Gjyqi i hijeve

nga Loer Kume

Isha rreth vitit të 6-të a të 7-të të jetës time prej fëmije të lirë atë natë. Dhe po bëja gjumin e detyruar që në orën 9 nga prindërit e mi edukues, që arritën vetëm të më induktonin tëmosfjeturinkurrënëorënnëntë, sëmundje e keqe, që më çorodit tërë sistemin oral, dmth të oreve ditore.
Nejse, kështu, unë gjashtë vjeçari, po flija gjumë një natë. Dhe ja, sapo më zuri ai dreq gjumi, kur me zënë për leckash, nga ato tuta sportive, gjëja më e çmuar e fëmijërisë time, tutat e mia te jashtme, që i kishim vetëm unë dhe vëllai im, e të më përplasin nëpër ca korridore të larta, të errëta, mbytur me tym sydjegës që rridhte nga pishtarët e përgjakur mbi mure mbuluar nga rafte luftëtarë heroikë vikingë mbushur me rregull gjerman plot me libra dragoj, të lidhur mirë e bukur me lëkurë të trashë, me shkronja të gdhendura nga bronxi prehistorik, e me flokë të gjatë që vareshin prej lidhjeve të tyre, bërë nga format e para të litarëve prej lianesh.

Kudo heshtje mbytëse ajër i thatë, asnjë shenjë gjëje të gjallë dhe unë stonoja aty
Korridore të shurdhëta, mbushur me pluhur te gjallë, që pëshpëriste me gjuhën e tij përrenj të aluminte historie të kohës, korridore me pllaka gjigande, prej guri të palatuar, në të cilat shiheshin gjurmë këmbëngulëse zvarritjesh burrash, e gjurmë solucionesh tinezare pastrimi grash.
Pasi më përplasën nëpër këto korridore, më bënë të sorrollatem vetëm, duke parë tërë këto shkarje, kurioz ashtu si vetëm një fëmijë i pashpirt mund të jetë, derisa, duke lënë gjurmë të lehta e të vockla nëpër pluhur, pasi kisha grisur çorapet në një cep guri, gjeta vendin që po më priste. Ose, le të them vëndin ku po më prisnin.

Nga një hyrje e vogël, u hap një sallë e madhe, gëlltitëse, e zbehtë, drita e pishtarëve të përgjakur në muret e saj ishte kilometra larg, dhe prespektiva arkitektonike e së cilës më bënte të shihja fundin e saj si nje pikë, e nga ajo pikë, ulur në frone prej guri vullkanik, me skeptra të zinj, rrethuar nga katër drita si prej dielli antik, që hynin nga katër vrima të thella në mure po prej raftesh, rrinin hije!

Hije të mëdha, të larta, të holla, të errëta, hijerënda, pa tipare, transparencë thithëse, hijet atyMe kurora në kryet e tyre, ato folen duke më drejtuar skeptrat e tyre vrasës;
Ti qënie e mjere, krimb njerëzor, je i dënuar, sepse je i infektuar je i infektuar nga hijet do të të djegin mijra zjarre qëlizore, do vuash nga helmet e tua, si nje gjarpër që kafshon bishtin e tij, i dënuar me kurrëmoskënaqje, lëkura jote nuk do të të rrijë mirë, gjithmonë së prapthi, dhe do lindësh mëkatin në çdo frymëmarrje tënden.
Ti je i dënuar përjetë në këtë formë egzistence të vuash, dhe ke vetëm një rrugë shpëtimi, ashtu si murgu i mendimeve mëkatare që rrihet me veten, ti do shkruash!
Do shkruash tërë hijet që jetojnë në gjakun tënd! Do i lindësh jashtë, që të lirohesh sadopak nga zjarret e mohimeve të tua!
Do shkruash për të pohuar mohimet, djajtë brënda! Do shkruash e do ndihesh i çliruar!
Do marrësh frymë mirë deri në ndeshjen e rradhës me gjakun tënd të trashur nga hijet, e do fitosh përsëri nëse do shkruash! Nëse nuk do shkruash, do përpëlitesh si këlysh i ngordhur bushtre, derisa të pranosh të shkruash
Hijet, ne, banuese të gjakut tënd duhet të dalim jashtë e të pushtojmë dritën! Shkruaj! Shkruaj.,.. shkruaj shk

Cfare zërash të tmerrshëm më ngulën në veshë! Edhe tani i dëgjoj, si dhjetra gozhdë Unë fëmija, u mpiva nga tmerri dëgjoja pa kuptuar ndonjë gjë nga ato që flisnin.
- Po unë nuk dua të shkruaj unë nuk di akoma të shkruaj! Më janë grisur dhe çorapet e gjumit duhet ti thoni patjetër mamasë time që e keni ju fajin per çorapet që më zvarrit..
- Nëse nuk shkruan do të të merret fryma. Duhet të shkruash! Përndryshe do të të djegim nga brënda si mijra zjarre qelizore, me mohimet e tua demoniake!
Nuk ka zgjidhje për ty të zgjodhëm ty në këtë formë kozmike njerëzore për të jetuar brënda teje e për të dalë nëpër botë ti duhet të shkruash të vërtetat tona, e do jetosh i lumtur po na u binde. Nëse jo, truri yt do përpëlitet si i sëmurë psiqik! Ky është vullneti ynë final madhor! Tani zhduku që këtu! Shkruaj
Hija bëri një lëvizje të ngjashme si një njëri kur çohet në këmbë, e përplasi skeptrin e saj të zi, dhe unë u gjenda sërish në krevatin tim mbuluar me djersë.

Kurrë më nuk kam qënë në atë vend të mistershëm që tani më ngjall frikë, e kurrkujt nuk i kam folur për të, që të mos mendonin që unë sjam në rregull.
Të nesërmen mbaj mend që kam shkruar për herë të parë një histori me luanë edhe pse sdija vërtet çkuptim kishte, dhe aty kuptova për herë të parë si mund të ndihesha unë i lirë; vetëm pas shkrimit.

Sot e kësaj kohe, netëve të errëta, jam duke ndenjur për bukuri duke shijuar sekondën time kur më zë një ankth, një angushti, një shtrëngim! Unë mund të përtoj, jam në qejfin tim në fund të fundit, por, sa më shumë e kundërshtoj, aq më keq ndihem. Shkatërrohet gjithçka reale, dhe si sonambul çohem, e dërrmohem duke shkruar çdo gjë që më rrjedh nga brendësia ime, si i dyzuar nga jeta ime e përditshme njerëzore, e pastaj, i liruar e i rraskapitur, sikur të kisha shpëtuar veten a botën nga fundi i sigurtë, zhytem në shtrat duke tallur veten për këtë mallkim mizor që më harxhon orët e jetës time prej mishi.

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: gjyqi i hijeve, loer kume, tregim shqip
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2485. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2485