Google Desktop eshte i rrezikshem

maxper

Primus registratum
Google Desktop eshte i rrezikshem

Sapo zbulova se duke perdorur programin e thjeshte dhe ne dukje "naiv" te Google per te kerkuar ne kompjuterin tend, mund te anashkalosh edhe mbrojtjen e famshme te Microsoft Office-it te famshem, pra PASSWORDIN e dokumentave. Nese ve opsionin e indeksimit te password-protected files (po edhe po s'e vure) dhe ben nje kerkim te nje fjale qe eshte qofte ne titull qofte ne brendesi te nje dokumenti te mbrojtur, google te jep rezultatin ekzakt dhe me nje klikim te paraqet gjithe permbajtjen e dokumentit te "mbrojtur". Kjo gje me goditi sepse deri sot flija mbi dafina kur mendoja se informacioni per gjithe acounts-et e mia online te ruajtura me password ishin te sigurta. Tani nuk me shkon ndermend ndonje menyre e re per te ruajtur informacion (tekst) te sigurt nga te tjeret, pasi tashme Google Desktop eshte celesi kopil i dokumenteve Office, nese dini ju ndonje hidheni me poshte.
Faleminderit
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Google Desktop eshte i rrezikshem

Moto e re per Google: "We Goooooogle your mind!"
 
Top