Për sezonin e ardhshëm të pushimeve, Google ecën një hap para përdorimit të praktikave që përdor në shfaqjen e orëve të punës në Maps and Search. Këtë vit, kompania do të specifikojë orët e pushimit për bizneset, të paktën për ato që i publikojnë oraret online.
“Kur ju kërkoni për një biznes, dhe një festë e madhe është brenda shtatë ditëve të ardhshme, do të shihni nëse një biznes ka ndonjë orar të veçantë pushimesh”, thotë menaxheri i produktit të Maps, Jonathan Sidi në blogun e tij.
“Kur ju kërkoni për një biznes dhe nuk janë listuar oraret e pushimit do të shihni një mesazh paralajmërues që ju tregon se korët aktuale mund të jenë të ndryshme për shkak të pushimeve”, vijon Sidi.
Orët e pushimit janë të vlefshme në të gjithë globin, sipas Google, dhe e bën më të lehtë të gjesh një restorant, apo dyqan që është i hapur duke filtruar rezultatet në hartë. Në këtë mënyrë në hartë do tu shfaqen rezultatet e bizneseve që “Janë të hapura tani”.Orët do të shfaqen në të dyja versionet, si për kompjuter dhe për celular të “Maps and Search”.