fuckin heshtje!

Albforumi

Primus registratum
fuckin heshtje!

</p>


2334108203_5e70e32687.jpg
</p>


nga Loer Kume</p>


Njerëz njerëz! Ku janë njerëzit? Iku i fundit para pak…
Muzikë muzikë! Ku është dreqi i muzikës? Nuk ka asnjë notë për be. Jam në një hapësire të madhe me mure që vijnë era bojë. Pa muzikë. Asnjë tranzistor nuk ka përreth që të më japë ç’ka kërkoj e të më mbushë veshët.
Mar librin e Teodorit në dorë. Heshtje dhe ai libër plot. Flet. Nuk tingëllon, nuk zhurmon. Vetëm flet. Keko flet gjëra të bukura, por nuk ka tinguj…
Libri fluturon, përplaset në mur, dhe… tingulli ishte i shkurtër për të më ngopur.
Hipi këmbët mbi tavolinë, shtendos kokën duke e varur pas, e dorëzohem … heshtje… C’dreqin ka kjo heshtje që po më shurdhon?
Rri statik, pa lëvizur as qerpikun. Frymëmarrjen e zvogëloj lehtë lehtë… deri në ngushtësinë më të madhe të mushkërive të mia, dhe përpiqem që bashkë me to, të ngushtoj dhe trurin tim.
Ja ku hyj në vete, shëtis korridoret e shkreta të veshëve, zemrës, rropullive, shoh pas syve, hundës, gojës së tharë nga heshtja, e s’kuptoj asgjë. Pse kjo heshtje më trajton kështu? Pse jam në luftë me heshtjen? Pse të rrahurat e zemrës aritmohen nga çdo sekondë tingullshkretë? Pse zemra vetë përpëlitet vrullshëm nga akustika e shurdhër e mureve?
Pse kjo pyetje e ndyrë nuk bën një zhurmë që të më shpërqëndrojë?
Si thashë? Shpërqëndrojë? Po, … nga se?
Thellë thellë thellë… nga vetja ime !!!
Eshtë ai veti aty, kudo nëpër qënien e shtrirë në poltronin komod, me këmbët përpjetë si një kowboy, e me kokën e varur pas, ai veti aty që s’më ndahet dot në jetë të jetëve, ai veti i fshehur në mua, që më çmend, më dërgon sinjale që nuk di ti frenoj, nuk di ti shurdhoj, sepse veti s’mund të ndalet. Kjo heshtje mizore, e poshtër, sadiste, s’bën tjetër veçse më lë vetëm me veten, me atë qënie që më djeg me vrullin e saj të etshëm… dridhem prej tij… rrëqethje të forta më kalojnë në kurriz, nuk dua të flas me të…
Në katër anët fluturojnë mendje, ngjyra, fytyra, zëra, prekje, ndjenja që më torturojnë pa hezitim.
Këto janë gishtat e tij që s’më lënë të qetë duke më shkretuar qënien duke marrë grimca nga shpirti im të cilin e gjejnë kudo që fshihet…
Nuk dua të kem të bëj me vetin! Ai është vetëm një, poshtë koresh e koresh plagësh të gjakta, e triumfesh mizore të gjakta. I vogël e i njomë si fëmijë i pashpirt, këto janë iluzione, e nuk më thotë asgjë veç Pik! Pik! Pik! Pikëza të vockla të nukediça, tingujt e të cilave jehojnë brënda kockave të mia duke më ftohur gjakun…
Cohem, rrëmbej xhaketën, ndez një cigare me iluzionin se prushi i saj do më zgjojë, kyç derën e zyrës e dal në diellin e kësaj dite të bukur të kërkoj zëra njerëzish, qofshin këta dhe të kotë, mjafton të jenë të gjallë.</p>
Archiviato in:Lart &amp; Poshtë, Letërsi Tagged: heshtje, loer kume, proze, tregime shqip
4308
4308
4308
4308
4308
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4308
 
Top