Geti: Po të mos isha këngëtar, do të isha dizajner

Albforumi

Primus registratum
Geti: Po të mos isha këngëtar, do të isha dizajner

imagebutton.gif


Geti.jpg
Duke qenë se është shumë i dhënë pas blerjes së teshave, anëtari i grupit Tingulli 3nt, Getoar Selimi, thotë se po të mos kishte qenë këngëtar, do të ishte dizajner.</p>


Nëse nuk do të isha këngëtar, gjithsesi do të isha dizajner. Një kohë pata filluar studimet për dizajn, por e kam lënë. Kam një vetëbesim shumë të madh sa i përket punës që lidhet me dizajnin. E dua këtë punë dhe zakonisht merrem me përzgjedhjen e teshave që vesh. Gjithsesi, nuk përtoj të marr këshilla nga njerëzit që mendoj se dinë dhe që janë pozitiv në këtë drejtim, ka thënë Geti për Infopress.</p>


Po ashtu, Geti ka njoftuar se Tingulli 3nt ka filluar punën për albumin e radhës, i cili pritet të jetë i gatshëm në verën që vjen. Ndërsa si gjithmonë, albumi i tyre do të jetë përplot befasi, ku do të jenë të përfshirë talentë të rinj dhe bashkëpunime të shumta. /Telegrafi/</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4870. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4870
 
Top