Funksionimi kontra i argumenteve
Funksionimi kontra i argumenteve

Avni Zogiani
A janë bërë mjaft argumente për tu rrëzuar kjo qeveri?, shtron pyetjen një kontakt në Facebook nën identitetin Anonymous. Si të bëhet një bisedë rreth kësaj pyetje? Kush ta rrëzojë këtë qeveri? Apo tjetrën pas saj? Si ta rrëzojë? Dhe, pse ta rrëzojë? Kush e bën qeverinë në Kosovë? Kush menaxhon dhe kush numëron votat? Dhjetra, ndoshta qindra pyetje rrjedhin nëse përpiqemi të gjejmë përgjigjje në pyetjen fillestare, nëse dëshirojmë ta adresojmë sado pak pyetjen që bën një qytetar i zakonshëm. Natyrisht, pyetja që vetë politika duhet tia shtrojë vet-vetes, është pse lind një pyetje e tillë nga një qytetar?. Një qytetar që, mbas informatave që kam marrë rreth tij, ka qenë ushtar i UÇK-së.

Pse krijohet bindja se këtu po krijohen argumente për ta rrëzuar qeverinë, në ndërkohë që ajo sa vjen e forcohet? Mos kemi huqur diçka bazike? Mos kemi harruar diçka prej së cilës është ndërtuar sistemi politik me të cilin po jetojmë? Unë kam një përgjigjje të pjesërishme për këto pyetje: argumentet që ne mendojmë se funksionojnë kundër politikës në Kosovë, në të vërtet funksionojnë pro saj. Çka po don me than?. Në përpjekje për të argumentuar çdo ditë, me fakte, atë që po ndodh, e kemi humbur idenë mbi bazën mbi të cilën qëndron politika kosovare, që esencialisht është jodemokratike dhe ku argumentet kanë kundër-efekt e logjikës normale. Prap spo të kuptoj!. Më thjesht, nëse ne mendojmë që duke ekspozuar korrupsionin, mungesën e demokracisë, përkeqësimin e gjendjes së qytetarit, po i bëjmë presion politikës dhe po dobësojmë pozitat e korrupsionit, në të vërtet po e bëjmë të kundërten. Pse?. Sepse ideja e politikës kosovare nuk është demokracia, por është përfaqësimi i interesave jo-kosovare (ndërkombëtare), nuk është zhvillimi, por dhënia e pasurisë tek të huajt, dhe për efekt, nuk është përmirësimi i standardit të jetës, por e kundërta, varfërimi. Kjo shihet në shumicën e politikave e vendimeve, kjo shihet edhe në statistikat makro-ekonomike për këto dhjetë vjet. Prandaj, nëse determinata normale e një relacioni është, ta zëmë, sa më shumë korrupsion, aq më shumë sanksion, në Kosovë është e kundërta. Sa më pak korrupsion, aq më shumë sanksion. Sepse korrupsioni është bërë trade mark i funksionimit të politikës, i arritjes së objektivave politike ndërkombëtare.

Fakti që sovran mbi këtë politikë janë institucionet jo-demokratike (ICO, EULEX, KFOR, Ambasadat), bën që përfaqësimi i vullnetit të qytetarëve të shkaktojë dëm për politikën, e puna për përfaqësimin e vullneteve tjera të jetë kusht për pushtet. Nëse një qeveri dhe politikë dobësohet për shkak të mos-përfaqësimit të vullnetit të shumicës, këtu asaj i forcohet pozicioni pikërisht për shkak të kësaj. Sigurisht kjo nuk do të thotë se ai që e humb pushtetin ka filluar të përfaqësojë vullnetin e qytetarit, por ndërrimi i pushtetit është bërë thjesht një proces formal, për të kënaqur partitë që janë në parlament, e jo një proces që reflekton ndryshimin mes partive.

Funksionimi i argumentave kundër logjikës së zakonshme, shihet në çdo fushë. Për shembull, një prokuror a gjyqtar është më lart në hierarkinë e drejtësisë, për aq sa mbrapa ka lënë histori përndjekëse, korrupsion e lidhje me krimin e organizuar. Kur korrupsioni është i madh, ama vërtet i madh, sistemi, bashkë me aktorët e rëndësishëm vendor e ndërkombëtar, veprojnë për ta mbrojtur e forcuar pozicionin e politikanit/zyrtarit në pyetje (rasti Limaj dhe rasti Hashim Rexhepi).

Dua ta nxjerr një citat të Ukshin Hotit, të bërë më 26 Maj të vitit 1990 në Krushë të Madhe:

…Demokracia doemos do të duhej t’i ndihmonte zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të Kosovës… Mirëpo me demokraci nuk mund të synohet konservimi i raporteve të vjetra, sepse ato në Kosovë shpesh janë të karakterit feudo-klanor…

Dhe sidomos: Në qoftë se me demokraci synohet demobilizimi dhe jo mobilizimi i forcave të zhvillimit; në qoftë se, ajo (demokracia), nuk do ta mundësojë (përmes zgjedhjeve të lira), shpërthimin e forcave të njëmendëta kreative; në qoftë se përmes konkurrencës së lirë të ideve, mendimeve dhe mallrave nuk do të mundësohet ndërtimi i vlerave të njëmendëta; në qoftë se, me fjalë të tjera, demokracia, përmes mekanizmave tanimë të njohur, do të reduktohet në formalizëm të thjeshtë për ruajtjen e privilegjeve tashmë të privilegjuara e jo për begatimin e jetës shoqërore dhe politike, ky lloj i demokracisë në Kosovë nuk do t’u duhet as bartësve seriozë të saj, të cilët në Amerikë e propaguan si mënyrë të denjë për jetën e njeriut.

Pra, njeriu më i spikatur i filozofisë politike shqiptare për kohën e dhënë e edhe përtej, qysh atëherë e ka vënë re tendencën e shndërrimit të demokracisë në Kosovë në një sistem që i dedikohet ruajtjes së privilegjeve, do të thotë shndërrimin e saj në një kërkesë formale që nuk e ka domosdoshmërisht zhvillimin e mirëqenien si qëllim, por ndodhë sepse kështu lypset. Ukshin Hoti pastaj konkludon se demokracinë në Kosovë nuk e lindën të tjerët, e as nuk u lind për qejfin e tyre. Ishte e ndërlidhur me proceset demokratike të Evropës dhe me synimet e tilla të njerëzimit. Demokracia në Kosovë u vetëlind në vitin 1981, do të rritet vetë, së bashku, e barabartë dhe e ndërlidhur me të tjerat….. Sot në Kosovë, politika vazhdimisht shantazhon me panikun se Kosova mund të humbas gjithçka nëse nuk përfaqësohen alternativat që na jepen. Nëse procesi i privatizimit nuk bëhet siç bëhet, nëse integriteti i vendit nuk injorohet siç injorohet.

Nëse në vazhdimsi për tërë këto vite, me këtë model qeverisjeje, qytetari është bërë i varfër, pse duhet të vazhdojmë ta quajm demokraci ktë që po ndodhë? Nëse për shembull procesi i privatizimit sipas modelit të dhënë nga njerëzit e njejt që bazën e kanë në marrëdhënje feudo-klanore dhe të skemave të shërbimeve të informimit, ka shkaktuar degradim të ekonomisë, pse ai vazhdon të quhet privatizim?

Momenti vendimtar në refuzimin e kësaj që po ndodhë është në kuptimin se duke menduar se po sulmojmë këtë lloj politike, ne jemi duke i ndihmuar asaj, besoj se mund të gjindet përgjigjja në pyetjen e ushtarit të thjesht të UÇK-së, a ka mjaftë argumente për ta rrëzuar politiken, e kështuzme. Jo Qeverinë, sepse mendoj se tërë kjo nuk definohet vetëm në qeveri. Marrëdhëniet feudo-klanore bazën e kanë në diskriminim, paternalizëm, korrupsion e shpesh ky sistem vlerash kthehet edhe në mbrojtës së veprimeve çnjerëzore e imorale.

Pra, nëse në vazhdojmë të themi se kjo qeveri është më e korruptuara në historinë e Kosovës, në fakt në adresën e faktorit që vendos mbi të ardhmen e këtij vendi, kemi thënë se kjo është qeverija më e përshtatshme për ta udhëhequr një proces eksploatimi, vendnumërimi, e degradimi. Sepse korrupsioni është shndërruar tashmë në mjet për të arritur qëllime më të mëdha sesa vetëm kontrollin ndaj politikës. Ai është shndërruar në mjet për ta mbajtur një sistem që vetëm formalisht është demokratik. Kjo më së shumti shihet në raportet e kësaj politike me ekonominë, aty ku edhe kanë interes akterët më të rëndësishëm ndërkombëtar në Kosovë. Për shembull, nga të njejtit aktorë ndërkombëtarë, në njërën anë na thuhet se politika kosovare është e korruptuar dhe e përzier me krimin e organizuar, e në anën tjetër nga po të njejtit akter pengohet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo para së gjithash se falja e pasurisë publike në njërën anë, dhe vazhdimi i pafund i negociatave për të shkoçur sa më shumë sovranitet e integritet territorial të Kosovës, është i mundur vetëm me njerëz të korruptuar e të inkriminuar, të cilëve në nivelin ultimativ iu mundësohet të pretendojnë se janë përfaqësues demokratik. Pra, me fjalët e Ukshin Hotit, demokracia në Kosovë është shndërruar në formalizëm të thjesht me qëllim të ruajtjes së marrëdhënjeve të vjetra. Demokracia thjesht është shndërruar në një sfond mbi të cilin ruhen e zhvillohen këto marrëdhënje të vjetra.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1375