Al-Punk
Still here
G99, parti e re, stil' i vjeter
Jemi lodhur te gjithe nga 2 ekstremet partiake ne Shqiperi. Keto 2 ekstreme qe ekzistonin vetem me emra (pasi ne praktike ishin njesoj) na lodhen neve dhe veten e tyre duke u shtuar, ndare, bashkuar, share e me rradhe.
Ne si popull i mire, i urte e i pezmatuar nga torturat qe i kemi bere vetes sa here qe kemi vene nje diktator mbi supe, kemi ngelur vetem te presim se kur keta te vjetrit do vriten e do shuhen e pastaj te lindi (ndoshta) nje grup te rinjsh. Ky grup te rinj, ashtu si Mesia duhet te jete i paster, i perqendruar tek problemet e shtetit, te kete horizon e te mos kete te njejten kulture meskine te grupimeve te vjetra.
Lindi G99!
Pertej spekulimit politik qe behej se kjo parti ishte thjesht nje parti e krijuar ne epruvete nga x person (ne Shqiperi, Partite jane prona personale e x personave shpeshhere) pati nga ata qe prap thane - "ndoshta do bejne dicka mo... se te rinj jane".
Ketu beja pjese dhe une, ne grupin e atyre qe nuk duan te krijojne nje mendim gjykues e negativ ndaj gjerave te reja. Megjithese injorova te gjithe helmin qe hidhej drejt ketij grupimi ne nje pike duhet te krijoja dhe une gjykimin tim.
Dukuria e pare qe vura re... kjo Parti eshte shume e mire per te kopjuar Slogane te huaja, simbole te huaja dhe fraza politike. Mjafton te shohesh simbolin qe perdornin dikur kur ishin NGO dhe do shohesh qe eshte e njejta gje qe organizata te ngjashme kane perdorur kudo neper bote. Slogani i tyre eshte identik me frymezuesin e nje shprese te re, te Obames ne Amerike. Disa nga fjalimet e tyre jane nje perkthim dhe zgjerim i fjalimeve te tij. Normalisht nuk do te shqetesohem nese ne te ardhmen keto sllogane, fjalime te perbejne vetem 30% te fushatave te tyre. Fatkeqesisht me duket se aktualisht keto sllogane shkojne deri ne 100%. Mosorigjinaliteti tregon qe ata jane ne loje, por nuk kane ide te qarta dhe qellime finale.
Dukuria e dyte qe me hidheshtoi me shume vjen nga perplasjet qe lexova diku ne Facebook ndermjet aktivisteve me te reja te kesaj partie dhe "stekave" te vjetra te NGO-ve te tjera.
Ne vend te prisja nje fisnikeri prej njerezish te edukuar, nje qetesi e urtesi (ah sa do donim pak urtesi), u perballa me nje lume ofendimesh te uleta qe as ne stadium nuk i ndesh dot. Po nuk ka rendesi, se ne fund te fundit Facebook nuk eshte nje vend zyrtar propogande, eshte si nje vend qejfi, ku dikush qe eshte pa qejf ia keput ndonje gje kot.
Kur po mendoja qe ajo qe kishe lexuar ne Facebook ishte dicka e harruar, kthehem te lexoj gazetat e dites dhe shoh:
"G99, Xhaçka: Shqipërinë po e qeveris klani "Berisha"
Nuk do i ndryshoja asgje ndonje deklarate te bere nga ndonje nga keta te vjetrit. Shpresoja per dicka te re e ndryshe, por shoh qe politika shqiptare paska ndryshuar ne diskutime personale dhe jo ne probleme kyce.