Gjermania jep 20 mln euro për dixhitalizimin e RTSH-së

SNAP

Papirus rex
Shqipëria do të marrë 20 milionë euro nga Gjermania për dixhitalizimin e Radio-Televizionit Shqiptar. në bazë të marrëveshjes së firmosur nga mes RTSH-së dhe “Deutsche Bank AG”, kjo e fundit do të japë 20 milionë euro për të ndihmuar kalimin e transmetimeve nga analoge në numerike, brenda një afati kohor të shkurtër.Banka gjermane kërkoi si garanci nga qeveria shqiptare përjashtimin nga çdo lloj takse, si dhe heqjen dorë nga imuniteti i godinave shtetërore në rast se huaja nuk shlyet. Marrëveshja e garancisë është firmosur pak ditë më parë nga qeveria dhe dje mori edhe miratimin e Komisionit të Ligjeve.
“Kjo kontratë e zbatimit të projektit synon përcaktimin e modaliteteve, termave dhe kushteve për ndërtimin e këtyre rrjeteve numerike (digjitale) të operatorit publik (RTSH), mirëmbajtjen dhe transferimin e tyre, si dhe mënyrën e financimit të këtij projekti me rëndësi jetike për të ardhmen, jo vetëm të transmetuesit publik, por edhe të të gjithë operatorëve të tjerë në tregun e medias audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave.Qeveria e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, pasi jo vetëm në Evropë, por edhe në rajonin tonë pjesa më e madhe e shteteve e kanë përfunduar procesin e dixhitalizimit. Shqipëria mbetet nga vendet e fundit ku ky proces sapo ka filluar.
/Shekulli Online/
tvsh.jpg
 

SNAP

Papirus rex
Kjo TVSH te bej mire tani te shtri sinjalin ne te gjithe Shqiperine se as 60% nuk mbulon me sinjal eshte televion kombetare dhe
Po detyron Shqiptaret te shohin kombetaren me para duke u abonuar ne Digitalb, mos dhe kjo eshte nje kurrupsion duke ja shitur te drejten televizive edhe SuperSport ketu mund te ket dore dhe FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT,asnji vend te botes nuk ndoth qe e drejta e transmetimit te KOMBETARES te transmetohet ne televizionin Kombetare dhe ate privat. Te marim shembull nga shtetet e EUROPES, ITALI, GJERMANI, ne ITALI RAI televizioni shteteror ITALIAN, ne GJERMANI ZDF keto transmetojne FREE. Kur TVSH e mer 1 mi leke te vjetra ne muaj ne faturat e dritave taksen, dhe nuk i shperben Shqiptareve per asgje.
Ky eshte nje korrupsion qe ka vazhduar ne vite me kete takse.
 
Last edited:
Top