Fotografia
Fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit te imazheve permanente duke kapur dhe rezervuar stimujt fizikë në një shtresë materiali fotosensitiv. Kjo përfshin regjistrimin e dritës të reflektuar nga një objekt në një material të ndjeshëm nëpërmjet një ekspozimi me një kohë të caktuar. Ky proces mund të kryhet mekanikisht, kimikisht ose në mënyre digjitale nëpërmjet objektit të njohur si aparati fotografik

Emri fotografi vjen nga greqishtja prej fjalës phos (”dritë”), dhe graphis (”penel”) ose graphê, që së bashku krijojnë kuptimin “vizatim me dritë”.

Përdorimet e fotografisë

Fotografia mund të klasifikohet nën teknologjinë e imazheve dhe ka fituar interes të madh nga shkencëtarët dhe artistët që nga krijimi i saj. Shkencëtarët e kanë përdorur konceptin e fotografisë për të krijuar regjistrime shumë të sakta si për shembull Eadweard Muybridge në studimin e tij për lëvizjen e kafshëve dhe njerëzve (1887). Artistët kanë qenë po aq të interesuar tek fotografia por kanë provuar të eksplorojnë edhe aspekte të tjera të prezantimit të realitetit si për shembull lëvizja piktorealiste. Ushtria, policia dhe forcat e sigurimit e përdorin fotografinë për mbikëqyrje, ruajtje dhe koleksionim të dhënash.

Fotografia dhe Telefoni

Rritja e famës së fotografisë ka ecur në mënyrë paralele me rritjen e famës së telefonisë. Praktika e të dyjave ka të bëjë me komunikimin me shokët dhe familjen. Në SHBA, përqindja e familjeve me një aparat dhe telefon ishte rreth 1% dhe 2% përkatësisht në 1890, 44% dhe 35% në 1938 dhe 94% për të dyja në 1995. “Një pikturë vlen sa 1000 fjalë” është një shprehje e famshme, shpesh e përshkruar si fjalë e urtë kineze apo thënie e një filozofi Japonez. Kjo shprehje në fakt ka lindur nga një reklamë e një gazete të SHBA ne mesin e 1920 (shih për më shumë informacion). Sidoqoftë, një lidhje e ngushtë midis figurave dhe fjalëve është një fenomen që shihet shpesh tek komunikimi i njerëzve por edhe ne psikologjinë dhe sjelljen e tyre.

Fotografia me ngjyra

Fotografia me ngjyra mund të formojë imazhe si transparencë pozitive, qe përdoren për tu parë në një projektor ose si negativë me ngjyra, të prodhuara për tu përdorur në krijimin e fotove të zmadhuara me ngjyra në fletë të veçantë fotografike

Fotografia digjitale

Fotografia digjitale përdor një sensor elektronik për të regjistruar imazhe si të dhëna elektronike në të njëjtën mënyrë se si procesi kimik regjistron imazhe në film. Disa mjete të tjera si për shembull Celularët tani përfshijnë një aparat digjital përbrenda.

Fotografia komerciale

Bota e fotografisë komerciale tradicionalisht ndahet në:

* Fotografi Reklamuese: fotografi të krijuara për të ilustruar një shërbim apo produkt. Këto pamje kryesisht bëhen nga një Agjenci Reklamash apo Firmë Dizajni.
* Fotografi Editoriale: fotografi te krijuara për të ilustruar një histori apo ide në kontekstin e një reviste apo gazete. Këto lloj fotografish kryesisht bëhen ose blihen nga revista.
* Foto-reporterët: kjo lloj fotografie mund të konsiderohet si pjesë e fotografisë editoriale. Fotografitë e bëra nga ky grup pranohen si dokumentim i vërtetë i një lajmi apo historie.
* Portret dhe Fotografi Dasmash: fotografi të bëra me porosi nga një individ.
* Fotografi Artistike: fotografi të bëra për të përmbushur një pamje dhe për tu riprodhuar e shitur klientit.

Shumë njerëz fotografojnë për ndjenjat që fitojnë nga fotografia ose me qëllime përfitimi monetar. Organizatat që kanë një buxhet të vogël dhe i nevojitet një fotograf kanë disa mundësi: ato mund t’ja delegojnë këtë detyrë një punonjësi të talentuar, të punësojnë dikë, të ftojnë fotografët në ankand ose të përfitojnë të drejtat për fotografi rezervë.

Tradicionalisht një produkt i fotografisë quhet fotografi. Termi foto është një shkurtim.
Në fotografinë digjitale, termi imazh ka filluar ta zëvendësojë termin fotografi.

Burimi: Bisedoj.com

Ky artikull eshte marre nga: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=47. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=47