Re: Gaz helmues në Kumanovë!
Maqedoni: 23 nxënës të tjerë helmohen në një shkollë fillore në Kumanovë
SHKUP, 24 dhjetor - 23 nxënës shqiptarë të shkollës fillore "Bajram Shabani" të Kumanovës, mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjeksore në repartin Infektiv pranë Qendrës Spitalore në Kumanovë, pas ankesave për dhimbje barku. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, tetë nga nxënësit janë transferuar në Qendrën e Klinikave në Shkup, ndërsa të tjerët janë kther në shtëpi. Nga fundi i muajit të kaluar e deri më datën 10 të këtij muaji, për shkak të simptomave të helmimit, në Kumanovë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 200 nxënës shqiptarë. Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë Rexhep Selmani arriti në Maqedoni, ka kryer analizë epidemiologjike dhe i ka dorëzuar rekomandime Ministrisë dhe Komisionit të formuar për hetimin e këtij rasti. Nga zyra e OBSH-së në Shkup nuk japin hollësi lidhur me konstatimet e ekipit, i cili sot largohet nga Maqedonia. Hollësitë lidhur me rastet e mëparshe dhe ato të rejat e helmimeve do t'i japë ministria e Shëndetësisë.