Gjobe "e papare" per top-channel

komino

Valoris scriptorum
Gjobe "e papare" per top-channel

Qeveria i kërkon "Top Channel" 14 mln $

Julian Llupo
14-07-2007

Pas më shumë se një viti kontrollesh të vazhdueshme tatimore, kanali televiziv "Top Channel" është gjobitur rreth 14 milionë USD ( 1.3 miliardë lekë) për fshehje të të ardhurave nga reklamat dhe mosdeklarim të pagave. Masa e marrë nga ana e tatimorëve i është bërë e ditur kompanisë "Top Channel" ditëm e enjte, pasdite. Në këtë gjobë të marrë ndaj kësaj kompanie, që është në vlerat më të mëdha që kanë vendosur tatimet në vend, rreth 7 milionë USD llogaritet detyrimi tatimor i nxjerrë nga ana e tatimeve dhe në pjesën tjetër përfshihen gjobat dhe interesat. Kontrollet tatimore kanë përfshirë vitet 2004, 2005 dhe 2006. Sipas dokumenteve të paraqitura pranë kompanisë "Top Channel" gjoba prej rreth 1.3 miliardë lekësh ( 14 milionë USD) është e ndarë në dy pjesë kryesore detyrimesh dhe penalizimesh. Pjesa kryesore e gjobës dhe detyrimit përkatës që shkon në 1.2 miliardë lekë, sipas raportit të tatimorëve, është bazuar në një raport të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Bazuar në këtë raport monitorimi të medias gjatë vitit 2005, është marrë për bazë një muaj i këtij viti, ku janë matur edhe spotet e ndryshme të dhëna në kanalin "Top Channel". Pasi është matur minutazhi i spoteve të dhëna gjatë këtij muaji të vitit 2005, ai është llogaritur në bazë të ofertave promocionale që "Top Channel" ka përdorur për klientët e ndryshëm. Sipas drejtuesve të këtij kanali, kjo mënyrë llogaritjeje është tejet abuzive, pasi ajo nuk është e bazuar në çmimet reale të spoteve, të cilat janë të bazuar në faktorë të ndryshëm dhe nuk mund që të nxirren apriori vetëm nga ofertat që ka bërë publike kompania. Pasi është llogaritur totali i minutazhit për muajin "përfaqësues" të tatimeve, janë gjetur edhe çmimet për çdo spot të dhënë në këtë televizion sipas orareve dhe kohës, ai muaj është përdorur për të përcaktuar të ardhurat totale të kompanisë për 3 vjet (vitet 2004, 2005, 2006 ). Sipas llogaritjeve (të ardhurat e muajit "përfaqësues" * 36 muajt e tre viteve ) janë nxjerrë të ardhurat e televizionit për 3 vjet, që shkojnë në total 20 milionë euro. Sipas drejtorit të televizionit, Enkelejd Joti, bëhet e ditur se "20 milionë euro vlerësohet gjithë tregu i reklamave në mediat elektronike, të shkruara, etj., gjatë këtyre tre viteve. Ndërsa sipas raportit vlerësues të tatimorëve, vetëm "Top Channel" gjatë tre viteve në fjalë ka realizuar 20 milionë euro, me burim vetëm spotet reklamuese, e ardhur kjo që është e pamundur që të jetë realizuar sipas gjithë llogaritjeve". Njëkohësisht, sipas drejtorit Joti, në këtë vlerësim të tatimorëve, me anë të mesatarizimit të një muaji për gjithë periudhën, nuk janë marrë parasysh spotet që vetë kanali televiziv bën për emisionet e veta. "Marrja e një muaji që ka volumin më të madh të spoteve reklamuese dhe përdorimi i tij për llogaritjen e të ardhurave të kompanisë për një periudhë 3-vjeçare, pa marrë parasysh muajt e pushimeve ku prurjet janë shumë më të pakta, koniunkturën e tregut, apo spotet e vetë kompanisë për emisionet e saj, kanë bërë që rezultati të shtrembërohet në mënyrë të qëllimshme". Veç detyrimit dhe gjobës të vendosur mbi bazën e fshehjes së të ardhurave nga spotet reklamuese, në drejtim të kanalit "Top Channel" rezulton edhe një penalizim tjetër, për pagat e vlerësuara në një shumë prej 124 milionë lekësh (1 milionë euro). Sipas drejtorit Joti ky detyrim, bashkë me gjobat, ka ardhur pasi tatimorët kanë marrë të gjithë emrat e nxjerrë në titra pas emisioneve të ndryshme dhe edicioneve, dhe i kanë vlerësuar ata si punonjës të përhershëm. Njëkohësisht, një vlerësim i tillë është bërë edhe për emisionet. "Në këtë vlerësim të pagave të punonjësve tejet abuziv, nuk është marrë parasysh sezonaliteti i emisioneve dhe punonjësve që punojnë në ta. Njëkohësisht vlerësimi është tejet i pabazuar, në një kohë që këta punonjës janë në punë pranë këtij televizioni vetëm për periudhën sezonale që emisionet transmetohen",- sqaron Joti. Sipas tij, të ardhurat e realizuar dhe të deklaruara nga "Top Channel" në 5 vite janë 1.1 miliardë lekë, ndërsa vetëm gjoba dhe detyrimet e nxjerra nga tatimet për 3 vite, shkojnë në 1.3 miliardë lekë.
Gjoba, 8 milionë USD para ankimimit

Detyrimi tatimor shkon në 7 milionë USD, ndërsa do të parapaguhet 1 mln USD gjobë

Në këtë detyrim financiar që kjo kompani mediatike duhet të paguajë, gjysma është detyrim ndaj tatimeve dhe pjesa tjetër gjoba dhe interesa. Kështu, duke iu hreferuar edhe ligjit të miratuar tashmë nga Parlamenti, para se të shkojë në ankimimin gjyqësor, kompania "Top Channel" do të detyrohet që të paguajnë pranë tatimeve rreth 8 milionë USD, ku përfshihen detyrimi tatimor dhe 15% e gjobës. Pjesa tjetër e mbetur e shumës prej 6 milionë USD, do të paguhet nëse gjykata vendos që kjo kompani vërtetë ka shkelur ligjin, duke fshehur të ardhurat nga reklamat gjatë periudhës kohore 2004-2006.

Detyrimi

Gjysma e shumës së gjobës së vendosur prej 14 milionë USD, ndaj kanalit televiziv "Top Channel", 7 milionë USD është detyrimi tatimor. Në bazë të ligjit për procedurat tatimore, kjo pjesë e gjobës duhet të paguhet para se kompania të ankimojë vendimin në gjykatë.

15% e gjobës parapagim

Pjesa tjetër që kanali televiziv duhet të paguajë para se të shkojë në gjykatë për ankimim të kësaj mase, është 15 e gjobës. Të llogaritura mbi bazën e "Ligjit për procedurat tatimore", gjobat dhe interesat për këtë detyrim tatimor shkojnë në 7 milionë USD. Nga kjo shumë, rreth 1 milionë lekë USD (15% e gjobës) do të paguhen para se të shkohet për ankimim në gjykatë ndërsa pjesa tjetër, prej 6 milionë USD, mbetet për t' paguar nëse gjykata vendos që Tatimet kanë të drejtë.

Presidenti i "Top Channel", Dritan Hoxha ka bërë të ditur se, "gjoba e vënë ndaj këtij kanali, është më e madhe edhe se vetë të ardhurat e realizuara gjatë periudhës 2002-2006". Ndërsa drejtori i këtij kanali, Enkelejd Joti u shpreh se me gjobën e vënë dje ndaj këtij kanali, u vërtetua ajo që ishte thënë prej kohësh dhe u vulosën aktet e fundit të qeverisë gjatë gjithë këtyre muajve. Kundër gjobës së vendosur ndaj këtij kanali, që sipas analistëve të ndryshëm rrezikon të mbyllet, janë shprehur një pjesë e mirë e njerëzve të medias.

http://www.shekulli.com.al
 
komino

Valoris scriptorum
Re: Gjobe "e papare" per top-channel

Ju kujtohet debati mbi parapagimin e detyrimit dhe gjobes perpara apelimit?
 
Gysi

Primus registratum
Re: Gjobe "e papare" per top-channel

Kjo teme gjenet e hapur tek zona e mediave. Debatin mund ta vazhdoni atje.
 
E

eneo

Guest

Top