Gërdeci, avokatët e familjarëve të viktimave: Do ta padisim sërish Mediun
Familjarët, kallëzim tek Ina Rama dhe ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Vendimi i Gjykatës së Lartë për pushimin e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka irrituar familjarët e viktimave të Gërdecit. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, ata deklarojnë se do të kallëzojnë sërish Mediun në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi vendimi i pardjeshëm ishte i papranueshëm, i dhënë nga gjyqtarë me konflikt interesi, në stërzgjatje të gjykimit dhe në cenim të parimit të gjykimit të pandërprerë. Grupi i avokatëve mbrojtës të familjarëve të viktimave të Gërdecit po përgatitet në “luftën” me dy fronte, në njërën anë do të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese rishikimin e vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë dhe në anën tjetër të përgatisin kallëzimin e ri për kreun e Partisë Republikane. Megjithatë, avokatët e familjarëve të viktimave të Gërdecit deklarojnë se procesi i së hënës ishte një falsitet, pasi kërkesat e avokatëve mbrojtës të të pandehurit (tashmë ish i pandehur, shën. red) nuk u lexuan në seancë gjyqësore, çka cilësohet shkelje. Katër avokatët e trashëgimtarëve të viktimave të Gërdecit kanë pranuar tu përgjigjen disa pyetjeve të gazetës “Shqip”.

Si e pritët vendimin e pardjeshëm të Gjykatës së Lartë?

Përmbyllje e skemës së paralajmëruar, nga ana jonë kohë më parë. Ajo gjykatë po priste që i pandehuri të sillte atë copën e letrës që quhet mandat dhe ka të ngjizur imunitetin e deputetit.

Çmendim keni për seancën e së hënës në Gjykatën e Lartë?

Krejt e ngjashme me seancat e tjera. Por, përveç kësaj, nuk e di në kuptuat gjë ju se çfarë kërkoi avokati i të pandehurit? Kërkesa e tij nuk u lexua në seancë, duke shkelur kësisoj parimin e oralitetit, por u administrua nga gjykata dhe prokuroria në diskrecialitet. Familjarët e viktimave, publiku përfshi edhe median nuk e dinë çfarë kërkoi i pandehuri nëpërmjet avokatëve të tij. Duhet të lexohet kërkesa e depozituar në gjykatë dhe të përballet me deklarimet e pas procesit, për të kuptuar se kush po tallet dhe me kë, se populli nuk ha bar dhe i kupton ca ngjarje kontradiktore, edhe pa qenë jurist.

Cilat janë veprimet ligjore që do të ndërmerrni pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë?

Do të përpiqemi të koordinohemi pak me Prokurorinë e Përgjithshme, pasi të dyja palët kemi qëllim të njëjtë: procedimin e fajtorëve, ku prokuroria e ushtron këtë funksion në shërbim të interesit publik e ne në interes të familjeve të viktimave. Edhe nëse prokuroria nuk do të veprojë, se kështu e mbron më mirë, mbase interesin publik, ne do të veprojmë, pasi i pardjeshmi ishte një vendim i papranueshëm, i dhënë nga gjyqtarë me konflikt interesi, në stërzgjatje të gjykimit dhe në cenim të parimit të gjykimit të pandërprerë dhe për më tepër, në një interpretim guximtar të nenit 387, të Kodit të Procedurës Penale.

Një çështje që është diskutuar së fundi është imuniteti i z. Mediu. Ka apo jo ish-ministri i Mbrojtjes imunitet ndaj një vepre penale? Dhe nëse ka, a ka imuniteti i ri fuqi prapavepruese dhe a mund të trajtohet ai si shkak për të cilin procedimi nuk mund të vijojë?

Pa dyshim një përgjigje shteruese për këtë do ta japë Gjykata Kushtetuese. Se po të jetë kështu është shumë e thjeshtë, çdo person që po gjykohet për një vepër penale i turret dhe i hyn politikës, merr një mandat deputeti, e blen në tregun e politikës dhe ja ku shpëtoka për bukuri nga dënimi penal. Jo, nuk mund të keqinterpretohen dispozitat kushtetuese dhe procedurale kësisoj.

Konkretisht, si do të vijojë veprimi ligjor i familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit?

Po ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, që ka pushuar çështjen për të pandehurin Mediu do të paraqesim ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu do të paraqesim kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme kundër këtij personi dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Do të ndërmarrim të gjitha veprimet, që të rifillojë prapë çështja penale në ngarkim të tij, për sa kohë nuk është parashkruar ndjekja penale dhe për sa kohë nuk është dhënë një vendim pafajësie apo dënimi në ngarkim të tij dhe të bashkëfajtorëve të tjerë. Besojmë që në një çast të tillë Kuvendi do tia heqë shpejt imunitetin. Nga ana tjetër, ne kemi përgatitur edhe aplikimin për në Gjykatën e Strasburgut ndaj përgjigjes së korrikut të Gjykatës Kushtetuese, për “legjitim-veçimin” antikushtetues.

Familjarët e viktimave dukeshin shumë të irrituar ditën e hënë, pas procesit gjyqësor…

Po, me të drejtë, se ata po i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, por sistemi i drejtësisë po i refuzon arbitrarisht. Mirëpo ndryshe nga çështjet e tjera të bujshme, të cilave iu ka rënë pluhuri i harresës se janë ndjekur deri diku nga shteti dhe po shteti i ka mbyllur, si: çështja e 14 shtatorit 1998, ajo e rrugës Durrës-Kukës, kjo çështje smund të “administrohet” duke i vënë kapak. Kjo çështje ka për pasojë kriminale vrasjen e 26 personave dhe familjarët e tyre më të dëshpëruar se kurrë, veç ndjekjes së rrugëve ligjore, si palë në procesin penal, mesa jemi në dijeni do të dalin në protesta të fuqishme, pasi siç ka thënë dhe Papa Gjon Pali II: “Kur drejtësia cenohet, paqja vihet në rrezik”. Askush smund ti ndalë ata, të kërkojnë të drejtën e tyre me çdo formë të ligjshme.

Kushtetuta

Neni 73/2

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes

2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet

3. Deputeti nuk mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës

4. Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni Kuvendi vendos me votim të fshehtë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22402. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22402