Gerryerje

Ema

Goddes
Re: gerryerje

Thote celentano:
"Nel tuo cuore c'e un bucco"!!!

Nuk di ne eshte perparesi,fat apo poshtersi te kesh nje zemer qe s'mbushet kurre.Une di qe kam nevoje te ndertoj e jo te gerryej tashme.Te ndertoj ura te reja mbi themelet e atyre qe u prishen.Te hedh themele.
-me mungon Mistria-thoshte nje shoqja ime-muret do mbesin me te cara,catite pikonjese...

:shrug:
 

Danae

Primus registratum
Re: gerryerje

ne ka kohe ka shprese tha!
do gjej molle te tjera do gjej burim tjeter,do gjej oqean e do zhytem ne te.
 

Ema

Goddes
Re: gerryerje

/pf/images/graemlins/smile.gif
Nuk eshte se e gjejme ne burimin,na gjen ai ne(te pakten per mu shkon keshtu).Pastaj koha per veten s'eshte kurre e humbur.Eshte ajo qe ka nevoje me shume se te gjithe te mbahet ne krahe /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: gerryerje

ka nje jete qe jam ne kerkim te burimit,e faktikisht deri tani kam ndjekur vetem rrjedhen e ujit /pf/images/graemlins/smile.gif
rrjedha me gjeti mua,burimin me takon ta gjej vete.dmth filozofia e milingones per mua qendron /pf/images/graemlins/smile.gif .
 

Danae

Primus registratum
Re: gerryerje

sot ia shtrova pyetjen dikujt qe me kujtoi se kete ma ka thene gjyshja si perralle dikur.
tha nuk do ngopem kurre,por pastaj takoi dike qe i tregoi sekretin. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: gerryerje

Ne fund te gropes gjeta nje leter te bere shuk e mbeshtjelle me fjongo roze.Ish shkruar:
"Dashurite e verteta nuk kane frike nga stuhite e debores,ato cjerrin vec te keqen e lene pas shijen e embel te qetesise se dashurimit.Nuk duhet me me pasion,as me dhimbje,duhet vec me heshtjen me te cilen pikojne yjet naten,duhet me fashitjen e zhurmave qe ben zemra ime,me dorezimin,dorezim absolut ndaj te pakapshmes.Si thosh shprehja"Ti je si hena,admiroj driten tende,por s'te arrij kurre..."

E mbylla perseri letren,e bera shuk me ngut,fjongon roze s'e lidha por e hodha siper si ndonje suvenir dhe i ngjesha nja dy grushta dhe persiper.
-Kjo me mire te mbetet pa gerryer-thirra-te ndertojme mbi te,te veme nje gur te madh persiper,gjigand si harresa!!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: gerryerje

pangopshmeria e tantalit asht njerezore. Njeriu qe ngopet bie ne qetesi dhe me pas zen rrjeta merimangash e si perfundim vdes!
Ai qe nuk ngopet, ka nje arsye per t'u cuar ne mengjes, per te punuar, per te studiuar, per te prodhuar, per te marre!

E rendesishme eshte te dije ku te pushoje per te mos kaluar ne makuteri, ose me keq te plase si bretkosa...
 

Danae

Primus registratum
Re: gerryerje

Ajo cfare me gerryen mbase eshte fakti se te degjoj shprehjen ajo nuk ka faj eshte "femer" me gerryen stomakun me keq se ulcera,gjithe keto vjet evulim,gjithe mundi i gjithe viteve te shkolles,liria dhe besimi qe me trasferuan ne duar njerezit me te dashur e te degjoj nga nje cope maskilist qe me sheh vetem si femer do te thote te me shohi si nje flluske sapuni,trasparente,ka krijuar nje imazh ne koke qe femrat jane keshtu e fundja askush te mos dale jashte kontureve...pikaaaaa sat'eme.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: gerryerje

efekti vrime e zeze ne astronomi me ka pelqyer gjithnje si figure letrare, vec do te doja ta perdorja per te pershkruar tjetrin; nje tjeter te papercaktuar, te larget, impersonal, te panjohur, te ftohte, te huaj!
 

Guest
Gerryerje...

Bregu nuk do te ekzistonte, nese dallge te fuqishme, do t´a gerryenin teresisht.
Shpirti do te vyshkej, nese do t´i mungonin fjale te embla.
Ehhh, riperteritje...Me kthimin e dallges pas, shpirti gjen qetesi.
Qetesi mendimesh te pashtershme.
Shpirt, qe riperterihet mbremjeve...
 
Top