Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Tasi

Primus registratum
Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Shikoni çfare shkruan Drejtori i Agjensise Telegrefike Shqiptare per diasporen tone ne nje te perditshme shqiptare:

... <span style="font-weight: bold">Nje nga perparimet eshte se diaspora jone ka hapur nje faqe interneti, me adresen: www.naac.org. Adresa duket se nuk ka ndonje lidhje me Shqiperine, pasi sigla &quot;AL&quot; eshte zevendesiuar me nje tingull te cuditshem &quot;naac&quot;. Por sidoqofte, eshte nje faqe interneti. E tera eshte e shkruar vetem ne anglisht, por i kushtohet Shqiperise. </span>

Dhe po ta lexosh te gjithe shkrimin, te pakten mua me le pershtypjen qe ate nuk e ka shkruar nje shqiptar. Mllef dhe cmire te jep ndjesi shkrimi i Frrokut. Shkrimi eshte i fresket dhe polemizon me disa nga figurat e diaspores sone ne US. Ai nuk heziton te beje etiketime dhe te ushqeje uurejtje.

Ja si shkruan ky monster: <span style="font-weight: bold">...Nickolas Gage ka dhelperi te madhe; ai flet mire edhe gjuhen e tij amtare (greqisht) dhe kete e ka bere me qellim anti-shqiptar. Vetem e vetem qe te flase me minoritetin grek ne Dropull e Delvine dhe te ngaterroje pune. Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe.Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe.Nderkohe punesohen ca cuperlina ne Tirane si perkthyese te letrave plot zjarr te vellezerve te diaspores...</span>

Tjeter

<span style="font-weight: bold">Kendej nga vendi yne verehen dy ndiesi: E para, ndiesia e keqardhjes per largesine mes vellezerish; dhe, e dyta, ndienja se kane te drejte edhe kur thone te paverteta.</span>

Tjeter

<span style="font-weight: bold">Kohet e fundit, ne shenje solidariteti, me sa duket eshte vendosur qe te gjithe te veshin gravata te kuqe.</span>

Ky eshte Frrok Cupi, nje njeri qe mban pasaporte shqiptare, di shqip ( anglisht s`e besoj ) eshte drejtor i ATSH-se dhe ka ne organike 40 perkthyes.
Shikoni djallezine e tij ne paragrafin e pare dhe krahasimin e tij midis Gage e cunave te diaspores. Rasti i pare qe ju dha ne shtyp ai beri kete vleresim per diasporen.
Ndersa kur nje polic i futi disa shpula djalit te tij sepse kundershtoi forcat e rendit, mobilizoi gjithe arsenalin dhe mori dhjetra faqesh gazetash lajmi qe i shpullave.
Ky eshte njeri prej atyre...
 

Tasi

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Tani me lejoni te jap disa te dhena mbi faqen e internetit te diaspores.

Shenimet e kesaj faqeje datojne me 03-Dec-1998. Ju jeni te lire te vertetoni kete nese beni searsh domain ne website e caktuara per kete qellim, p.sh www.namesecure.com , vendosni vetem naac dhe beni Go, çekoni mbi naac.org dhe shikoni detajet.

Agjensia Telegrafike Shqiptare daton 14 Sep 2000 dhe nuk asnje tregues qe te mundet te krahasohet per kontributin qe ka dhene ne internet naac.org

naac eshte shkurtim i fjaleve National Albanian American Council dhe ka shume lidhje me Shqiperine. Domain eshte term qe zgjidhet nje here dhe nuk mund te ndryshohet. Websiti mund te ndryshoje domain, por kjo ne rastin kur ai eshte bere publik dhe ka nje numur vizitoresh do te sillte humbjen e nje pjese te tyre ( vizitoreve ) dhe do te ishte humje kohe.
Meqenese ata operojne ne nje mjedis profesionist, termat Albanian dhe American jane zgjedhur ne menyre qe rezultati i kerkimin me search engine te jete me i larte, kjo nga pikpamja teknike.
Provoni ne google.com dhe kerkoni nen keto terma dhe rezultati eshte faqja e dyte ne 190.000
Pra, qe te mos zgjatem www.naac.org eshte nga faqet me te vjetra shqiptare, dhe shume kohe me perpara se vete ATSH qe ka punuar deri krijimin e websitit te saj,nen domain grek dhe italian.
Per kete te fundit kliko ketu:
web page
dhe web page

Do shihemi perseri
 

receli

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

<span style="font-style: italic">-edituar-</span>
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Diaspora mund të ketë një mijë e një kusure. Por ndryshimi më i madh që ka ajo, me politkanët shqiptare brenda vendit është se ata të parët paguajnë, japin për nënën, këta të dytët paguhen, e kafshojnë, një copë, një çikë. Është ironike që diaspora të paguajë nëpërmjet lobingut Klinton e Bush etj, sepse mekanizmi kështu vepron Klinton bën takim ftesat janë 5000 USD për shoq 10000 për çift, e një çorapekuq të tallë menderen me kravatat e kuqe të këtyre njerëzve. Është ndyrësi vetëm Made in Albania që pashaportat për të cilat u paguan mbi dhe nën dorë 10 milion dollarë ti shiten diasporës 50 milion dollarë mbi dorë dhe dhjetë herë aq nën dorë. Është dashakeqsi që ish presidenti Mejdani të kërkojë që Shqipëria të mos njohë dyshtetësinë pavarsisht se si arsyetohet ajo, apo të thotë se &quot;ata&quot; shgrapin nga kompjuteri dhe flasin me mllef.
Ka plot kësi rastesh që po krijojnë një &quot;ata&quot;, prej politikës shqiptare. Por ata që duruan 50 vjet komunizëm do durojnë dhe 5 vjet çupizëm, por asnjëherë nuk kanë për të rreshtur së ngrituri zërin, ashtu siç dinë, për Shqipërinë.
Një nga fatkeqsitë tona kur ndajmë veten në &quot;ne&quot; dhe &quot;ata&quot;. Sa për kusuret e diasporës le ti lemë për herë tjetër.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Frrok Cupi eshte si eshte ca gjera i kishte te drejta. Tasi me Pershesh ka nje zakon te keq, mundohet te perktheje artikujt ne vend ti citoje, ose citon dicka pa e futur ne kontekstin qe i eshte dhene ne artikull.

1- Frrok Cupi ankohet qe kryetaret e kesaj diaspore nuk dine shqip.

2- Frrok Cupi ankohet qe kjo diaspore nuk mban kontakte me shtetin shqiptar.

3- Frrok Cupi ankohet qe disa eksponente ne kete diaspore hiqen si shume nacionaliste dhe akuzojne shqiptaret si grekofile, serbofile.

4- Frrok Cupi ankohet qe kjo diaspore nuk kryen asnje veprimtari bamirese ne Shqiperi.

Kjo pra eshte shtresa drejtuese e organizates NAAC..e cila kerkon 50 dollare nga studentet shqiptare ne Amerike qe te ndjekin nje seminar se si te gjesh pune kur keto seminare jepen falas neper shkolla. Kjo organizate ka llafe shume e pune pak, prandaj Frrok Cupi ve ne dukje kravatat e tyre te kuqe me ironi.

E une nuk e shikoj pse nuk ka te drejte ne keto pika Frrok Cupi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Mbas tre brezash dhe 50 vjet izolimi, nuk është çudi që ata të mos shprehen shqip.
Shteti ynë ka ndërruar tre qeveri në një vit, me kë të mbajnë kontakte më parë. Për më tepër është shteti ai që duhet ti prijë kësaj pune. Por nuk ka për të pasur tufëzime mendimesh siç kërkoi Ilir Meta OJQ-ve në Shqipëri.
Nëse mendohet se &quot;ata&quot; do bëjnë bamirësi për telefona 2 milionsh në muaj qeveritarësh, s'kanë për të bërë. Mbase duhet ndarë pak puna, ata pesë veta që përmend Çupi që nuk kanë bërë bamirësi, e plot të tjerë që investojnë. Ripërsëris dhe njëherë, sa herë që i shikoni ata me kongresmenë, senatorë e shtetarë të tjerë të lartë amerikanë duhet ta dini aq herë ata kanë paguar nga xhepi. Kohë më parë lexova se e bëjnë për interesin e tyre, e diskutueshme. Por rezultati është angazhimi i USA për çështjen shqiptare.
E meqë jam dakort me atë paragrafin e fundit, përgjithsisht një nga kusuret është mos krijimi i lidhjeve, apo distanca midis një elite, në është e tillë, dhe e të sapombriturve që s'dinë ku kanë kokën. Për mua këtu në NY janë po aq të pakapshme si ambasada shqiptare, si NAAC, si Vatra.
Nuk e di ku është profesionalizmi kur në vend të merresh me fjalët që thonë merresh me kravatat që mbajnë.
Shqipërisë i mungon diaspora e plotë, por kësaj që është nuk mund ti privohet e drejta e fjalës, s'ka mënyrë tjetër për ti treguar se e ka gabim, nëse është kështu.
Dërdëllitëm për arsyet pse nuk hymë në NATO, presidenti tha nuk kishim pragun e 2% pa le më shumë. Mirpo kur këtej shpjegohet pse hynë vendet balltike dhe Çekia, për një prej balltikeve thuhet e ka pasur kryeministrin ish punonjës konvejeri në industrinë e automobilave në amerikë, për Çekinë e ndjemë vetë prezencën e bijës së emigrantit të '50 Ollbrajt kur foli për endrrën e Kosovës. Po ne? Një gjysëm fjale u hodh për Selamin dhe përnjëhere përgjigjia shet makina. Po Brozi, po ish guvernatori i BSH, po gjeneralët. Është lluks i madh ky për një shtet 3 milionsh. Është larg dita kur ndonjë shqiptar të bëhet ndonjë nënsekretar.
Më së fundi dhe Paten ju drejtua rinisë në Tiranë, si për ti thënë se politika e Shqipërisë megjithë Çupin brenda, nuk është e zonja të nxjerrë qimen nga qulli. Nëse ne mbetemi mbrapa dhe Sërbisë që ka vetëm dy vjet reforma dhe e ka qeverinë me të gjithë ish të punësuar në botë, mos e kërkoni fajin tek diaspora, e as mos prisni të vijë ndonjë prej tyre të bëhet Demka i Zylove tanë të dashur.
Nuk ka pyll pa derra, por këta këtej janë derra të egër, luftojnë vetë për ushqimin e tyre, ata andej janë derra me regjim stallor, kush i ushqen ja nxjerrin njëri tjetrit kur mbeten pa gjë.
 

renea

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

NJerez trumbyllur si Frrok Cupi nuk kane per ta kuptuar kurre pse Amerika eshte e sukseshme.

Amerika eshte e sukseshme sepse varet ne veten e saj, punon, lufton e vetem dhe korr e vetme, poashtu Shteti Shqiptar nuk mund te sygjeroje ose kerkoje ndihmen e emigranteve (te quajtur diaspore) per influence ose kalamanlleqe si keto.
Diaspora nuk do luftoje kontrabanden,dorgen,prostitucionin, korrupsionin qe kane pllakosur Shqiperine, kete duhet ta beje nje shtet shqiptar vullnet mire.
Krahasimi me diasporen greke eshte debillek me i madh. I akuzojme greket per te djallezuar (te demonizuar, ose nen ifluence satanike nga fjalori) dhe kerkojme te behemi si ata.
Sefanopulos mund te beje gjithe emisionet e botes, te flase greqisht me gjithe fashataret e botes, lufta kunder krimit i perket shteti shqiptar, dhe nese dicka korrigjohet cdo pjese e murit te shtetit shqiptar do te ngrihet.
Me teper keto jane thirrje deshtake te lidhura ngushte me interesin personal.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Diabolis,

Mbas tre brezash dhe 50 vjet izolimi, nuk është çudi që ata të mos shprehen shqip.
Sigurisht, hajde veme ne krye te lobit shqiptar Xhejms Belushin!

Nëse mendohet se &quot;ata&quot; do bëjnë bamirësi për telefona 2 milionsh në muaj qeveritarësh, s'kanë për të bërë.
Une nuk e kuptoj se pse dole ne kete perfundim ti. Kush e sugjeroi kete? Ti?

Ripërsëris dhe njëherë, sa herë që i shikoni ata me kongresmenë, senatorë e shtetarë të tjerë të lartë amerikanë duhet ta dini aq herë ata kanë paguar nga xhepi. Kohë më parë lexova se e bëjnë për interesin e tyre, e diskutueshme. Por rezultati është angazhimi i USA për çështjen shqiptare.
Mua me duket se po thua qe NAAC eshte shkaktarja e nderhyrjes ne Kosove. Nuk besoj qe eshte keshtu sic thua ti. Sigurisht qe NAAC ka bere dicka, po nuk arrij ta shikoj metoden me te cilen ti mate kontributin e tyre.

Plus, qe une nuk shikoj pse ti ke predizpozicionin qe interesat personale te Frrok Cupit ti identifikosh ne sekonde, ndersa interesat personale te personave te NAAC te duken te diskutueshme. Kjo quhet &quot;being biased&quot;.

Nuk e di ku është profesionalizmi kur në vend të merresh me fjalët që thonë merresh me kravatat që mbajnë.
Une nuk e shikoj se ku po merret Frrok Cupi me kravatat qe mbajne. Ndoshta me trego ti nese Frroku po i ben analize materialit, qendisjes, apo perpunimit ne linjen e prodhimit. Si ka mundesi qe nuk e kupton qe Frrok Cupi e permend me ironi ate pune per te vene ne dukje siperfaqshmerine. (ti ke cdo te drejte te mos pajtohesh me konkluzionin e siperfaqshmerise, megjithate menyra e shprehjes se Frrok-ut nuk le vend per te menduar qe ai po merret me kravatat e tyre).

Nëse ne mbetemi mbrapa dhe Sërbisë që ka vetëm dy vjet reforma dhe e ka qeverinë me të gjithë ish të punësuar në botë, mos e kërkoni fajin tek diaspora, e as mos prisni të vijë ndonjë prej tyre të bëhet Demka i Zylove tanë të dashur.
Ndoshta faji eshte i diaspores Serbe qe le vendet e punes neper bankat dhe institucionet financiare boterore dhe shkon e punon ne vendin e vet!
 

a-alket

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Fillimisht postuar nga renea:
[qb]poashtu Shteti Shqiptar nuk mund te sygjeroje ose kerkoje ndihmen e emigranteve (te quajtur diaspore) per influence ose kalamanlleqe si keto.
Diaspora nuk do luftoje kontrabanden, dorgen,prostitucionin, korrupsionin qe kane pllakosur Shqiperine, kete duhet ta beje nje shtet shqiptar vullnet mire.[/qb]
1- Diaspora nuk perfshin vetem emigrantet por edhe femijet e tyre dhe femijet e femijeve te tyre te cilet nuk mund te quhen emigrante.

2- Shteti shqiptar, kinez, apo ugulelelez, perbehet nga njerez, ligje dhe procese. Shteti nuk eshte &quot;vullnet mire&quot; apo &quot;vullnet keq&quot;. Permiresimi i seciles nga ato 3 perberese con ne nje permiresim te shtetit. E pranojme qe diaspora nuk ben dot shume per te permiresuar njeriun shqiptar, por ama mund te beje shume ne ato dy te tjerat. Nqs diaspora i ve vetes vetem nje detyre, ate te &quot;identifikimit&quot; te te keqes, si psh &quot;greket jane shker....&quot; apo &quot;serbet jane terrorrista&quot;, atehere i duhet thene &quot;te paçim!&quot;.
 

renea

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

sepse teoria &quot;dhemb per dhemb&quot; ka shkaterruar dhe me te fortin, larg nacionalizmit te tepruar.

diaspora nuk ka lidhje me ecurine e shtetit shqiptar, dhe punen e saj, as shteti shqiptar mos ti mbaje syte nga diaspora, ndihmesa e diaspores eshte in objektive , rezultatet e fundit kundra trafiqeve moren si shpeblim investime per shtetin shqiptar, dhe jo investime per daisporen.

eshte e kote perqendrimi ne detaje e vogelima si diaspora kur e keqja dhe problemi qendron diku tjeter, pune objektivi kjo.
 

renea

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

<span style="font-style: italic">Shteti nuk eshte &quot;vullnet mire&quot; apo &quot;vullnet keq&quot;. </span>

per keto veshtro analogjine e famshme &quot;ligji ne doren e Maliqit&quot;, poashtu themelimin e kushtetutes amerikane mbi Bibel.Suksesi vjen nga vullneti, nuk ka rendesi ne c'instanca.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

une ate po them: njeriu, ligji dhe proceset. Edhe ti po thua...njeriu(maliqi) dhe thupra(ligji). Kjo keshtu ka qene kudo edhe do jete kudo. Varet nga interpretimi i ligjit. prandaj ka proces, ne menyre qe interpretimi i ligjit te mos lekundet si lavjerres.

Sa per ate qe kushtetuta amerikane eshte themeluar mbi bibel, nuk eshte ceshtje kendveshtrimi, eshte ceshtje kendi shikimi.
rolleyes.gif
 

Tasi

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Une ndaj opinion te njejte ne kete rast me kete lajm.

<span style="font-weight: bold">Forumi Demokrat Studentor (FDS), organi rinor i Partisë Demokrate të reformuar kërkon largimin e Frrok Cupit nga posti i drejtorit të Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH). Këtë e bëri të njohur kryetari i FDS, Kreshnik Çollaku në një tubim përkujtimor të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90 e cila çoi në rrëzimin e regjimit komunist. &quot;Frrok Çupi në mënyrë publike ka marrë nën mbrojtje ekstremistin Nicholas Gage dhe pikëpamjet e tij radikale. Pikëpamjet e z. Çupi janë çështje private e tij, por nuk e kuptoj pse ky person, duhet të jetë patjetër drejtor i një agjencie publike lajmesh që mbështetet nga buxheti i shtetit kur pikëpamjet e tij janë diametralisht të kundërta me ato të presidentit të Republikës, qeverisë dhe opozitës. Për këtë i kërkoj kryeministrit Nano të shkarkojë z. Çupi nga detyra dhe presidentit Moisiu që të influencojë në këtë drejtim&quot;, tha Çollaku. Në deklaratën e FDS, kryetari i PD® Genc Pollo ishte i pari që denoncoi qëndrimet e Nanos e Berishës ndaj Nikalas Gage si jodinjitoze dhe deputetët e kësaj partie kërkuan shpjegime në Parlament. Kryetari i grupit parlamentar të PDr-së Nard Ndoka ka bërë një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Nano për këtë takim. </span>

bscemscs,

une mund te akuzohem qe kam zakonin e keq qe i citoj gjerat dhe jo per te kunderten.
Ato pjese bold nuk i kam shkruar une dhe nuk kam perse te hesht kur Poeto-Publicisti-Drejtor genjen apo kerkon te manipuloje opinionin.
Nese je ne Tirane, po te kishe pare nje debat ne nje tv privat ku ishte dhe Froku prezent, do te habitej edhe Gage me mbrojtjen e shkelqyer qe i beri P-P-D-ja. Dhe mos harro flitej per te drejtat e minoritetit ne Shqiperi.
 

Morea

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Une mendoj qe fatkeqesisht, qeveria shqiptare (e lere me pastaj nje cope nepunesi - qofte edhe drejtori i ATSH) nuk ka asnje te drejte morale ti kerkoje llogari diaspores nese ka dhene apo jo kontribut per Shqiperine. Asnje qeveri qe nga koha e Zogut, nuk ka bere asnje perpjekje per te perfshire diasporen ne jeten politike dhe ekonomike te Shqiperise dhe kurre nuk i ka krijuar ndonje mbeshtetje apo lehtesi. Diaspora jashte per mendimin tim ka bere shume per numrin e vogel dhe ate komb te vogel qe perfaqeson, po perpjekjet e saj do te mbeten gjithmone te vetmuara e te peperfilluara perderisa ne Shqiperi nuk do te kete nje qeveri me vizion te qarte kombetar dhe interesat e shtetit jane thjesht interesat e individeve qe zoterojne karriget per momentin. Perderisa ne Shqiperi akoma postet drejtuese mbahen nga njerez pa kualifikimin e duhur (dhe ketu nuk flas per nje cope diplome te shkolles se larte), perderisa politiken e jashtme shqiptare e perfaqesojne pinjollet e regjimit komunist(shihni biografite e ambasadoreve ne shtetet e rendesishme) dhe motoja qeveritare eshte &quot;te vjedhim sa te mundim para se te na heqin&quot;, kot kerkoni nga diaspora.
E per deri sa ATSH-ne ta drejtoje nje njeri per te cilin interesi kombetar eshte zero perpara interesit politik, me mire mos i lexoni fare ato qe shkruhen.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Pa u bërë &quot;Peçi kondra&quot;,
nuk po diskutojmë se kë do ketë diaspora në krye,
ata harxhimet telefonike 2 milion në muaj i nxorri një nga shoqatat për kulturë demokratike, a shoqëri të hapur, në bazë të deklarimeve që vetë ministra apo deputetë kishin bërë me mirkuptim dhe pa ju nxjerrë emrat,
ndërsa e diskutueshme është që kur me përjashtim të një enigmatiku që M.Nano tha më kërkon të bëhet president nuk kemi dëgjuar asnjë të kërkojë ndonjë karrige, ndërkohë që Çupi shkruan nga një post zyrtar.
Ajo që nuk më pëlqen, e që më duket Tirana ose nuk do ose nuk e ka kuptuar akoma është se koha e mërgatës së qyqeve ka mbaruar, në emigrim janë 1 milion shqiptarë, ndryshe është bërë bishti më i rëndë se sqepari, e kjo nuk pasqyrohet as në shërbime që shteti duhet tju bëjë këtyre, e as që bëhet fjalë për ndonjë thithje të dikujt.
Ajo që ata harrojnë është se dhe guri më i çmuar i asaj palo qeverisje është një ish emigrant me emrin Edi Rama, e nëse do ruanim në kujtesë akoma atë fotografinë me makarona në gojë, që na servirnin shokët e Çupit ai do vazhdonte të ishte diku kravatë kuq, e Tirana bidonvil e shkuar bidonvilit.
Nuk e gjej aspak me vend që kur flitet për një çështje serioze, ku patjetër dikush e ka gabim, të dalë një i tretë i paguar nga njëra palë e të shkruajë si për në Kunji.
Çmund të thuash kur politika e Tiranës është gati të bëjë të pamundurën, deri në kërkim protektorati, vetëm kravata kuqtë të rrinë larg saj qoftë edhe në një qeveri provizore.
Nuk ka për të qënë më mirë nëse emërtesa apo nomenklatura i do ti ketë shtetarët brenda grazhdit e mundësisht të lidhur mirë.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Siç duket Frroku e lexon forumin.
Dhe i ka djegur paksa ky debat i yni.

Ja si shkruan per disa nga ne perseri ne te njejten gazete, por kete rradhe botuesi megjithese e ka kryetar te bordit e ka vendosur andej nga faqja 6.

Ja si shkruan ai:

...
Trafiku i nacionalizmit i kapercen kufijte e romantizmit te vjeter; ai me se shumti perfshin forumet e reja...
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Nga Ilir Skëndo

Lexova me “ëndje” artikullin e Frrok Çupit titulluar “Kravata e Kuqe e Diasporës.” Meqenëse kam qenë mjaft i zene ketu në mërgim duke u marre me hallet e kombit, që nga momenti i botimit të këtij artikulli kam pritur me zemër në dorë që të dilte ndonjë opinionist/analist/specialist/ tjetër e të shkruante një artikull për “Teserat e Kuqe” apo qoftë dhe ato pa ngjyrë të shërbimeve sekrete. Ç’e do, asnjëri nuk u kujtua. Gjynah, kisha përshtypjen se Çupi do të ishte personazh kryesor.
Nejse, le ti lemë ato historira të vjetra. Le të harrojme se Çupi ishte i vetmi gazetar shqiptar që guxoi të shkruante hapur kundra ndërhyrjes së Natos në Kosovë; le të harrojme se Çupi ishte një nga vrerëndjellësit më të mëdhenj gjatë 1997-s; le të harrojme se po ky Çup sot na thote qe Gaxojani është i reformuar!!! (I njëjti Gaxojan që ditën për diell përsëri pretendon që 30% e shqiptarëve janë grekë e që ata duhet të marrin të njëjtat të drejta si shqiptarët e Kosovës- nënkupto “pavarësi” për Shqipërinë e Jugut!!) Pra, le të harrojmë edhe se thashethemet e pakontestuara të dosjeve që Çupi ka me Shikun dhe Asfalinë kanë shitur kushedi sa e sa gazeta e kanë mbushur kushedi sa kafene. Pra le të harrojmë gjithshka ka të bëjë me të shkuarën, e të merremi vetëm me cfare na thotë “patrioti” Çupi per diasporën.
Nuk më rrihet pa thënë se pavarësisht nga “qesëndia e hollë,” forca e argumentit në artikullin e Çupit mu duk peshë e lehtë. Çupi na këlthet: “Diaspora nuk flet Shqip!!!!” Pa ditur shqip, na thotë Çupi, diaspora sado e shkolluar, nuk ka si ta dojë e ndihmojë Shqipërinë!!! Dhe për këtë Çupi ka të drejtë!! Po, po, mos u habisni! Te gjithë anëtarët e Kongresit e Senatit Amerikan e madje dhe Shtëpia e Bardhë me Bushin në krye jo vetëm që dinë Shqip por jane Shqiptarë!! Ata anglisht nuk dinë fare!! E prandaj, siç e ka zbuluar dhe Çupi gjenial, më kot i bie qypit diaspora që nuk di shqip me përpjekjet e saj për të mbrojtur kombin shqiptar se Kongresi Amerikan nuk ka se si ta marrë vesh…. Duhet sjellë Çupi që të flase me ta dhe e di ai si t’u bëje gjëmën si grekëve ashtu dhe serbëve të djallëzuar që fshihen zyrave të Amerikës, se ata në Shqipëri ai ka kohë që i ka vënë në rresht.
Kaq i drejtë është revoltimi i Çupit saqë unë propozoj që të gjithë ata që nuk flasin shqipen pastër në Shqipëri jo vetëm të mos merren më me cështjen shqiptare dhe të mirën e kombit, por të internohen në Amerikë, pranë gjirit të diasporës. Vetëm se kam frikë se do na ngelet populli pa “kokë”!!! Se siç thotë një shoku im “diasporist,” shyqyr zotit që dimë ndonjë gjuhe të huaj që marrim vesh paaaaaksa fare se ç’na thonë këta politikanët tanë të majtë e të djathtë. Po paçka, mbase Çupi i mbush mendjen Gaxojanit që të na bëhet kryeminister. Të paktën ai flet greqisht mirë, e me që gjysma e Shqiptarëve na qenkërkan grekër, ata do e marrin vesh. Gjysma e të keqes…
Çupi bëhet i pandalshëm kur dëshmon aftësitë e tij internet-shfrytëzuese. Duke shpalosur plot vetëkënaqësi se jo vetëm ata që mbarojnë shkolla në Amerikë dinë ç’është interneti e si shfletohen faqet e tij, Çupi na e demaskon diasporën përse faqja e tyre në internet nuk ka “identitet kombëtar” po është www.naac.org! Se sipas Çupit të gjithëditshëm i cili me sa duket nuk ja ka fare haberin ligjeve që rregullojnë adresat e internetit nëpër botë, faqet e internetit megjithëse janë të regjistruara në Amerike duhet te kenë “targat” me AL, njësoj si maunet e dikurshme të tregtisë së jashtme që transportonin pras, simbolin tonë të atëhershëm të përparimit e patriotizmit!!
Po Çupi nuk kenaqet vetëm me cimbisje. Ai i jep dërmën diasporës kur e akuzon se po i marrin ATIJ të drejtën e fjalës për fatet e kombit dhe harron se pikërisht sepse fjalën në Shqipëri akoma e kanë njerëzit që flasin shumë po nuk thonë asgjë, Shqipëria dhe imazhi i saj nëpër botë është katandisur aty ku është. Qesëndis diasporën për sasinë e parave të investuara në mëmëdhe dhe harron që më shumë se gjysma e prodhimit kombëtar të vendit është pikërisht nga kontributi direkt dhe indirekt i diasporës, shqiptarëve të gjendur kudo nga Amerika në Greqi. Akuzon diasporën për servilizëm ndaj politikës amerikane dhe pa iu skuqur cipa tregon se, pavarësisht se është Drejtori i Agjensise Telegrafike Shqiptare, as nuk ndjek shtypin e nuk e ka haberin se ç’thonë shqiptarët e Amerikës te cilët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për përfshirjen e ambasadorit amerikan në këtë mesele. I akuzon shqiparët e diasporës se thonë të paverteta e lë të kuptohet se vetëm Çupi e ka kuptuar që Gage i do të mirën Shqipërisë e shqiptarëve, njësoj si Duçja kur e kishte dikur në zemer…. E më së fundmi, Çupi i jep nokautin diasporës me kulmin e satirës që mund të pritesh nga një gazetaruc province i formuar në kohën e komunizmit por jo nga një figure e nderuar si z. Çupi: “kollaret e kuqe.” Na e akuzon diasporën se nga antikomuniste e terbuar që donte të therte dynjanë, na është bërë “komuniste” e flaktë sepse vesh vetëm kollare të kuqe! Mbase nga ndërrimi i shpeshtë i ngjyrave, flamujve, e pronarëve, përvecse ka humbur kohezionin llogjik, Çupi duket se harron që e kuqja në kombin tonë përpara se të ketë qenë ngjyra e teserës, ka qenë dhe mbetet ngjyra e flamurit.
Nejse, megjithë dëshirën dhe kënaqësinë e madhe që ndjej kur bëj “analizën” e thumbimeve “patriotike” të Çupit ndaj diasporës, meqë më duhet të shkoj herët në pune që të mbaj me bukë veten dhe prindërit e mi në Shqipëri se pensioni nuk iu del as të paguajnë dritat, po e mbyll me kaq se po më rëndohen qepallat. Nga gjithë këto mendime patriotike me siguri do shoh ndonjë ëndërr me Skënderbe -- Hë, atë që Skënderbeu thotë: “Armikun nuk jua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!”
P.S.
E siguroj z. Çupi se shkrimi i mësipërm nuk është i përkthyer nga asnjë “cupërlinë” në Tiranë, por është bërë krejtësisht me forcat tona, siç na ka mësuar Partia.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Frroku nuk asht kunder Diaspores Shqiptare dhe do ishte krim qe cdo gja ne jeten tone duhet me e pa me synin e ARMIKUT.
Cdo gja ka filozofine e vet dhe si thon te vjetnit nper fjal turta, Kambanat bien per ata qi kan veshe.
<span style="font-weight: bold">Nickolas Gage ka dhelperi te madhe; ai flet mire edhe gjuhen e tij amtare (greqisht) dhe kete e ka bere me qellim anti-shqiptar. Vetem e vetem qe te flase me minoritetin grek ne Dropull e Delvine dhe te ngaterroje pune. Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe.Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe.Nderkohe punesohen ca cuperlina ne Tirane si perkthyese te letrave plot zjarr te vellezerve te diaspores... </span>
Zotnea e tij Tasi me Pshesh, cat te keqe ka nji kjo qi ti ke shkruejt ja mthuej?
Po para se tma thuesh po i baj pak replike allashqiptarce une.
Zotnia Gage a si quhet din shume mir greqishten dhe me kta tregon se Diaspora jo vetem qe nuk flet shqip, por po na tregohet anti shqiptare.
A nuk asht nikshtu mor Tas?
E dyta kur zotnea e tij Cupi na permen Dropull e Delvin, filozofia Cupiane tregon se ata Came qe po ngrohin vezt ne Amerike, nuk e kan problem se kan ngele si Vllahet pa shtet.
A nuk asht kshu mor Tas?
Udheheqsit e Diaspores qitash kan fillue me belbezue nga pak, por perdreq ata bajn si bebet e kopshtit e pordhet e tyne u dashka me ngjue nitash?
Ku ishte Diaspora historike mor Tas ja me thuej se aty ka ne Came qi greku u a ka vra tan familjen e deri msot kan pa bisnesin e tyne.
Per mue Cupi knon kang shqiptare e ata ne Diaspor tallin lesht masi i kan ngroh voet e tyne.
 

emp

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Per mendimin tim zoti Cupi eshte 'xheloz' ndaj diaspores shqipetare. Eshte xheloz per arsye se ai dhe koleget e tij gazetare dhe publiciste kane deshtuar te bejne sadopak ne lidhje me qeshtjen shqiptare. Nese dikush nuk do tia kishte turbulluar ujin Fatos Nanos ne lidhje me parate e depozituara ne US ( Gary Kokalari) zoti Cupi nuk do ta kishte sulmuar diasporen. Doemos si do ta mbante postin e tij perndryshe. Ai eshte pjese e nje grupi politikanesh e gazetaresh qe si qente e lagjes nje here i lepijne plaget njeri-tjetrit dhe pastaj lehin dhe kacafyten. Megjithate mendoj se zoti Cupi eshte nje nga gazetare me te aftene Shqiperi( atehere med Zotit se si jane te tjeret)
 

Tasi

Primus registratum
Re: Frrok Cupi kunder diaspores shqiptare ne SHBA

Fillimisht postuar nga Mirditor:
[qb]Frroku nuk asht kunder Diaspores Shqiptare dhe do ishte krim qe cdo gja ne jeten tone duhet me e pa me synin e ARMIKUT.
Cdo gja ka filozofine e vet dhe si thon te vjetnit nper fjal turta, Kambanat bien per ata qi kan veshe.
<span style="font-weight: bold">Nickolas Gage ka dhelperi te madhe; ai flet mire edhe gjuhen e tij amtare (greqisht) dhe kete e ka bere me qellim anti-shqiptar. Vetem e vetem qe te flase me minoritetin grek ne Dropull e Delvine dhe te ngaterroje pune. Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe.Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe.Nderkohe punesohen ca cuperlina ne Tirane si perkthyese te letrave plot zjarr te vellezerve te diaspores... </span>
Zotnea e tij Tasi me Pshesh, cat te keqe ka nji kjo qi ti ke shkruejt ja mthuej?
Po para se tma thuesh po i baj pak replike allashqiptarce une.
Zotnia Gage a si quhet din shume mir greqishten dhe me kta tregon se Diaspora jo vetem qe nuk flet shqip, por po na tregohet anti shqiptare.
A nuk asht nikshtu mor Tas?
E dyta kur zotnea e tij Cupi na permen Dropull e Delvin, filozofia Cupiane tregon se ata Came qe po ngrohin vezt ne Amerike, nuk e kan problem se kan ngele si Vllahet pa shtet.
A nuk asht kshu mor Tas?
Udheheqsit e Diaspores qitash kan fillue me belbezue nga pak, por perdreq ata bajn si bebet e kopshtit e pordhet e tyne u dashka me ngjue nitash?
Ku ishte Diaspora historike mor Tas ja me thuej se aty ka ne Came qi greku u a ka vra tan familjen e deri msot kan pa bisnesin e tyne.
Per mue Cupi knon kang shqiptare e ata ne Diaspor tallin lesht masi i kan ngroh voet e tyne.[/qb]
Nuk do te merrem shume me ty sepse konstatoj qe mund te jete humbje kohe.
Une kam thene mendimin tim per ate shkrim qe nuk eshte postimi yt.
Frroku kerkoi te denigronte diasporen shqiptare dhe sipas mendimit tim, nuk ka te drejte dhe une nxorra disa argumenta qe jane te lira per t`u verifikuar nga çdokush per jush.

Kur diaspora shqiptare ( edhe ajo qe nuk di shqip, sepse eshte lindur e rritur ne US dhe nuk e mohojne qe jane shqiptare ) bente perpjekje per çeshtjen shqiptare, Frrok kaqoli, bente gara me Kenon se kush kishte me shume mik Zanin e Gaxhain.
I njeh keto dy personazhe ti more, xhaxh?
Nese jo hap nje topik dhe kerko te mesosh per ta.
Megjithate une po ta ripostoj edhe nje here ate qe une kam shkruar dhe te mos i ngaterosh gjerat me historira me çame apo tjeter.
Ky eshte mesazhi qe kam postuar per sqarime. Po nuk i kuptove ca gjera , ose kerko ndihme ose kalo ne ndonje topik tjeter dhe mos merr hapesirat e server machine-s kot.

Tani me lejoni te jap disa te dhena mbi faqen e internetit te diaspores.

Shenimet e kesaj faqeje datojne me 03-Dec-1998. Ju jeni te lire te vertetoni kete nese beni searsh domain ne website e caktuara per kete qellim, p.sh www.namesecure.com , vendosni vetem naac dhe beni Go, çekoni mbi naac.org dhe shikoni detajet.

Agjensia Telegrafike Shqiptare daton 14 Sep 2000 dhe nuk asnje tregues qe te mundet te krahasohet per kontributin qe ka dhene ne internet naac.org

naac eshte shkurtim i fjaleve National Albanian American Council dhe ka shume lidhje me Shqiperine. Domain eshte term qe zgjidhet nje here dhe nuk mund te ndryshohet. Websiti mund te ndryshoje domain, por kjo ne rastin kur ai eshte bere publik dhe ka nje numur vizitoresh do te sillte humbjen e nje pjese te tyre ( vizitoreve ) dhe do te ishte humje kohe.
Meqenese ata operojne ne nje mjedis profesionist, termat Albanian dhe American jane zgjedhur ne menyre qe rezultati i kerkimin me search engine te jete me i larte, kjo nga pikpamja teknike.
Provoni ne google.com dhe kerkoni nen keto terma dhe rezultati eshte faqja e dyte ne 190.000
Pra, qe te mos zgjatem www.naac.org eshte nga faqet me te vjetra shqiptare, dhe shume kohe me perpara se vete ATSH qe ka punuar deri krijimin e websitit te saj,nen domain grek dhe italian.

P.S. Qe te shkruash germen ç, ne rastin kur perdor fjalen çam, beje keshtu : alt+135. E kuptove ?
 
Top