George Tenet - "Bastardi" qe mohoi prejardhjen e tij.
Xhorxh Tenet, Kali i Trojës
Gary Q. Kokalari
Me ngjarjet e 11 shtatorit ne kemi qenë dëshmitarë të dështimit më të madh të shërbimeve sekrete në histori që prej kohës kur grekët u dërguan trojanëve një kalë për të shpëtuar Helenën e Trojës.
Në vitin 1997, Xhorxh Tenet, i cili prezantohej si një greko-amerikan, u propozua nga presidenti Klinton për t'u bërë drejtor i CIA-s. Ashtu siç kërkohet ky propozim duhej të kalonte për votim në Kongres. Në prill të vitit 1997, i shkruajta senatorit Riçard Shelbi, i cili në atë kohë ishte kryetar i Komisionit të Inteligjencës në Senat, dhe kërkova që ky komision të kërkonte nga zoti Tenet që të bënte të njohura lidhjet që ai mund të kishte me organizatat radikale greke, të cilat mbështesnin konceptin e Epirit të Veriut. Gjithashtu e paralajmërova se një Shqipëri e destabilizuar, do të thoshte ndërlikim domethënës të interesave strategjike amerikane, dhe se një paqëndrueshmëri politike në Shqipëri mund të çonte në një konflikt të armatosur në Kosovë.
Një kopje të kësaj letre i dërgova dhe Xhorxh Tenetit, të cilit në fakt i dërgova dhe një letër tjetër ku shkruaja:
"Është e kuptueshme që ju e paraqisni veten si një greko-amerikan. Është gjithashtu e ditur se babai juaj ka lindur në një fshat shqiptar të quajtur Qeparo, dhe se nëna juaj ka lindur në Himarë të Shqipërisë. Nëse ky informacion është i saktë, ai tregon qartë se mund të ketë konfuzion përsa i përket prejardhjes suaj etnike, për shkak se banorët e kësaj zone të Shqipërisë, janë shqiptarë etnikë. Komentet tuaja për këtë çeshtje do të vlerësoheshin shumë."
Në mënyrë jo-surprizuese, zoti Tenet nuk iu përgjigj letrës sime. Shumë shqiptarë do të donin të dinin nëse ka ndonjë të vërtetë në lidhje me spekullimet rreth origjinës etnike të zotit Tenet, dhe për shkak të tërheqjes së tij për komente, gjithkush që mund të hedhë dritë për këtë çeshtje është i ftuar dhe i inkurajuar që të bëjë para.
Pasi i dërgova letrën senatorit Shelbi dhe zotit Tenet, kisha mundësinë që këtë çeshtje ta diskutoja dhe me stafin e Komisionit të Inteligjencës në Senat. Në fund të investigimeve për këtë çeshtje, nuk ishte grumbulluar informacioni i nevojshëm për të ndryshuar gjykimin e Komisionit. Për fat të keq objektivi im i fundit për të bllokuar emërimin e Tenetit kishte rezultuar i pasuksesshëm.
Në mars të vitit 2000, i shkrova përsëri senatorit Shelbi. Kësaj radhe ishte një protestë për një koment të bërë nga Tenet në dhjetor të vitit 1999, në një fjalim gjatë një konference vjetore të Shoqërisë Mjekësore Helenike në Nju Jork. Fjalimi i Tenetit përmbante dhe disa referenca në lidhje me emigrimin e nënës së tij nga Shqipëria, si më poshtë:
"Nëna ime u arratis nga Epiri i Veriut, me një nëndetëse britanike, pak përpara se komunistët të merrnin pushtetin dhe të mbyllnin kufijtë, për të mos e parë më familjen e saj."
I sqarova zotit Shelbi se termi Epiri i Veriut përdoret ekskluzivisht nga radikalët grekë, për të përshkruar atë që në fakt është Shqipëria e Jugut, dhe se këta radikalë kanë si qëllim të përbashkët të tyre aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Gjithashtu e informova atë se termi Epiri i Veriut nuk njihet nga shqiptarët, dhe për më tepër nga asnjë vend tjetër. I shpreha atij zemërimin se zoti Tenet, në një kohë kur është drejtor i CIA-s, po sillej në mënyrë krejt të papërgjegjshme, duke përdorur një term "ndezës" si Epiri i Veriut për të përshkruar Shqipërinë. Duke bërë kështu ai po nxiste format agresive, pasi po fyente rëndë shqiptarët dhe po përkrahte hapur ambiciet e rrezikshme të provokatorëve grekë.
Nëse pranojmë për hir të bisedës se ka një të vërtetë rreth origjinës shqiptare të zotit Tenet, atëherë neve na shfaqet një drejtor i CIA, i cili sfidon respektin për identitetin e tij etnik dhe ekzistencën e një shteti sovran të quajtur Shqipëri. Dhe në rast se është kështu, atëherë ne nuk duhet të jemi të habitur me dështimin e shërbimit të inteligjencës, i cili çoi në ngjarjet e 11 shtatorit.
Duke patur rrënjë dhe në administratën e Klintonit dhe në ngjarjet e 11 shtatorit, pse nuk është larguar nga detyra si drejtor i CIA, Tenet? Ndoshta mund të gjejmë një gjurmë në librin e Faik Konicës: Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, në të cilin ai shkruante:
"Është shumë e rëndësishme që të dimë se fyerja më e rëndë në Shqipëri është që të thërrasësh një burrë, i pabesë. Në të kundërt, është për t'u theksuar se në Greqinë moderne, fyerja më e madhe është që të quash dikë analfabet dhe jo-inteligjent: ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë, është zgjuarsia në vend të karakterit."
Pavarësisht se dukej qartë që Tenet kishte mungesa përsa i përket inteligjencës, zotësia e tij për t'u mbajtur pas postit, ka të bëjë diçka në lidhje me zgjuarsinë greke, së cilës i referohet Konica. Tenet u përpoq menjëherë që të krijonte marrëdhënie të ngrohta pune me Xhorxh. W. Bush. Në fakt disa ditë pas sulmeve, presidenti vizitoi drejtorinë e CIA-s, dhe për të treguar mbështetje i hodhi krahun në qafë Tenetit. Por ndoshta një nga manovrat më dredharake të Tenetit, ishte që t'i bënte një favor familjes Bush, duke i dhënë godinës së CIA-s emrin e babait të Xhorxh W. Bush, ish-drejtor i CIA dhe ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bombat në Qendrën Botërore të Tregtisë, shpërthimet në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, sulmi mbi luftanijen US. Cole në Jemen, duhej të ishin të mjaftueshme për të bindur zotin Tenet se Bin Laden dhe Al Qaeda, kishin qëllime mjaft serioze për të shkaktuar dëme të mëdha në Amerikë. Dhe një ditë përpara sulmeve të fundit, sipas gazetës Nju Jork Tajms, zyrtarët e inteligjencës kishte kapur një telefonatë mes Bin Laden dhe të ëmës së tij, ku ai thoshte asaj se diçka e madhe do të ndodhte, dhe se ajo do të dëgjonte lajme të mëdha dhe më pas nuk do të dëgjonte për të për ca kohë. Çfarë po priste zoti Tenet, një ftesë më të rëndë të Bin Laden për sulmin terrorist të radhës?
E kujtoj se çfarë dite e bukur ishte 11 shtatori, kur mbërrita në zyrën time në Manhatan pak pas orës 8.00. Tragjikisht në më pak se një orë, ajo e martë e bukur do të ndërpritej në mënyrë të dhunshme nga terroristët që përdornin "Kuajt modernë të Trojës", kësaj radhe në formën e aeroplanëve të mbushur me karburant, të cilët do i jepnin një formë tjetër qiellit të mrekullueshëm të Manhatan-it dhe do të ndryshonin jetët tona përgjithmonë. Ajo nuk duhet të ndodhë kurrë. Ne duhet ta dinim. Por nuk ndodhi kështu. Nëse Xhorxh Tenet do të ishte një burrë me karakter, do të kishte dhënë dorëheqjen. Dhe nëse nuk do e kishte bërë, duhej pushuar nga puna.
Marre nga Tema