Universal
AnonymouS
Pse po sulmohet tani Halim Kosova, pyet analisti Armand Shkullaku në një shkrim për Mapon.
“Sondazhe të bëra brenda mazhorancës flasin për një ngecje të Veliajt në kuotat afërsisht 8- 15 për qind më pak se koalicioni i majtë dhe një ngritje të lehtë të Halim Kosovës që shkon më lart se koalicioni opozitar. Këtë diferencë, që sjell një rrezik evident deri në 21 qershor, Veliaj dhe strategët e tij kanë menduar ta zgjidhin duke provokuar konflikt dhe duke tentuar të fusin Halim Kosovën në kurthin e politikës vulgare të ditës. Kjo shpjegon se përse vetë Veliaj, që ashtu si Ilir Meta, Majko e të tjerë eksponentë të së majtës, e vlerësoi kandidatin kundërshtar, tani e sulmon atë. Për këtë arsye, Ilir Beqja e akuzon Kosovën pikërisht sot, në zemër të fushatës, dhe jo një vit apo gjashtë muaj më parë për disa shkelje që sipas tij qenkan bërë vite e vite të shkuara, tamam në kohën kur kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama e ngrinte lart punën e Halim Kosovës në maternitet,” shkruan Shkullaku.
MAPO