Franca mbyll xhunglën e emigrantëve

Albforumi

Primus registratum
Franca mbyll xhunglën e emigrantëve

Franca ka njoftuar se do të mbyllë një kamp ilegal në portin e Kalesë, i cili përdorej për të strehuar emigrantët që kërkojnë të futen në Britani.

Ministri francez për Imigracionin, Eric Besson, tha se kampi, i cili njihet ndryshe dhe si “xhungla”, do të mbyllej deri në fund të javës së ardhshme.

Një pjesë e mirë e 1,500 refugjatëve që ndodhen në kamp janë nga Iraku dhe Afganistani.

Ministri tha se atyre do tu ofrohej mundësia që të aplikonin për azil ose të riktheheshin në vendet e origjinës, por shtoi se kjo nuk do të bëhej me detyrim.

Autoritetet francezet mbyllën para 7 vjetësh qendrën e Kryqit të Kuq në Sangatte, e cila ishte bërë magnet për migrantët që kërkonin të hynin në Britani.

Me këtë hap, ata prisnin që numri i refugjatëve dhe azilkërkuesve të binte. Por në vend që të ndodhte kjo, në zonën që u bë e njohur si Xhungla, mbinë dhjetëra çadra të sajuara dhe josanitare.

Nën presionin e Britanisë për të ndaluar valën e migrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit, ministri francez kishte premtuar t’ia vinte buldozerin kampit deri në fund të vitit.

Por gjatë një interviste në televizioninv francez të mërkurën, ai njoftoi se Xhungla do të mbyllej në fund të javës së ardhshme.(Shekulli)

01QNQ_5XGa0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22420. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22420

Top