GJINKALLA DHE MIZ E DHEUT

Albforumi

Primus registratum
GJINKALLA DHE MIZ E DHEUT

GJINKALLA
DHE MIZ E DHEUT

Ishte një dimër e një dëborë
Në mes të Skëndërbeut,

Gjinkalla mbetur fort shum e gjorë,
Erdhi te miz e dheut:

Më huaj gjë, – tha, – se jam pa ngrënë

Pa zoti ta çpërblen,

Neve të dy miq po kemi qenë,

Ta jap monë që vjen.

Dhe miza i tha: Çbëre në verë?

As më thua ta di.

Këndonja, – i tha, – un atëherë,

Po mbeta keq tani.

Miza i tha:Kush këndon në verë,

Smbledh atë qi duhet,

Do qanjë pastaj, faqet do çjerë,

Urije do shuhet.

Gjinkalla iku me shpirt nën dhëmbë,

Po shkonte ngadale,

Miza arriti këmbë për këmbë,

I tha:Dale, dale!

Na pakë gjëzë nga çna dha zoti,

Po shih tjetër herë

Sa pa shtrënguar, pa prishur moti,

Të mbledhç gjë në verë.

Mblith posi unë dhe mos e prish,

Ha, ep dhe të jesë.

Kush nuk punon, fort mirë ta dish

Që kurrë ska pjesë.

Shpjegim fjalesh dhe shprehjesh :

mone qe vjen motin ( vitin) e ardhshem.
faqet do Çjerren faqet do ti gervishti .
se pa shternguar para se te shterngohet
shënendreu muaj i vitit .
pa ngrene pa hanger.

Bisede rreth fabules :

Cila shkoi te miz e dheut ne dimer?
Pse shkoi?
Si iu pergjigj miza?
Cila nga keto gjingalla apo mize e dheut kishin te drejte?

Komentojme :

Cka personifikon gjingalla ?
Ke e personifikon miz e dheut?
Cila fjale e urte popullore i pershtatet kesaj fabule( rretho te sakten)

Kush nuk punon ne rini nuk ka paq ne pleqeri,
Per cdo gje qe ke deshire mos pandeh se eshte e mire,
Punetori gjen dere pertonjesi eshte i mjere,

Te mbajme mende :

Fabula (perralleza) eshte forme me e lashte epike . Fabulisti me i njohur eshte Ezopi . Fabula eshte tregim alegorik ne vargje dhe ne proze me qellim moralo-edukues.

Fabula thumbon , kritikon perqesh veset negative te njeriut dhe shoqeris permes kafsheve shpendeve etj.

Kafsha ne fabul personifikon  njeriun qe ngjason me karakterin e saj psh : Qengji perfaqeson njeriun e bute, naiv. Ujku njeriun agresiv dhe grabitqar. Dhelpra dinakun etj.

Ne letersin shqiptare fabula kane shkruar Naimi , Cajupi etj.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqypnia.com/?p=235. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqypnia.com/?p=235

Top