Frika nga errësira

Albforumi

Primus registratum
Frika nga errësira

Frika-nga-erresira.jpg

Në jetën e përditshme ndodh një fenomen, që pothuajse të gjithë njerëzit e hasin – frika nga errësira.

Në gjuhën shkencore, përdoren disa terma për frikën nga errësira, andaj nëse hasni terma të tipit:
nyctophobia, scotophobia, lygophobia ose achulophobia, ta dini se bëhet fjalë pikërisht për frikën nga errësira apo nata.

Por, sa në të vërtetë frikësohemi?

Çështja e frikës nga errësira është çështje që ka ngritur kurreshtjen e shumë studiuesve të degëve të ndryshme që në njëfarë forme a tjetër kanë lidhje me frikën nga errësira, mirëpo edhe përkundër kësaj, akoma nuk ka ndonjë përfundim konkret për shkaqet se pse ndodh kjo frikë.

Studiues të shumtë thonë se mbi të gjitha, ato për të cilat ne frikësohemi nga nata janë thjeshtë paramendime dhe krijime të trurit tonë, dhe se asgjë nuk ndodh me të vërtetë, dhe se përveç ndërrimit të ngjyrës dhe “dritshmërisë” nuk dallon për asgjë tjetër dita nga nata.

Pra me një fjalë, të gjitha ato “zhurma”, “dridhje”, “zëra”, “figura” etj. që i shohim gjatë natës, i shohim edhe gjatë ditës, por thjesht mendja jonë gjatë natës i hiperbolizon ato dhe kështu neve na krijohet një bindje apo një frikë e madhe.

Një numër tjetër jo i vogël i studiuesve, beson se ato që neve na duken se po ndodhin gjatë natës, ndodhin me të vërtetë, dhe se këto nuk janë paramendime, por nata ka “një fuqi në vete” që i garanton “të gjitha krijesave” që kanë qëllime të këqija, lehtësim në punën e tyre.

Ka nga ata që pretendojnë se mund të komunikojnë me krijesa të ndryshme, me zhurmat që dëgjojnë etj., por përderisa pjesa tjetër e shoqërisë nuk mund ta bëjë këtë gjë, atyre nuk u besohet edhe aq.

Një gjë është e sigurt – nata është koha perfekte për kriminelët, hajnat, etj. dhe për të gjithë njerëzit, (e jo të gjitha krijesat), që kanë qëllime të këqija.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1213

Top