Google Chrome #1 në Shqipëri?

Dardan.

Forumium praecox
Përqindja e tregut të shfeltuesve po vazhdon të rritet çdo ditë dhe Google Chrome ka arritur të zë vendin e tretë pas Internet Explorer dhe Mozilla Firefox. Në disa vende tashmë, Google Chrome dominon në treg me vendin e parë

Por këtu po bëjmë fjalë për vendin tonë të dashur “Shqipërinë” që sipas StatCounter, Google Chrome është shfletuesi më i popullarizuar në Shqipëri, që nga shtatori i vitit 2010. Në përgjithësi, Google Chrome ka zënë 20 për qind të tregut botëror, i cili është mjaftë i fortë edhe në vendet arabe, amerikën e jugut, dhe kudo që përdoret interneti, Chrome po vazhdon të rritet çdo ditë. Në rangun global, Chrome përdoret nga 21.8 për qind, Firefox 28.2 për qind, kurse Internet Explorer 42.6 për qind.

Ka një vend ku Chrome kryeson si shfletuesi më i përdorur. E ai vend është Shqipëria, ku Chrome posedon 58.9 për qind (1.3 milionë përdorues), ndërsa Firefox vjen në vendin e dytë me 26.1 për qind dhe Internet Explorer me 12.9 për qind.

Nuk është vetëm Shqipëria ajo që po përdor këtë shfletues, Chrome përdoret shumë edhe në Kosovë, por qe ende nuk dihet se sa përdorues ka Chrome në Kosovë, shpresojmë që se shpejti të dalë ndonjë statistikë edhe për Kosovën.


http://dardankrasniqi.wordpress.com/2011/07/11/google-chrome-1-ne-shqiperi/
 

Al-Punk

Still here
Statistikat per Kosoven mund ti nxjerrin portalet e medha te lajmeve si Telegrafi e te ngjashme.
Megjithate mund te konfirmoj qe Chrome eshte realisht me i perdoruri sipas statistikave te disa faqeve, nder to dhe ketij forumi
 

Dardan.

Forumium praecox
Statistikat per Kosoven mund ti nxjerrin portalet e medha te lajmeve si Telegrafi e te ngjashme.
Megjithate mund te konfirmoj qe Chrome eshte realisht me i perdoruri sipas statistikave te disa faqeve, nder to dhe ketij forumi
eshte vertet, ne mund te nxjerrim edhe vet statsitkat nga Kosova (pra un), por e vetmja gje eshte se po pertoj :D
 

Al-Punk

Still here
eshte vertet, ne mund te nxjerrim edhe vet statsitkat nga Kosova (pra un), por e vetmja gje eshte se po pertoj :D
Perton me shume te nxjerresh statistika apo te perkthesh artikuj :)
Artikujt autentik kane me shume vlere
 

Dardan.

Forumium praecox
un mendoj se mund te nxjerresh statistikat nga kosova permes Facebook, ose ndonje faqe online, p.sh. hap nje sondazh dhe vendos 2-3 shfletues dhe kosovaret votojn
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Do te shikoj une te bej ndonje gje per statistikat e Google Chrome ne Kosove ! Ne ndonje menyre. :)
Eshte e vertete qe Google Chrome eshte shume e populluar ne Shqiperi ! Por nga nje difekt teknik se di disa persona mund ta kene vene re disa jo, eshte se nese ske linje te mire ajo nuk ti shfleton faqet, ta nderpret direkt dhe nxjerr ato lajmerimet qe Internet Disconnection etj etj. Edhe Mozilla 4 ose 5 afersisht te njejta jane kane dhe ato problemet e veta, nje problem i madh dhe kryesor eshte ajo qe merr CRASHE shpesh, kur ka website ne flash apo video fillon ti jep me shkeputje edhe te bllokohet fare ! Google Chrome eshte i pershtatshem per file ne flash. Te dyja kane ato te keqija e veta.
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Une kam pare shume tutoriale dhe kam folur me njerez jashte vendit te Shqiperise edhe ato perdorin akoma Internet Explorer me shume sesa Mozilla apo Google Chrome ! Ne fakt une personalisht qe ateher kur doli se Internet Explorer perbente rrezik nuk e kam perdor fare me.
Edhe tek browserat e tjere si Netscape, Safari apo Opera nuk duhet te kesh besim shume ! Kjo statistike qe ke nxjerre ti tek blogu jot Armand mund te ndikoje me shume nga ato jashte qe perdorin Internet Explorer prandaj ka dale i pari Internet Explorer aty ne statistike ! :)
Nejse shohim cbehet me tutje !!!
 
Top