Gjumi dhe vdekja poete!

Mono

Forumium praecox
Gjumi dhe vdekja poete!

Ndodhe qe ne castin e fundit qe trupi fillon te bjere ne gjume, mendja fillon dhe prodhon me nje vrull te papare ndjenja dhe ndjesi qe duhen shkruar e ndjejme qe nuk jane mendimet banale te cdo casti tjeter te dites!
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

<font color="blue">Sfilitese eshte idea e qarte qe te nesermen ne mengjes gjithe ato gjera do te te ngjajne me nje enderr qe nuk mund ta pershkruash dot se e ke shume te mjegullt si imazh, ndersa ajo qe te vret me shume eshte kur te nesermen mbrema para se te biesh ne gjume merr laps e leter dhe i le te koka e krevatit per te marre shenime dhe nuk te vjen asgje ne mendje....</font>
 

Blendi

Primus registratum
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

Thone se ngrihesh ne mengjes me ate frymezim me te cilin ke rene te flesh nje nate me pare. Thone madje se mund te kontrollosh humorin e mengjesit me ane te asaj c'ka i thua vetes para se te flesh.

Tani, keto jane mire e bukur, e keqja eshte se une nuk kam asnje kontroll mbi ato cfare mendoj, thjesht mendoj. E po t'i them vetes, "Blend mendo gjera te bukura, vende te qeta", pak a shume e njejta gje do te ndodhe, do nis te analizoj te gjithe kete koncept te trainimit te mendjes nga fillimi.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

S'eshte aksiome kjo. Megjithate, duke patur parasysh qe nata eshte metafore minimizuese e vdekjes, ne menyre te pavullnetshme, ne ndjejme nevojen qe te bejme nje " llogari ":
Meqe nuk kemi nje bashkebisedues perballe, mendimet jane me te rrjedhshme, nuk ka nderprerje, pervec atyre pauzave qe ne i lejojme vetes ne ato caste. Detyrimisht nje mendim i panderprere, ka nje fillim dhe nje konkluzion, dhe gjate momenteve qe paraprijne gjumin, cdo gje fuqizohet, cdo koncept behet me i nderlikuar ne detaje por i thjeshte ne thelb. Bukuria e mendimit eshte pikerisht kjo, larmia e detajeve qe pershkruajne te njejtin thelb, shumeanshmeria e gjykimit te te njejtes gje.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

Jo, nuk kam lexuar asgje te Borges.
E megjithate duhet te jesh shume i kthjellet kur shkruan ato qe paska shkruar /pf/images/graemlins/smile.gif

Castet e fundit te kotjes para gjumit jane dorezimi i fundit qe mendja ka ndaj shpirtit. Ato caste lodhje qe ndiejme jane perpjekjet e fundit te mendjes per te mos rene ne kaosin qe shpirti i cdo njeriu ka. Dhe qellon qe ne ato caste shpeshhere mendja ta kuptoje cfare shpirti do te nxjerre dhe i perkthen ne fjalet qe na duken tmerresisht te bukura pasi jane fjale shpirti. Dhe Zoti Shpirtin na e dha qe te jete ne harmoni me gjithcka na rrethon!
 

Danae

Primus registratum
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
C'eshte pagjumesia?

Pyetja eshte retorike: e njoh shume mire pergjigje.
Eshte te trembesh e kesh besim ne thellesine e nates,
ne gjemimet fatale, te thata,
eshte te tentosh me magji te panevojshme frymemarrjen e rregullt,
eshte pesha e nje trupi qe ndryshon vend me shpejtesi,
eshte te shtrengosh qepallat,
eshte nje gjendje e afert kllapie, por, qe, sigurisht,
nuk eshte zhgjendra,
eshte te shqiptosh copeza frazash te lexuar qekuri,
eshte te ndihesh fajtor tek pergjon kur te tjeret flene,
eshte te duash zhytjen ne thellesite e gjumit e te mos mundesh dot,
eshte tmerri i te qenit dhe vazhdimesia e tij
eshte agim i medyshte.



[/ QUOTE ]
marsi qenka rikthyer ne keto vargje.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

Kam nevoje te jem ne nje rruge ku te mund te ece pertej shpejtesise me te cilen truri im mendon dhe qendron indiferent perballe thirrjeve te mia per pakez pushim.
(Mendimet e tortures para gjumit 3.45)
 

Ema

Goddes
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

Qetesia si nje breshke sa grushti leviz neper stomakun tim me pertese.Nga dritarja hyjne zhurmat e nates,tymrat e Sabiem.Une vjell ndjesite ne lavamanin e erresires,nxjerr cdo gje kam ngrene,shijuar.Shpelaj me kujdes krahet-flutur te endrres.Sa shekuj ka qe nuk enderron?Sa vite drite?Te vetmet re mendimi fluturak qendrojne mbi mua ne gjendjen e trete(ajo midis zgjimit dhe gjumit,sonambul qe ecen dhe mendon).Jam e kthjellet.Jam ne pritje.Pres te vdese ndonje yll,te nderroje jeten e tij me deshirat e mia.Deshirohem te kem deshira.Por te paktat deshira qe arrijne deri ne syte e mi jane qesharake.(Haha,kur vdesin deshirat shkojne ne parajsen e deshirave?/apo ne ferr po kane qene mekatare???)
Shume bosh,bosh me deshire,bosh pa ndjere se rruges se kesaj nate kam humbur shume.Buzeqeshjet jane thinjoshe me shami te zeza kokes.Dashuria eshte nje zgerdhime rrudhaqe.
Kam vrapuar ne nje gare me pengesa dhe kam fituar.Ngre lart kupen,puth medaljen por ne stadium nuk ka njerez dhe vija e finishit zgjat pambarimisht.
Roze,blu,e bardhe,gjume i shqetesuar,varg qepesh dhe mjalte.

Une akoma kam endrra per te vrare,cdo nate...
 

Mono

Forumium praecox
Re: Gjumi dhe vdekja poete!

2:30
I'm having trouble trying to sleep
I'm counting sheep but running out
As time ticks by
And still I try
No rest for crosstops in my mind


My mind is set on overdrive
The clock is laughing in my face
A crooked spine
My sense's dulled
Passed the point of delerium

On my own... here we go

Brain Stew - GD
 
Top