Dardan.
Forumium praecox
Disa ditë më parë, GoDaddy lajmëroi se do të shitet për 2.5 miliardë dollarë. Tani GoDaddy u shit në të vërtetë për 2.25 miliardë dollarë tek tri firma private me marrëveshje të barabartë.
Themeluesi i GoDaddy, kompanisë me gjigande në botë për domaine të internetit, Bob Parsons, parashikon rritje të mëtejshme të GoDaddy tek pronarët e rinj.
Parsons tha se “Kjo nuk është një shitje, ky është një parteritet.” Parsons do të mbetet ende në krye të ekzekutivit të GoDaddy.
Pas shumë pyetjeve se a do të mbetet Bob Parsons ende CEO i GoDaddy, një zëdhënës i GoDaddy Inc u përgjigj duke thënë “Parsons do të vazhdojë të jetë aksioneri më i madh në kompani edhe pas marrëveshjes që është finalizuar. Kjo nuk do të thotë se ai mban 51 për qind të aksioneve, por ai do të mbetet individi numër një në GoDaddy edhe për shumë kohë.”
http://www.kosovabyte.net/internet/godaddy-shitet-per-2-25-miliarde-dollare/