Gjuha shqipe në rrezik ?! Klikoni dhe ndihmoni....

albemigrant

Primus registratum
Gjuha shqipe në rrezik ?! Klikoni dhe ndihmoni....

Të nderuar bashkatdhetarë !

Ky mesazh është objekt shpërndarje për të gjithë shqiptarët, në mbështetje të një nisme të ndërmarrë nga një grup aktivistësh shqiptarë në emigracion, për të ruajtur gjuhën shqipe.

Qëllimi i kësaj nisme është sensibilizimi i klasës sonë politike dhe institucioneve më të larta të shteteve shqiptare. Ne kemi hartuar një Letër të Hapur, drejtuar institucioneve më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, siç janë Parlamentet, Presidentët, Qeveritë dhe Opozita respektive. Lexoni materialet e prezantuara në këtë adresë.

http://www.albemigrant.com/gjuha

Kërkojmë nga Ju, që ta mbështetni këtë nismë, pasi është edhe në interesin tuaj natyrisht, ruajtja e gjuhës shqipe. Plotësoni formularin e vënë në dispozicion, duke klikuar mbi: Firmosni edhe Ju !.

Faqet shqiptare në internet:

Të gjithë ata që janë të interesuar të vendosin një lidhje për faqen “Gjuha Shqipe”, janë të lutur të kopjojnë kodin e mëposhtëm:

<a href="http://www.albemigrant.com/gjuha" target="_blank"><img src="http://www.albemigrant.com/gjuha/images/ banner.gif" width="130" height="40" border="0" alt="Përkrahni edhe Ju !"></a>

dhe ta vendosin në faqen e tyre. Kontaktoni info@shkoder.net, për të dërguar komentet tuaja lidhur me nismën tonë.

Për të marrë njoftime mbi ecurinë e kësaj iniciative, jeni të lutur të regjistroheni tek mailing lista e albemigrant: http://www.albemigrant.com/mailman/listinfo/a lbemigrant_albemigrant.com
Nese keni vështirësi, kërkoni t’Ju regjistrojmë, duke na dërguar një mesazh në adresën: admin@albemigrant.com.<br />
Ju mundeni gjithashtu të diskutoni në forumin tonë në temën e hapur për këtë qëllim:

http://www.albemigrant.com/forum/viewforum.ph p?f=17

Shtypi dhe mediat :

Ju lutemi gazetave të ndryshme shqiptare, si në vendlindje ashtu edhe në perëndim, që të gjejnë pak vend në faqet e tyre për të bërë publikimin e këtij mesazhi të mëposhtëm, në mbështetje të gjuhës shqipe.

http://www.albemigrant.com/gjuha/info.html


Me respektin më të madh,

Grupi i punës
http://www.albemigrant.com/gjuha/grupi.html
 

GENT

Primus registratum
Re: Gjuha shqipe në rrezik ?! Klikoni dhe ndihmoni....

Gjuha shqipe po degjenerohet nga politikanet dhe gazetaret duke perdorur vend e pa vend fjale te huaja qe as ata vete sja dine mire kuptimin dhe tregojne injorace dhe jo dituri ne popull qe do te degjoje gjuhen e tij.

Zoti e ruajte shqiperine nga kjo perjudhe qe po kalon me keta palo politikane.
 
Top