Google lançon aplikacionin falas Photos, me hapësirë të palimituar për ruajtjen e fotove dhe videove

Universal

AnonymouS
photos1.png

Në konferencën Google I/O, kompania lancoi një produkt të ri për të cilin është folur shumë kohët e fundit, aplikacionin Photos. Photos ka si qëllim të ruajë fotot dhe videot tuaja në një vend të vetëm. Në të ne mund të ruajmë, organizojmë dhe të shpërndajmë fotot apo videot me miqtë tanë.

Google deklaroi se Photos do të ruajë automatikisht fotot tuaja që në momentin që ato shkrepen në një pajisje Android dhe në Google Drive. Pas kësaj aplikacioni do të organizojë fotot tuaja bazuar në lidhjen që ju keni me personat në foto, vendin apo datën kur janë shkrepur. Por përtej kësaj Google Photos vjen i pajisur dhe me disa vegla modifikimi. Photos ju jep mundësi të krijoni kolazhe fotosh apo video ku fotot shfaqen njëra pas tjetrës me një muzikë të zgjedhur nga ju në sfond.

Nuk është hera e parë që Google debuton me një aplikacion të ngjashëm fotosh. Aktualisht ekzistojnë aplikacionet G+ dhe Photos. Gjithsesi produkti i ri sjell një eksperiencë inovatore për përdoruesit. Photos ofron hapsirë të palimituar për të ruajtur fotot dhe videot. Kjo do të thotë që përdoruesit mund të ruajnë aq foto sa të kenë dëshirë dhe nëse ato janë të një kualiteti të lartë; foto deri në 16 megapiksel dhe video 1080 piksel. Mbi të gjitha Photos është një aplikacion falas dhe parashikohet që ai të shëndrrohet në një ndër aplikacionet më të preferuara të përdoruesve.

Burimi: (PC World Albanian)
 
Top