Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

TIRANE (1 Qershor) -Rezultati i sondazhit paraelektoral i Levizjes "Mjaft" dhe "Gallup International" per zgjedhjet e korrikut kane renditur ne krye te listes Partine Socialiste dhe ate Demokratike. Me nga 34% votues secila per 1 400 te anketuar gjithsej dy partite me te medha ne vend, PD e PS renditen me te preferuarat nder subjektet politike. E treta renditet LSI me 10 % te votuesve, e ndjekur nga LZHK me 2 %, ndersa PR, PDS , PDK, PBDNJ dhe PAA me nga 1 %. Shumica e shqiptareve i konsiderojne zgjedhjet e ardhshme parlamentare jashtezakonsht te rendesishme. Ky eshte nje tjeter konstatim i nxjerre nga sondazhi i "Gallup International", i publikuar pothuajse nje muaj para zhillimit te zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut qe do te zhvillohen ne vendin tone. 65 perqind nga 1400 votues te anketuar ne periudhen 15-21 mars jane deklaruar te vendosur per pjesemarrjen e tyre ne votime, ndersa 17 perqind e tyre mendojne se do te vendosin diten e zgjedhjeve. Nderkohe shumica e te anketuarve jane te mendimit se po ecet me ritme shume te ngadalta ne procesin e integrimit ne Bashkimit Evropian.Te pyetur per bindjen se cila parti do te arrije fitoren ne zgjedhje, 39 % e te anketuarve mendojne se fituese do te jete PD, ndersa 33 % jane te mendimit se fituese do jete PS. Gjysma e te pyeturve ndjehen te zhgenjyer nga veprime e qeverise aktuale, dhe po kaq pavaresisht nga mbeshtetja per partite politike kerkojne qe qeveria e ardhshme qe do te krijohet pas zgjedhjeve duhet te kete nje politike krejt tjeter. Sipas organizates "Mjaft" gabueshmeria ne sondazh nuk mund te jete me shume se 2.6%. db/db(NEWS24/BalkanWeb)

Ekuilibri eshte shume interesant. Te shpresohet se do te jete keshtu edhe ne zgjedhje, ku aleancat te jene te domosdoshme
 

psejo

Primus registratum
Re: Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

o shoku thuj ishalla nuk o kshu se me 1 perqind do morin nja 2 ministri ata te ppdnj dhe pastaj duhet te shkosh ne athine per te more pashaporten shqiptare. kush ja dha trut e gamorit atyne e shkun e bon koalicion me greket do i kishin fitu zgjedhjet. Gjynof.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb]

-Te pyetur per bindjen se cila parti do te arrije fitoren ne zgjedhje,

39 % e te anketuarve mendojne se fituese do te jete PD, ndersa 33 % jane te mendimit se fituese do jete PS.

Gjysma e te pyeturve ndjehen te zhgenjyer nga veprime e qeverise aktuale,


[/qb]
:rockband: :rockband: :rockband:
 

jula

Primus registratum
Re: Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

Me gjithe respektin per Gallup, por nuk ka shume kuptim nje sondazh qe shpreh bindjet proporcionalisht ne nje popullate prej 1400 vetesh, ndersa dihet qe votimi behet kryesisht me sistemin maxhoritar.
Si fillim, per te qene me afer se vertetes, duhet t'u zbresim, me mend, dicka gjithe partive te vogla...

Meta eshte flop-i rradhes, faktikisht do te jete i suksesshem ne keto zgjedhje, por 'fenomene' te tilla e kane ciklin 4-vjecar...edhe kur mbi to investon BE (shih PDR).

<span style="font-style: italic">ipse dixit...</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/cool.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

po dilkan gjonat sic kam thon une... fiton ps me aleatet duke marre parasysh se dushqet djegin LSi-ne.

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Gallup, barazi midis PS dhe PD, percakton LSI

Sot hapa fondacionin tim &quot;GALLUP MANIPULATION&quot; eshte nje organizate serioze sondazhesh dhe ne sondazhin e fundit qe beme (po sot) me 3001 te intervistuar dolen keto rezultate:

Rezultatet e zgjedhjeve

PD 67%
LSI 21%
LZHK 12%
Pjesa tjeter voton per aleatet e PS

:tipsy:
goofy.gif
goofy.gif
goofy.gif
 
Top