- Pamje, Grupe, dhe jo Pamjet, Grupet. Pamjet në Shqip nënkupton tërë pamjet, tërësinë dhe në këtë mënyrë një farë përcaktueshmërie. Ndërkohë që Images është e ndryshme nga The images. Dhe gjithmonë, sa kohë që përfundimi i kërkimit nuk dihet se ç'do të jetë, nuk ka asgjë të përcaktuar. Dhe në raste të tilla në Shqip përdoret trajta e pashquar. Kjo duhet të kihet parasysh për tërë përkthimet në programe të ndryshëm.

- Edhe pse preferencë-a është futur në Shqip prej kohësh, dhe ka deri diku përdorim, nuk ka pse të përdoret, kur fjala Shqip parapëlqim kryen tërë funksionet dhe është Shqip.
- Homepage mund të përkthehet me Hyrje ose Fillim ose Kreu. Ka një përkthim diku me Ballinë që më duket i pasaktë sepse me të do përkthehej fjala Fasadë dhe Fasada e një objekti nuk nënkupton detyrimisht hyrjen sa kohë që mund të ketë dyer anësore ose të pasme që lejojnë hyrjen. Ndërkohë që Homepage është pikëtakimi i parë me një "site" ose kreu në hierarkinë e faqeve.
- Instrumenta përkthehet në Shqip Mjete.
- I'm feeling lucky është tjetër nga I'm lucky = Kam fat. Po sikur të klikoj tek "Kam fat" dhe të humb një dorë qindshesh Euro, si të justifikohem më pas? Që nuk dija Anglisht apo që nuk di Shqip? "Kam fat" thuhet, nga njerëz normalë, pasi u ka ndritur fati.

Këta janë vetëm një grusht nga shembujt që mund të sillja. Për këdo që interesohet përtej zhurmës së rastit, (pra ngaqë nuk mban dot gojën mbyllur), mund ti dërgoj pjesën e parë të përkthimit të GOOGLE-it me saktësimet që mendoj se nevojiten të kryhen për të rritur qartësinë e programit. Dikush që mund të lidhet në Internet për orë të tëra, mund edhe të provojë ndryshimin efektiv drejtpërsëdrejti në Google.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Për ë/Ë dhe ç/Ç rruga më e thjeshtë dhe më e efektshme është të shtohet Shqipja në Input locale:

Start ==> Control Panel ==> Regional Settings ==> Input locale ==> Add dhe zgjidhni Shqipen.
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Google ne shqip

Wow google shqip (i like english) :) ok sa per ë ç etc perveten time perdor font bright ne pc dhe me shkrujt ë ç etc dalin ascii pa kuptim qe kshtu me mir mos ti vej ai qe e ka ber google shqip rendesi ka te jet shqip dhe ti pershtaten fjalet pa ascii shqip nuk shkojne per faqe interneti
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Fillimisht postuar nga SkinArt:
[qb] Wow google shqip (i like english) :) ok sa per ë ç etc perveten time perdor font bright ne pc dhe me shkrujt ë ç etc dalin ascii pa kuptim qe kshtu me mir mos ti vej ai qe e ka ber google shqip rendesi ka te jet shqip dhe ti pershtaten fjalet pa ascii shqip nuk shkojne per faqe interneti [/qb]
shtttttttt ti, :mad: nuk i shkojne thote.... /pf/images/graemlins/blush.gif
i shkojne e cke me te.... :smash:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Është më lehtë të ndrrosh ti gërmat (fonts) me të tjera se sa të heqë dorë Shqipja prej tyre. Edhe më serioze.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Lidhje. Ka shumë të ngjarë që të të duket e pamundur si fillim. Por kjo vjen vetëm nga një lloj shoqërimi mendor i fjalës link me çka përfaqëson. Kjo do ndodhte edhe me një që Anglishten e ka gjuhë të nënës (a babës)dhe që për herë të parë kap një kompjuter me dorë.
Në ke mendim tjetër apo komente do më ndihmoje dhe mua.
Me sa mbaj mend e vetmja mundësi për përplasje do ishte me connection, e cila bie nëse connection, në fushën e IT e përkthejmë me ndërlidhje. E theksoj, vetëm për këtë fushë, për të mos ju kundërvënë Fjalorit Anglisht-Shqip të z. Stefanllari pa qenë nevoja.
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Google ne shqip

Preferoj mos ta nderroj font per te ven disa ë
font nuk e nderroj sepse me duhet te fix cdo gje nga e para kurse (ë) i lexoj dhe (e) ai qe beri google shqip :thumbsup: besoj se do ja vej dhe ato (ë) qe i paskeni merak edhe (ç) natyrisht dhe te gjitha ato qe mungojne
 

blackpimp

Primus registratum
Re: Google ne shqip

perurimet me te medha per ate qe e ka perkthyer google ne shqip.. punen e mrekullueshme
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Google Search nuk mund të përkthehet si Kërkim në Google. Kërkim me Google mbase. Ose thjesht Kërkim Google. Nuk kërkohet në Google, kërkohet duke përdorur Google-in si mjet kërkimi.
Avansuar jo vetëm që nuk është shkruar Shqip, por edhe si term i përkthyer në Shqip me I përparuar nuk do ishte saktë, për vetë kuptimin që ka në Shqip fjala i përparuar. (Që nën kupton një nivel më të lartë cilësor). Mundet që më drejt do ishte, në shumicën e rasteve, Advanced të përkthehej i mëtejshëm, e mëtejshme.
 

wtf

Primus registratum
Re: Google ne shqip

Besnik ç'kemi! Ate po shikoja dhe une tani, gjithe ato gabime drejtshkrimore! Plus kesaj, DIRECTORY mund te perkthehet fare mire ne KARTELE, apo jo? Sapo krijova nje 'account' tek Google, po korrigjoj disa nga te mesipermet (sikur mos me mjaftonte Gnome dhe Debian /pf/images/graemlins/smile.gif ).
Si mund ta perkthejme 'powered by'? Une mendova: 'fuqizuar nga'...nese keni ndonje ide tjeter jeni te lutur te ma thoni.
PS. Mesa kuptova korrigjimi nuk kryhet aty per aty, dikush tjeter merret me kete pune. A dihet kush?
 

olti

Neo
Re: Google ne shqip

'powered by' - 'Mundësuar nga'

Kam perkthyre gati ne total tre skripte dhe nuk do ishte shume problem te merresha pak dhe me google. Me thoni vetem se ku ka mbetur puna dhe cfare duhet bere tani per tani.

Mqs u ngrit problemi ketu do doja dhe une te shprehesha pak mbi problemin e germave te shqipes, te cilat nuk jane pjese alfabetit anglez, i cili eshte baze e internetit sot. E kam pasur vertet problem pasi vendosja e ketyre germave ne shume raste ben qe te mos lexohen si duhet nga lundruesit dhe te dalin fjalet me pas pa pike kuptimi dhe me shenja. Si i behet te eleminohet ky problem?! Ka ndonjeri ndonje keshille dhe zgjidhje te kesaj?

Pashim :)
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Google ne shqip

Neo,

Kam përshtypjen se bëhet fjalë për zgjedhje të përshtatshme, (ose, rasti yt, të papërshtatshme), gërmash brenda programit X apo Y që të të lejojë të shohësh saktë atë që përkthen. Nëse të kuptova drejt, lundruesi nuk është se e ka të pamundur të shfaqë "ë"-në bie fjala.
Nëse e ke fjalën për raste si:

"Would you like $brandName to do that?" dhe e përkthyer dhe në punë e sipër, kur xhiron programi , të del:

"Do të donit që Google të bëjë këtë?" mjafton ta ndryshosh $brandName-i...

Ose mund të kesh gabime pasi ke përkthyer ndryshore të programit, që nuk duhen përkthyer. Fjala vjen, nëse pe $value dhe e përktheve $vlerë, mundet je gabim ngaqë s'duhet përkthyer.

Cila duhet e cila jo, është pak zor të ta thotë dikush nga ne, krahaso (nëse mundet) punimin në origjinal dhe në përkthim të "script"-it. Mund të të ndihmojë.
 
Top