Free e-mail me 1Gb spazio.

ludwig

Primus registratum
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Kam degjuar se edhe google do japi 1gb hapsire per email tani afer. Eshte me mire ta quash internet hard drive se sa email.
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Ne fakt Spymac kishte synim qe ta nxirrte jashte loje GMail (Google Mail) akoma para se te dilte mesa kam lexuar ne nje nga lajmet e saj.
Gjithashtu ne nje nga njoftimet e saj thuhej se tashme nese Yahoo dhe Hotmail duan te qendrojne "gjalle" duhen te marrin masa te menjehershme ne permiresimin e sherbimit dhe konretisht ne me shume hapesire.

Ne fakt Hapesira 1Gb si email falas eshte nej revolucion ne internet. Megjithate mua personalisht me duket shume i tepruar per nje perdorues normal te internetit.

Gmail qe pritet te jete sherbimi email io Google thote se do te ece me parimin qe mesazhet nuk kane pse fshihen. Vetem se mesa di une keto mesazhe do te jene te kerkueshme nga te gjithe(keshtu e justifikon se çlidhje ka nej kompani kerkimi me email).

Per me shume shikoni

Google Mail

Spymac
 

ludwig

Primus registratum
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

1gb eshte e tepruar. 100mb ose edhe 50 te bejn pune. gje e mire do ishte attachments pa size limit. ne hotmail ke 1mb max dhe ne keto dite nje foto eshte 2mb.
 

Dr-DivX

Primus registratum
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Per mendimin tim nuk ka njeri ta mbushe 1GB hapsire me E-Mails sikur edhe me marr per dite nga 10.Kjo eshte thjesht nje terheqje e userave te internetit nga SPYMAC per arsye fitim prurese (SHOP, AUCTIONS, HOSTING ) qe kane ata ne faqen e tyre.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

vertet nuk mund te kete njeri ta mbushe ate spazio por sado per te derguar dicka me te madhe se sa mund te te ofronin e-mailet e tjerat eshte dicka shume me e mire.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Nuk e di per kete Spymac, por persa i perket Gmail te Google, di qe Google do te filtroje mesazhet qe keni, dhe ne baze te tyre, do te vendose reklamat ne email tuaj. Pra, shkelje e privatesise. Por, nga Kalifornia, vjen dhe nje lajm tjeter, nje kongresmene (jo si kongresmenet e PS :; ) ka kerkuar nje ligj qe te ndaloje Gmail, pasi filtrimi i mesazheve, eshte shkelje e privatesise se personit. Madje dhe disa shoqata per privatesine personale, i kane drejtuar letra Google ku i kerkojne qe metoda e filtrimit per reklamime te hiqet.

Personalisht, ato 1000 Mb le te na i jape Google si hapesire falas per ruajtje (storage), pranojme dhe reklama, sesa ti kemi ne email. Aktualisht jam mese i kenaqur me Yahoo, qe me ofron 6 MB hapesire, mese e mjaftueshme per email.

Ciao
 

genci88

Primus registratum
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Ne keto sherbimet nuk do te thote qe 1Gb te eshte falur ty pergjithmone. Eshte shared storage.
Maksimumi qe ti mund te perdoresh eshte 1Gb, dhe nqs ti nuk e perdor atehere vendi bosh do perdoret nga nje perdorues tjeter.

Kur ti kerkon te harxhosh pak me shume space atehere do te caktohet nje copeze tjeter ne Server. E keshtu me deri sa te arrish 1Gb...
 

olti

Neo
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Une jam rregjistruar para disa ditesh dhe me jep gjithmone kete njoftim kur dua te hyj ne llogarine time:
"Database Connection Error
Can't create a new thread (errno 11). If you are not out of available memory, you can consult the manual for a possible OS-dependent bug
Check the global configuration file (libs/Atmail/Config.pm) for the correct database details "


Me duket me shume si tollumbace qe kerkon te terheke sa me shume perdorues, si rezultat dhe plot reklama.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Spymac shënoi diçka si 600 mijë të regjistruar brenda pak javësh thuhej në një artikull sot. Plusi më i madh janë 350MB hapsirë vetiake = 100MB + 250MB (për foto). Që dmth dikush mund të ketë një faqe në Internet të tijën pak a shumë të plotë, më mirë se sa deri sot. Tej kësaj, blogu brenda llogarisë suaj në Spymac është lojë fëmijësh tani, provojeni vetë.
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Edhe www.libero.it propozon dicka te tille me te cilen mund te dergosh me e-mail file deri ne madhesine e 1 Gb.File nuk udheton me e-mail qe ti dergon por vendoset momentalisht ne nje server, dhe ai qe merr me pas mail-in tend e shkarkon kete file nga serveri ku u be upload me perpara. /pf/images/graemlins/wink.gif

Ps - Per me shume dhe kush merr vesh pak nga italishtja ----> Libero mail 1Gb
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Vetëm email, apo edhe hapësirë për faqe personale?
Mbase edhe mundësi për të pasur blogging vetiak me shumë pak mundime? (Këto te spymac janë falas).
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Vetem per e-mail, nderkohe qe hapesira ne dispozicion per web-site eshte 50 Mega.Edhe ktu per e-mail eshte gjithcka falas sepse behet fjale per versionin beta.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Blogger.com ofron blogging për këdo. 5 minuta për të bërë rregullimet e nevojshëm, dhe është gati për t'u
përdorur. Fare i lehtë edhe për t'u përdorur, si të ishte një fjalëpërpunues i zakonshëm. Falas.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Jo thjesht krijim dhe arshivim blog-esh diku. Paska të gatshëm një si biçim butoni që shtohet tek shtylla vetiake e faqerojtësve - (a ka IE një të tillë?) - dhe kjo mundëson krijimin me një klik të një blog-u të ri me subjekt faqen që vizitohet për çastin. Pa qenë nevoja të dilet prej faqes e të hyhet te faqja vetiake e blog-ut. Pra vazhdohet me komente blog-u duke pasur të hapur faqen që po vizitohej dhe njëkohësisht, në një cep, edhe kutizën e blog-ut. Më thjeshtë nuk bëhet.
 

jonia

Primus registratum
Re: Free e-mail me 1Gb spazio.

Mua sapo me erdhen 3 gmail invite. Nese ndonje deshiron te kete nje gmail account ne versionin e tij beta, me dergoni nje PM me emrin dhe emailin tuaj.
 
Top