Fotografe shqiptare.

Albforumi

Primus registratum
Fotografe shqiptare.

Trashegimia lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX.Por ne fushen e fotografise shqiptare u dalluan edhe shume figura te cilat lane gjurmet e tyre.

Kol Idromeno, lindi ne Shkoder me 1860 dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje artist i gjithanshem, mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.

Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet te madh. Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive.Ai nuk u martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas vdekjes nje mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit Tirane.

Mandi Koçi. Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korçes me 17 Janar 1912 ne nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per kino-operator dhe punoi ne Kinostudion Shqiperia e Re. Me pas me prishjen e B.S. burgoset per 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim te viteve 80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jeten.

Jani Ristani, lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster me 1913, qe ne moshe te vogel shkoi ne Stamboll ne robert kolezh, ne shkollen tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mesimet e para nga mjeshtri turk I fotografise Niko Huzuri dhe fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten Xhumurjet me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap « Studio Ristani » te paren studio moderne vecanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret .Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme me ate te Marubit nga Fiera de Levante . Jane te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta partizane;fotot gjate luftes per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh qe parakalojne ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare. Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit pa proces verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension.Me pas punon shpesh part time edhe per rregullimet e fotove te portretit te diktatorit Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi arshiven e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi .Me qershor 1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar te fotografoise ne Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve etj .QE prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografise me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe ka hapur me forcat e tij.

Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkoder dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi nje studio fotografike ne Pazarin e Ri. I sherbeu luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati sukses dhe mori titullin Artist i Popullit.

Ali Bakiu. Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma e studio fotografike te botes duke mundesuar futjen e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqiperi . Per bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 Maj 1981 ne moshen 70-vjeçare.

Niko Stefani. nga nje familje nga fshati Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone hapen studio ne Tirane.

Ky artikull eshte marre nga: http://fotografiashqiptare.blog.al/?p=11. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://fotografiashqiptare.blog.al/?p=11

Top