Gjyqe me juri në Shqipëri?!

olti

Neo
Gjyqe me juri në Shqipëri?!

Nuk jam shume i sigurte nese kjo teme e ka vendin ketu, por nuk pashe rubrike tjeter me te pershtatshme!

Do doja mendimet tuaja mbi nje sistem te ri gjygjsor ne Shqiperi.
<span style="font-weight: bold">Si mendoni a do ishte efektiv dhe mbi te gjitha i mundur ne vendin tone, zbatimi i sistemit anglo-sakson te gjykimit me juri!?</span>

Eshte fakt qe nje nga problemet kyc qe perballet vendi yne sot eshte gjyqsori. Pikerisht aty fillojne problemet me te medha dhe per faj te tij rrjedhin dhe shume probleme te tjera. Psh. nese do te kishte nje gjyqsor me te rregullt, te drejte dhe me pak te politizuar do te menjanoheshin me shume krimet dhe do te pengohej ne pika me te larta korrupsioni qe eshte shume shume i pranishem ne cdo sfere te shtetit.
 

olti

Neo
Re: Gjyqe me juri në Shqipëri?!

Nuk e di nese e ke parasysh dhe nese me kuptoj, por e kam fjalen per sistemin qe perdoret ne Angli dhe ne SHBA. Atje gjykatesi eshte vetem drejtues e seances gjyqsore dhe lexues i vendimit/denimit, qe merret nga nje juri. Juria eshte e perbere nga qytetare te thjeshte, te cilet zgjidhen me short (ne mos gabohem). Psh merret lista e qytetareve ne qytetin perkates dhe me short vendoset se cilet do te marrin pjese ne jurine gjykuese te filan gjyq dhe jane pikerisht keta njerez absolutisht te thjeshte qe marrin vendimin kolegjial dhe me votim, sigurisht pasi kane degjuar tere argumentat ne nje proces gjyqesor te rregullt dhe te hapur. Qe te mos harroj duhet te shtoj se keta qe marrin pjese ne juri, per sa kohe zgjat gjyqi, jane te detyruar te qendrojne te izoluar, duke mos pasur kontakt me jashte si dhe me mediat!
 

olti

Neo
Re: Gjyqe me juri në Shqipëri?!

Me vjen keq qe mendova se nuk me kuptove, por absolutisht asnje dyshim nga ana e ime per aftesite e tua &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

kiss.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Gjyqe me juri në Shqipëri?!

tema me duket shume interesante dhe do ishte me vlere mendimi i ndonje juristi ne aspektn teknik

meqenese une nuk jam i tille, mendja me shkoi tek aspekti social i nje ndryshimi te tille

ndryshimi i sistemit gjyqesor shqipetar me ate amerikan (se ashtu ishin filmat qe kemi pare) nuk mendoj se mund te reduktohet thjesht ne ceshtje eficence apo efikasiteti

ketu vihet ne diskutim gjithe sistemi i delegimit te pushtetit nga populli tek gjyqesori e anasjelltas

te sqaroj se cfare kuptoj me sistem anglo sakson


roli i gjyqesorit.
-gjykatesi vendos fillimisnt nese kemi te bejme me shkelje te ndonje ligji
-hapet gjyqi
-zgjidhet juria
-avokatet duhet te bindin jurine per fajesine apo pafajesine e dikujt
-menyra se si i avokatet veprojne gjate gjyqit (procedura) mbikqyret nga gjykatesi i cili vendos hap pas hapi mbi te drejten qe i jep ligji (mos harrojme sistemin e precedentit gjyqesor te detyrueshem) per te bere apo mos bere nje veprim
- perfundimisht fajesine apo pafajesine e vendos juria (flasim ketu per disa krime te caktuara e jo absolutisht per te gjithe)
- gjykatesi cakton masen e denimit


juria eshte nje perfaqesi e komunitetit i cili ka interes te mbrohet nga veprime te caktuara (krime) dhe i vlereson sipas vlerave reale te komunitetit ne fjale (psh nese dikush duhet te demshperbleje dike sepse i vrau macen apo sepse e ofendoi nga ana raciale - mendoni si kane ndryshuar keto vlera ne vite e si ndryshojne ne vende te ndryshme)


gjykatesi ngel nje burokrat qe mbikqyr zbatimin e ligjeve


nersa ne sistemin tone, gjykatesi mbikqyr zbatimin e ligjeve por edhe merr vendime i ndikuar nga bindjet tij personale mbi cka eshte e drejte apo e gabuar (ofendimet raciale, vrasja e maces etj)


pra, une mendoj se kemi te bejme me nje ndryshim ne nivelin e delegimit te pushtetit mbi gjykimin e vlerave morale te shoqerise (te cilat ndryshojne ne kohe)

<span style="font-weight: bold">tani une po vras mendjen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; nese, vlerat morale, njihen e perfaqesohen me mire nga nje gjykates profesionist apo nga 10-20 perfaqesues te rastesishem te komunitetit qe do e bejne kete mbase vetem nje here ne jete dhe jane praktikisht nen pushtetin e mediave</span>

persa i perket ceshtjes se korruptimit, gjithmone ngel vend per gjykatesin te marre shperblime (psh ai vendos nese nje prove shume bindese duhet te pranohet ne gjyq apo jo - ana procedurale e gjyqit)
 
Top