Gjelle me mish

Ema

Goddes
Gjelle me mish

Mish turli:(se e kam qef):
Per 6 persona:
1 kg mish(vici ose qingji i ndare ne copa),
3 kokrra qepe mesatare,
100 gr bamje
100 gr patellxhana
100 gr patate
200 gr domate

Merret mishi dhe pasi shpelahet dhe pritet vihet ne nje tenxhere me uje per te zier me pak kripe,1 rrenje selinoje dhe 1 patate e 1 domate te bera ne copa te vockla!

merren bamjet,qerohen ndahen ne dy pjese po qe se jane te medha ose lihen te plota po qe se jane te vogla.Skuqen derisa te zverhen dhe hiqen vec,po kshu veprohet me patellxhanat te grire ne copa te vogla dhe me patatet te bera kubike.

Pastaj merret qepa,skuqet deri ne zverdhje,i shtohet domatja e grire holle fare dhe ne fund te gjithe perbersit qe skuqem.
Pastaj te gjitha hidhen ne tenxheren ku po zien mishi me pak pier,dhe ndonje gjeteh dafine.
Lengu duhet te behet i trashe dhe jo qullaq.
Ju befte mire!
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Gjelle me mish

Mish rolè
a1.jpg



Koha e pergatitjes : 30 minuta

Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.


Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Gjelle me mish

Lum ai qe do te martoj/te ka martuar, me kete nuse shtepie qe do te kete/ka.
Epo kur thojn cunat qe jeta moderne i ka bere gocat shqipetare te mos prekin gje me dore:rolleyes:.
Kjo vajza ketu na qeka per kuzhine ne pallat mbreteror. :eek:
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

Gjyveç me patate
Për 4 vetë

Duhen:

- mish 500 g
- patate 1.5 kg
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- qepë 1 kokërr, spec i kuq
- salcë domate 1 lugë gjelle
- kripë, piper i zi, majdanoz

Gatimi:

Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkohe përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me vaj. Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për 1/2 ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë, spërkatet me lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

Rosto Me mish (alla albanezshe)

Mish nje cope te madhe nja 1 kg
Thalba hudrash te ndara ne copa te medha
1 qepe te grire ne copa te medha
1 spec te grire trash
krype, piper
1 gote vaj
1 gote vere te kuqe

Merr copen e mishit edhe hap vrima me nje maje thike ne menyre te atille qe vrima mbrenda te jete me e gjere sesa jashte. Ne sejcilen nga vrimat hell krype, piper, hudra, qepe dhe spec te grime. Keshtu vazhdon derisa mbushet mire edhe e lyen me pak kripe perjashta. Merr pak vaj edhe e hell ne nje tenxhere te thelle, edhe e fergon nga te gjitha anet mishin. Pastaj hell pjesen e tjeter te vojit edhe veren. Sa te filloje te marri nje val e ul zjarrin edhe e len te zieje ne zjarr te avashte. Kur te jete bere e provon me piru, nqs piruni futet lehte ateher eshte be. E nxjerr ne nje pjatance edhe e ndan ne copa te holla, edhe i rreshton bukur. Mund ti shoqerosh me nje pure patatesh (kertollash) ose me patate te fergume.
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

Kotoleta me mish (vici ose pule)

5-6 copa mishi
krype, piper
pak miell
2 veze

merren copat e mishit edhe rrahen, mire e mire dhe i rradhisim ne nje pjatance duke i hellur kripe edhe piper. Ne nje pjate rrahim vezet me pak qumesht. Ne nje vend tjeter hellim miellin. Ne nje tigan hellim vojin edhe e veme ne zjarr. Marrin kotoletin edhe e lyejme nga te dy anet me pak miell edhe pastaj e zhysim ne vezet e rrahura duke e lyer mire, e pastaj fill e ne tigan me vajin e nxehte. I kthejme 1 deri ne 2 here derisa te marrin ngjyre te kuqerremte. Nqs zjarri eshte shume e ulim pak, sepse nuk piqen mire. Kotoletat e fergume vihem ne nje pjate qe ka siper nje paper towel ne menyre qe te thithi vajin e tepert. Keto mund te serviren me pure patatesh ose pure spinaku.

Ps: Per kotoleta pulet perdorni chicken breasts.
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

Tasqebab

1 kg Mish
700 - 800 gr qepe
1/2 gote vere
1/2 kg domate
majdanoz, piper, krype,

Marrim mishi edhe e ndajme ne copa te vogla kubike, edhe e veme te skuqet. Nje pjese te qepeve i grijme holle, hillen ne nje tigan tjeter edhe skuqen mire. Ja hellim keto mishit te ferguar, me pak uje, veren edhe domatet, kripe, piper edhe pjesen tjeter te qepeve te grira ne rrisk rrisk te holla. Ne fund e leme te zieje ne zjarr te avashte.
Kjo shoqerohet me pilaf ose me patate.
 

Boby

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

Uo cma kenaqet shpirtin me mish. :wink:
Cdo lloj mishi ha.S'jam as musliman as krishter.feja ime quhet MISHNGRENES /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

Dollma me salce

Për 4 veta: 150 gr. kima derri; 150 gr. kima viçi; 50 gr. oriz; 3 qepë të freskëta të grira hollë; 1 tufë kopër të grirë hollë; pak dhjamë grirë hollë; fletë hardhie sipas mbushjes, lëngu i 2 limonave; 4 lugë të supës gjalp, 3 lugë të supës miell (farine); 4 të verdha veze, garniturë, kripë, piper.

Në një enë porcelani hedhim kima orizin (po të duam e përvëlojmë) qepën të grirë hollë, koprën, majdanozin, dhjosmë, kripë e piper, 50 gr, ujë të ftohtë dhe i përziejmë mirë. Fletët e hardhisë të freskëta, i përvëlojmë (ose të kutisë) i shpëlajmë mirë dhe vendosim në secilën në formë topthi nga pak mbushje dhe i mbështjellim. I vendosim në shtresa në tenxhere të përshtatshme shtojmë lëngun e 1 1/2 limoni ujë aq sa të mbulohen dhe mbi to një pjatë që të ziejnë uniform. Mbulojmë tenxheren që të mos digjen. Në enë tjetër me gjalpë hedhim miellin, trazojmë lehtë dhe i shtojmë pak lëng të dollmave që të ziejë. Vezët e rrahura i bashkojmë me miellin por mbasi të ftohet pak lëngu në fjalë hidhet avash-avash në tenxhere dhe mbasi të marrë 1 valë shpejt e heqim. Salca duhet të jetë e lidhur mirë. Vendosim dollmanë në pjatancë, mbi të hedhim salcën dhe si garniturë vemë domate gllase.
 

lissus

Primus registratum
Re: Gjelle me mish

O Ema /pf/images/graemlins/frown.gif he maj a do me bash Lasagna mu.., apo si e ke hallin .

Ai eshte ushqimi im i preferuar
 
Top