Gezuar 28 Nentorin!

PetritKola

Primus registratum
Gezuar 28 Nentorin!

Ne kete pervjetor te shpalljes se pavarsise gjithe shqiptaret, ane e mbane botes te bashkuar rreth flamurit, gjuhes, zakoneve, tradites, historise,i gezohen faktit se nuk u zhduken si komb dhe krenar zotohen se do te bejne me shume per flamurin, gjuhen… Atdheun e tyre, ashtu sic kane bere nder shekuj paraardhesit e tyre te lavdishem.
Ishte pena, puna, pushka e te pareve tane qe bene te mundur mbijetesen dhe do te jete pena, puna, pushka jone ajo qe do te siguroje jo vetem mbijetesen por edhe lulezimin dhe begatimin e Shqiperise.



Krenar, kudo qe te jemi do te brohorasim me koken larte dhe shpirtin plote; Jemi shqiptare! Ndaj sot ne diten e shenjte te 28 Nentorit te gjithe te bashkuar rreth flamurit dhe idealit tone te perbashket betohemi; Gjithmone gati! Gati per tu perballur me realitetin e trishtuar shqiptar, per ta ndryshuar ate dhe vene para pergjegjesise shkaketaret. Gati per ta bere Shqiperine “Nje Zonje te rande”.
Shqiptar kudo qe jeni, sipas mundesive vendosni gurin e themelit te dinjitetit dhe shpreses kombetare.

Protestoni politikanet dhe zyrtaret kolaboracionista shqiptar. Kundershtoni realitetin e sotem poshterues, rroberues kolonial.



Kundershtoni kete realitet ku cdo gje kontrollohet dhe zoterohet nga te huajt ne dem te interesave dhe dinjitetit shqiptar. Kundershtoni faktin e te qenit qytetare te dores se dyte ne tokat tuaja stergjyshore. Kundershtoni realitetin e veglave shqiptare pavarsisht nga maskat qe jane urdheruar te veshin.
Cojeni zerin dhe pyesni se perse ndodhemi ne kete gjendje deshperuese. Cili do te qe ndryshimi ne se Shqiperia do te drejtohej hapur nga nje ekip serbo-ruso-grek ne krahasim me veglat e tyre te sotme? Perse presidenti nuk betohet per flamurin shqiptar ?

Perse eshte e pranueshme cizmja e ushtarit grek ne trojet tona? Kush e beri te mundur grabitjen e kishes Noliane? Perse 75% e ekonomise kontrollohet nga greku? Perse ne menyre rituale ekzekutohen nga greket qytetar te pafajshem shqiptar? Kush i shiti eshtrat e te pareve ne Permet? Perse nje pjese e Europes hesht ndaj genocidit came, perse atyre nuk i pelqen pavarsia e Kosoves? Perse …? Perse…? Perse…?
Shqiptare kudo qe jeni, sipas mundesive qe keni, mbeshtesni Kosoven e pavarur. C’do dite teme e bisedave tuaja te jene edhe te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve…bisedoni dhe ndjehuni krenar per arbereshet dhe arvanitasit qe se humben gjuhen, zakonet, karakterin dhe dashurine per token arbenore.

Cdo dite te flasim me gjuhen dhe per gjuhen tone, historine tone te vertete te cilen na i kane mohuar.

Jemi krenar qe jemi shqiptar. Botes i kemi dhene gjuhe, kulture, qyteterim, shembuj dhe figura te shkelqyera. Figura te ndritura qe ashtu si historine kerkojne te na i mohojne dhe grabisin.
Shqiptar kudo qe ndodhesh, Zoti ju ka pajisur me potenciale te pakufishme. Kudo qe ndodhesh., meso me shume, puno me shume, shkelqe me shume, suksesi yt personal eshte sukses per te gjithe shqiptaret te cilet ta urojne me gjithe shpirt.
Shqiptare kudo qe jeni, ne diten tone te shenjet, ne diten qe na beri dhe do te beje ne perjetesi brezat te jene shqiptar, ne diten e shenjte te 28 Nentorit, Partia Shpresa Demokrate ju uron gezuar festen, suksese dhe lumturi.

Te bashkuar ne cdo moment dhe per cdo moment, te gatshem per te sfiduar sfidat qe na presin. Te bashkuar, se shpejti ne do ti rrezojme muret artificiale te Berlinit ngritur nga te tjeret mbi eshtrat tona duke ndare vellain shqiptar nga vellai shqiptar me synim zhdukjen perfundimtare te te dyve.
E sotmja eshte e jona, te ardhmen do ta ndertojme vete edhe me ndihmen e miqeve dhe aleateve tane historik, Amerikes…
Te bashkuar rreth idealit kombetar e ardhmja eshte e sigurt dhe e ndritur.


Gezuar 28 Nentorin!
Zoti i bekofte shqiptaret dhe aleatet e tyre!

Partia Shpresa Demokrate.


P.S

Profesor Pellumb Pilinci eshte kryetari i Partise Shpresa Demokrate.
 
Top