Gezuar 4 Korrikun!

olti

Neo
Gezuar 4 Korrikun!

usflag.gif
Neo_avatar.gif


Sot eshte 4 korriku, dita e pavarsise se shteteve te bashkuara te Amerikes. Pavarsisht ngjarjeve te diteve te sotme dhe se si jane rrokullisur gjerat, kjo date shenon nje dite te madhe. Kjo date shenon triumfin e lirise, demokracise dhe vetevendosjes se popujve. Ne kete dite lindi nje shtet i madh qe do behej atdhe i miliona njerezve te kombesive te ndryshme. Ne kete dite lindi shteti, i cili me bijte e tij perballoi dhe shkaterroi fashizmin dhe me pas komunizmin. Per kete fakte si dhe per rolin e madh qe ka luajtur SHBA ne pavarsine dhe mbrojtjen e shtetit te porsalindur shqiptar ne fillim shekullin e XX, si dhe gjithashtu per faktin qe SHBA eshte sot atdheu i ri i me shume se gjysem milione shqiptareve, ne duhet ta perkujtojme kete dite.

GEZUAR te gjithe amerikaneve e vecanerisht shqiptaro-amerikaneve - dhe ZOTI e bekofte dhe shpetofte nga koka e vet Ameriken :thumbsup:

big4th.jpg
 

moonlight

Primus registratum
Re: Gezuar 4 Korrikun!

Zoti na bekofte e shpetofte nga koka jone te gjitheve per ate pune /pf/images/graemlins/laugh.gif

Gezuar 4 Korrikun shqipetare ne token amerikane; pa nenshtetsi amerikane, me dy nenshtetesi, me nenshtetesi shqipoje te mohuar, me te dyja nenshtetsite mohuar prej me te larteve, si do qe t'ju gjeje... mos harroni fishekziarret! /pf/images/graemlins/smile.gif

p.s. ika une se kam me u be gati per feste :rockband:
 

Klinton

Primus registratum
Re: Gezuar 4 Korrikun!

Neo pershendetje per temen e hapur ne lidhje me 4 korrikun, diten e pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes
Me kete rast une po postoj edhe nje shkrim te Fahri Balliut i cili vlereson shume jo vetem demokracine amerikane por edhe ndihmesen e saj per vendin tone kur ne jetonin momentet me te veshtira dhe per pak ne mund te humbisnim vendodhjen ne harten e Evropes dhe botes

<ul type="square">
[*]4 Korriku, më shumë se përkujtim i një date historike
[/list]

Nga Fahri Balliu

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, festojnë 227-vjetorin

e Pavarësisë, lirisë, demokracisë, themelimit të shtetit, etj...etj...

4 Korriku na vlen te kujtojme, se nje nga arsyet qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes mberriten ne nivelin e superfuqise se vetme te globit, është ajo që kane ne themelin e vetvetes shume heroizem, shume mendim, shume filozofi, shume gjak te ndershem. Pra, kane gjithçka qe i duhet nje ngrehine madheshtore per te mbijetuar, per t'u bere pastaj, lider i botes.

Por 4 Korriku, si feste e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte me shume se perkujtimi i nje date historike. Me kete 4 korrik, pra me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane te lidhura procese te medha shoqerore, politike, ekonomike te globit. Por po te vihet re me kujdes, me Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte i lidhur progresi njerezor, progresi shoqeror, progresi demokratik dhe ai moral. Eshte kjo arsyeja qe me 4 Korrikun, ne nje menyre, ose ne nje tjeter, jane te lidhura shume zhvillime, shume ngjarje, qofte si refleks, qofte si pjesëmarrje e drejtperdrejtë e SHBA-ve. Per ne shqiptaret eshte me konkrete, me e gjalle, eshte historike e aktuale, lidhja dhe nevoja per te marre pjese emocionalisht ne kete feste. Dhe ne shqiptaret, kemi nje 2 korrik, qe eshte 2 korriku i Kosoves, i pavaresise e lirise se saj. Ne kurre nuk mund te harrojme presidentin Klinton, qe dha urdhrin e arte per ta çuar Kosoven ne natyrshmerine e vet, ne ligjshmërinë e vet, per ta kthyer ashtu si e beri Zoti, shqiptare e te shqiptareve. Ashtu si ne nuk mund te harrojme presidentin e famshem Uillson, qe me nje intuite te rralle gjeostrategjike, ndaloi humbjen e Shqiperise nga harta e Europes. Nje shtet qe ka marre pjese ne vepra te tilla, eshte nje mik i madh dhe, per miqte e medhenj lindin dashuri te medha, lindin mirenjohje, te cilat nxitin qyteterimin, nxitin moralin civil. Ishte pikerisht ardhja e ish-Sekretarit Bejker ne Tirane, ajo qe shkundi balten komuniste mbi mikun e vertete: Ameriken. Vete shqiptaret u jane mirenjohes forcave demokratike, te cilat e ulën kembekryq Ameriken ne Shqiperi, siç e meritonte shteti qe eshte nje mik historik.

Ne kete 4 Korrik, ne kemi rastin t'i pershendesim dhe t'i mbeshtesim me te gjitha energjite tona kombetare SHBA-te, ne luften e tyre te shenjte kunder terrorizmit islamik.

SHBA-te po kryejne nje mision te jashtëzakonshem ne kete lufte. Ato po i prijnë nje epoke te re ne luften qyteteruese te globit dhe, si gjithë opsionet e medha filozofike, ushtarake, ekonomike, ajo nuk mund te perjetohet njesoj nga te gjitha vendet, ne te njejten kohe. Por ne shqiptaret, kemi instiktin dhe inteligjencen e veçante e te rralle, qe po e hedhim hapin natyrshem, me SHBA-të.

Suksesi i administrates se presidentit Bush ne luften e veshtire kunder terrorizmit, eshte nje sherbim i jashtezakonshem qe i ben SHBA, te gjithe qyteterimit boteror. Dhe ajo ia ben kete sherbim te gjitha kombeve e shteteve, pavaresisht se kujt religjioni i perkasin, kujt pikepamjeje, kujt filozofie dhe çfare interesash mbrojne. Pikerisht nga ky akt civilizues, epokal, presidenti Bush do te mbetet ne kujtesen e kohes, si nje luftetar i madh qe perballoi me sukses goditjen me te rende te kohes. Ai e nxori vendin e kombin e tij nga trauma e dites se 11 shtatorit, ne autostraden e madhe te fitores se qyteterimit mbi primitivizmin. Ky do te jete nje kuadrat i madh historik, ku presidenti Bush e bashkepunetoret e tij, do te fitojne vit pas viti mirenjohje nga miliona e miliarda njerez. Kjo do te ndodhe, pas zgjimit te tyre ne kete lufte epokale.

4 Korriku eshte rasti per nje urim, per te gjithe ata qytetare amerikane qe punojne me perkushtim ne Ambasaden e SHBA-ve ne Tirane dhe qe jane ne vetvete, shprehja e qetesise dhe e sigurise, e shpreses per progresin e ardhshem, per progresin e shoqerise shqiptare.

Sot ne 4 Korrik, festa e mikut te madh, eshte dhe festa jone.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Gezuar 4 Korrikun!

Eshte per te ardhur turp kur ne kete forum me shume anetare (mbi 2000 te tille)nuk vleresohet dhe postohet dicka ne menyre simbolike per demokracine amerikane si dhe ndihmesen e saj per kombin shqiptar.
E natyrisht ne kete forum sundojne klanet komuniste bolshevike te cilet jo vetem qe nuk duan te dine se Shqiperia ka Ameriken mik te rralle por ne anen tjeter duke e lene temen ne heshtje, kjo tregon aleancen e tyre me shovinistet greke si jane te detyruar te mallkojne ne heshtje se perse ngelen shqiptare dhe brenda kufinjve shqiptare, duke nxjerre ne pah ambicjet e tyre blu e bardhe, nje tradite e lashte trasheguese edhe ne ditet e sotshme.
 
Top