Garda Vojvodat” kërkon bashkimin me Bullgarinë

prespari

Primus registratum
Garda Vojvodat” kërkon bashkimin me Bullgarinë

Garda Vojvodat” kërkon bashkimin me Bullgarinë

Një organizatë e fshehtë maqedonase “Garda Vojvodat” nëpërmjet një komunikate fton për bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë.

vazhdon

Kjo organizatë në komunikatën e saj drejtuar mediave bën të ditur se disponon edhe me formacion ushtarak prej 3 mijë ushtarëve.
Sipas kësaj organizate, shërbimi i tyre sekret ka zbuluar një plan siç thuhet serbo-grek për ndarjen e Maqedonisë, të ndihmuar nga kryeministri aktual Nikola Gruevski.
“Garda Vojvodat në radhët e saj ka 3 mijë ushtarë të stërvitur, që janë të aftë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së shenjtë maqedono-bullgare dhe se prej sot e deri në bashkimin e Maqedonisë me mëmën Bullgarido të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut. Shërbimi ynë sekret në bashkëpunim me vëllezërit tanë në Bullgari kemi arritur që të zbulojmë një plan të Nikola Gruevskit për ndarjen e Maqedonisë,ku pjesa më e madhe e territorit do t’i jepet Serbisë dhe Greqisë dhe një pjesë Shqipërisë, gjithë kjo me qëllim shkëputjen e popullit maqedonas nga vëllezërit bullgar”, theksohet në komunikatën e kësaj organizate.

Bashkangjitur me këtë komunikatë, Garda dërgon edhe një plan të ndarjes me një hartë, që siç thuhet është plani i Gruevskit për ndarjen e Maqedonisë. Gjithashtu kjo organizatë bënë thirrje për të mbrojtur dhe çliruar vendin si dhe bashkëngjitjen e tij me Bullgarinë.

Garda Vojvodët theksojnë në komunikatë se për herë fundit i drejtohen në mënyrë të kulturuar kryeministrit Gruevski që në mënyrën më të sinqertë të dorëzohet, të japë dorëheqje si dhe t’i lëshojë pozicionin e tij ish-ministrit të brendshëm Lube Boshkovski dhe ish-kryeministrit Lupço Georgievski./V.I./Liria

***********************************************************
3 mijë “vojvodë” kërcënojnë Gruevskin

lajm
6666ggg87798jfgjf.jpg


Organizata “Garda Vojvodët” në një kumtesë dërguar mediave kërkon Maqedonia të bashkohet me Bullgarinë, kurse akuzon kryeministrin Nikolla Gruevski se ka përpiluar plan sekret për ndarjen e Maqedonisë mes Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo organizatë pretendon se në radhët e veta ka 3 mijë ushtarë, kurse thonë se planin “serbo-grek” të Gruevskit e ka zbuluar shërbimi i tyre. Bashkë me kumtesën, e cila kryesisht është adresyar te mediumet në gjuhën shqipe, ata kanë dërguar edhe disa fotografi me ushtarë, të cilat thonë se janë të bëra në kampet e tyre të trajnimit. Mirëpo në fotografi nuk vërehen shenja, andaj nuk është e sigurt nëse ato janë të vërteta, ose të marra nga interneti. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski thotë se MPB-ja do të marrë të gjitha masat në lidhje me këtë gardë. “Duhet të shihet se nga cila adresë është lëshuar komunikata, kush janë personat dhe më pas të ndërmerren masat e duhura”, tha Kotevski.

Kjo organizatë bën thirrje për të mbrojtur dhe çliruar vendin si dhe bashkëngjitjen e tij me Bullgarinë. “Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të tokës së shenjtë maqedono-bullgare dhe se prej sot e deri në bashkimin e Maqedonisë me mëmën Bullgari do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut. Shërbimi ynë sekret në bashkëpunim me vëllezërit tanë në Bullgari kemi arritur që të zbulojmë një plan të Nikola Gruevskit për ndarjen e Maqedonisë, ku pjesa më e madhe e territorit do t’i jepet Serbisë dhe Greqisë dhe një pjesë Shqipërisë, gjithë kjo me qëllim shkëputjen e popullit maqedonas nga vëllezërit bullgar”, theksohet në komunikatën e kësaj organizate.
Në komunikatën që ka dërguar kjo e ashtuquajtur “Gardë e Vojvodëve” nuk qëndron asnjë emër e as kush qëndron pas saj.
 

Al-Punk

Still here
Re: Garda Vojvodat” kërkon bashkimin me Bullgarinë

Ne fakt akoma ka dhe ne Bullgari qe e cilesojne Maqedonine si Riviera Bullgare!
Nje shtet me 2 milion banore dhe probleme etnish gjithmone do kete probleme, por nuk besoj ne nje shkrirje me Bullgarine!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Garda Vojvodat” kërkon bashkimin me Bullgarinë

Faktikisht, Maqedonia (sigurisht pjesa lindore e saj) është tokë bullgare (për faktin se banohet nga bullgarë). Faktori grek apo serb janë pothuaj të parëndësishëm dhe kjo për vetë faktin se ata janë të përqëndruar në qytete si pasojë e lëvizjeve të popullsisë nën Perandorinë Osmane. Nuk ka vazhdimësi të popullsisë greke në jug apo asaj serbe në veri. E kundërta është e vërtetë. Ka një vazhdimësi të popullsisë maqedonase (bullgare) në Greqi, popullsi e cila është luftuar vazhdimisht nga grekët dhe që ka qenë burim konflikti ndërmjet Jugosllavisë e Greqisë gjatë Luftës së Ftohtë (sidomos në fillimet e saj). Në veri të Maqedonisë është elementi shqiptar që dominon në vazhdimësi e nuk ka ndonjë përzierje të konsiderueshme natyrale të popullsisë. Sigurisht ka patur lëvizje gjatë periudhës së komunizmit e cila ka ndryshuar goxha popullsinë e qyteteve por përbërja e popullsisë duhet kërkuar në fshatrat përreth.
Pra, Bullgaria ka të drejta të plota të ketë pretendime mbi Maqedoninë, për sa kohë që ka mbështetës në Maqedoni. Kjo nuk do të thotë që Maqedonia duhet të bashkohet me Bullgarinë por duhet njohur rëndësia e elementit bullgar në Maqedoni, element i cili është i ndryshëm nga ai serb. Elementi "maqedonas" është një huazim i atij bullgar me qëllim diferencimin nga ky i fundit (pasi nga elementët e tjerë rrethues nuk ka probleme distancimi).

Por, nuk e besoj se mund të ketë ndonjë "armatë" që të kërkojë bashkimin me Bullgarinë. Garda Vojvodat duhet kërkuar në Greqi më shumë se në Maqedoni apo Bullgari.
 
Top