BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Një prej legjendave të hip hopit shqiptar, Genc Prelvukaj, antari i grupit Etno Engjujt, ka folur gjatë emisionit Top Show për sulmet e Fjolla Morinës ndaj superyllit shqiptar, Tunës.
Gjatë emisionit Top Show ishte Fjolla ajo që tërhoqi vëmendjen me sulmet e saj drejtuar Tunës, e që filloi nga kënga “Queen” e tani po vazhdon me paraqitjet publike të këngëtares.

Në pyetjen e prezantuesit Alban Dudushi, ishte Genc Prelvukaj ai që u shpreh rreth sulmit të Fjollës ndaj Tunës, e të ashtuquajturën “luftën e zogjve”.

“Po e shpreh mendimin tim. Tuna ka arritur sukses me një fenomen që është krejtësisht në trendet botërore. Nuk po flasim për diçka të re, sepse në industrinë botërore tash e 50 vjet kanë bërë gjëra të tilla si “unë jam pa konkurrencë”, “unë jam më i madhi”.

“Mendoj se Tuna ka arritur një sukses të respektueshëm me atë që ka menduar të bëjë, teksa respektoj edhe mendimin e Fjollës. Por, të marrim rastin e Getit. Ne jemi shokë shumë të mirë, reperë. Ai thotë tash e dhjetë vite se është “Më i madhi në Vend” dhe kjo mua nuk më ka penguar. Nuk mund të kuptoj këtë gjeneratë të re artistësh”.

“Gjenerata ime e artistëve i kemi shtrirë njëri-tjetrit dorën për sukseset dhe kurrë nuk na ka penguar suksesi i tjetrit. Sot po duket të jetë më ndryshe”, ka thënë Genci në Top Channel.