Fotografitë e para: BMW Vision EfficientDynamics

Albforumi

Primus registratum
Fotografitë e para: BMW Vision EfficientDynamics

BMW_Vision.jpg
BMW ka paraqitur fotografitë e para të kupesë sportive hibride. Vision Efficent Dynamic do të mund të shihet së shpejti në panairin e automjeteve të Frankfurtit.

Bëhet fjalë për një koncept i cili ka motor turbo me naftë në bashkëpunim me dy elektromotorë. Koncepti ka 2+2 ulëse, derisa përdorë dyer të cilat hapën lartë, i gjatë është 4.6 metra, 1.9 metra i gjerë dhe gjithsej 1.24 i lartë.

Me të vërtetë të jep përshtypje sportive, por ajo që është e veçantë tek ky koncept është mu ajo që fshihet nën kapakun e motorit. Në të gjendet motori trelitërsh 1.5 turbo me naftë, i vendosur tek boshti i prapmë. Zhvillon 163 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 290 Nm.

BMW_Vision2.jpg

Fuqia transmetohet nëpërmes marshit DSG me gjashtë shpejtësi në boshtin e prapmë, derisa motorit me naftë i ndihmojnë dy elektromotorë – secili i vendosur në nga një bosht. Kështu, fuqia e përgjithshme e këtij koncepti ngritët në 346 kuaj fuqi me moment të rrotullimit prej 800 Nm.

BMW_Vision_brenda.jpg

Bavarëzet deklarojnë se shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë ky automjet i bukur e arrin për 4.8 sekonda, derisa maksimalja është 250 kilometra në orë me shpenzim prej gjithsejtë 3.76 litrash në 100 kilometra. /Telegrafi

Artikuj të ngjajshëm:BMW lanson hibridin më të fortë në botëManhart Racing BMW Z4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=416. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=416

Top